Miliarderi anglez blen ish-klubin e Balotellit, rritet konkurrenca e kampionatit!

26 Gusht 2019, 20:33Sport TEMA

Biznesmeni britanik, Jim Ratcliffe është zyrtarisht pronari i ri i klubit francez të Nice, që e bleu për 100 mln euro nga pronarët e mëparshëm.

66-vjeçari është njeriu më i pasur në Angli, teksa llogaritet që vlera e pasurisë së tij neto të jetë 32 milionë dollarë (e deklaruar në prill 2018).

Prej kohësh Ratcliffe ka qenë në kërkim të blejë një klub futbolli, teksa më herët provoi të marrë pronësinë e Newcastle në Angli, por nuk ia doli. Më pas u përfol se do të merrte pronësinë e Chelsea, por Roman Abramovich refuzoi të shesë klubin londinez.

Vetë anglezi tha se synon që me Nice të arrijë sistematikisht kompeticionet evropiane dhe të ndërtojë një klub me baza të forta ekonomike. Kjo lëvizje shikohet si një zgjidh për futbollin francez, që mund të ndezë konkurrencën me sheikët e PSG, që e kanë sunduar kampionatin me paratë që kanë në dispozicion.

3 komente në “Miliarderi anglez blen ish-klubin e Balotellit, rritet konkurrenca e kampionatit!”

  1. Kapedani says:

    32 miliard o hajvan me 32 milion nuk ben dot asgje

  2. titi says:

    O gazetar i lexon ato qe shkruan se ne ne krye te artikullit shkruan milardieri Anglez dhe ne brendesi shkruan qe ka nje pasuri prej 32 milion dollare

  3. Alban says:

    Kontrolloni shkrimin para se ta publikoni sepse ju thonë se e bleun ekipin e futbollit 100 milione ndersa pasuria e tij në 2018 ishte 32 milione. Ku i mori 68 milionet e tjere për t’a blerje ekipin e futbollit?. Unë e kuptoj se keni dashur të thoni se në 2018 pasuria e tij ishte 32 miliardë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje