FOTOT/ Rama publikon pamjet nga kjo "mrekulli natyrore e harruar": Do transformohet rrënjësisht

27 Gusht 2019, 11:23Turizëm TEMA
FOTOT/ Rama publikon pamjet nga kjo "mrekulli natyrore e harruar": Do

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa fotografi nga punimet që po kryen në qytetin e Belshit.

Pas transformimit të qendrës së qytetit, shefi i qeverisë premton se po vijon puna përgjatë të gjithë vijës liqenore.

“Vijon puna  për transformimin rrënjësor të Belshit nga një gropë e zymtë, në mes të një mrekullie natyrore të harruar, ku komuniteti jetonte në izolim e braktisje të plotë, në një destinacion të ri turistik, ku jo vetëm rriten vizitat e çdo fundjave nga Tirana e gjetkë, po kanë nisur flukset e turistëve të huaj dhe përshtatjet e shtëpive, deri dje krejt të vetmuara, në bujtina të vogla e plot shije”, shkruan Rama.(TemA)

25 komente në “FOTOT/ Rama publikon pamjet nga kjo “mrekulli natyrore e harruar”: Do transformohet rrënjësisht”

  1. Lakja says:

    ? meru me 7 liqenet e Lures se eshte mrekullia vendit tone, rrespekte !

  2. Sultan Rahmani says:

    Ram Betonjeri, ky arkitekt i Albanistanit modern, lol!

    1. O says:

      Ma ishte ne kohen e Sali Sulltan Birishes, kur i tan veni ishte mush me plehra dhe me peme te prera.

      Rrofte Sali Sulltanahmet Birisha, Malsueri ma Sexy n’toan Malcin

  3. lori2 says:

    Hiqe ate gerdalle te socializmit te.kthyer edhe ne te ashtuquajturin hotel te shemtuar se hedh poshte çdo investim te bere ose qe do te behet. Dhe me pak pllaka e beton e me shume lule dhe peme.

    1. Love Laberi says:

      Heqim edhe hidrocentralet e socoalizmit heqim edhe spitalet d socializmit dhe
      bejme te reja..

  4. Kalec Dega says:

    Pse nuk ka komente per kete veper te madhe te Arkitetkt Inxhinierit Rama akoma ne TEMA?

  5. Donaldi says:

    Ujra me te pastra nuk kam pare. Investimet buze ketyre liqeneve duhet te jene te studiuara mire, ne menyre qe Mihalet mos te ngulen aty ku duan, ne kembim te nje grusht parash.

  6. miredita, nuk e kisha idene sesi ishte belshi perpara, u futa ne googlemap dhe jane fotografite e vjetra. Ndryshim perrallor. Iu lumte

  7. alphade says:

    Po I jepet jete enderres se Samiut…!

  8. @ says:

    Ky kryeminister kujton se mund te beje cfare te doje me pasurite e shqiptareve. As nuk di se “ku i pikon catia” dhe as nuk do t’ja dije per hallet e njerezeve, mjafton te mbushe xhepin e tij dhe te plotesoje tekat dhe pasionet e munguara te rinise. Se kujt i sherbejne ato qe ben, vetem militantet dhe servilat qe i shkojne nga pas mund qe ta kuptojne.

    1. tekniku says:

      O popull leshi sa shpejt e harruat masakren e betonizimim e Lanes nga PI DI ja.Qahuni qaramane se vetem ate dini te beni
      Varferi dhe fukarallek ka ne mes te Amerikes si fuqi boterore ekonomike.

  9. Tan Xhama says:

    …nuk po kuptojni qe Belshi do te behet Kryeqyteti i Shqiperis se Madhe ….Rama eshte personi qe po vendos tullat e para ne Kryeqytetin tone te ardhahem…..

    1. Adi says:

      Pirdh pirdh se lirohesh. Ne kemi 100 vjet qe s’bejme dot kete shqiperi qe kemi e ti flet per te madhe.?!!! Ky kryekllufi po fut vendin ne borxhe katastrofike per ppp dhe llac e tulla pa asnje vlere ekonomike, keshtuqe per ca vjet jo vetem Shqiperi “te madhe” s’do kesh, po dhe kete qe kemi do e leme peng prej borxheve kam frike

  10. Neshat Hyka says:

    Belshi vertet eshte transformuar ne nje qyteze shume te bukur . Nqs do te vazhdohet me tej duhet nje projekt i madh per veshjen me shelgje vajtues dhe plepa pergjate gjithe brigjeve te liqenve te Dumrese. Dobite e kesaj pune do te ishin te medha: do te krijohej nje pamje, e gjelber , clodhese dhe terheqese per njerzit, do te afroheshin perseri zogjte dhe kafshe te tjera, do te krijoheshin zinxhire te rinje ushqimore etje .Dikur rruga nga Belshi ne Kosove te madhe ka qene vende vende e mbuluar me hije nga nje dru akacie qe i resiston shume kushteve klimaterike sidomos thatesires se Dumrese. Kjo akacie ishte importuar nga Australia. Mendoj se ka ardhur koha per ta risjelle dhe mbjelle perseri kete dru ne te dy anet e rrugeve te Dumrese. Po keshtu duhet risjelle zambaku i verdhe dhe i bardhe i liqeneve te Paraskes, Deges, Ivzes, Merhojes, Seferanit. Disa lisa shekullor, qe jane ruajtur ne varrezat e fshatit Hardhi e bute, Murriz Peqin, Dragot duhen shpallur monumente kulture. Keto lisa jane nje muze e te kaluares se Dumrese qe ishte e mbuluar me dushkaja, pyje , shkurreta dhe livadhe para viteve 196-1970, kur sistemi i kaluar e shkaterroi ne menyre barbare Dumrene e bukur. Dumrene qe kishte ne mendje Sami Frasheri kur tha se Belshi duhet te jete kryeqyteti i Shqiperise, jo vetem per pozicionin e tij ne qender te Shqiperise por edhe per bukurite natyrore.

  11. ALBAN DEGA says:

    NJE MREKULLI MBI MREKULLITE

    Ne vend te nje leter pa zarf

    GJERGJ LUCA- KRENARIA E SHQIPERISE QE DUAM ( PER BOTIM SHOKU QAZIM )

    – Biznesmeni revolucionar qe po ngre nje qytet te ri bashkekohor nga nen germadhat!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Gjate nje bisede krejt rastesore me analistin, gazetarin me te mire investigativ shqiptar ne diasporen shqiptare, kryeredaktorin e gazetes “ Opozita” dhe pronarin e AV- Albanian Vizion TV, shokun e mikun tim me te mire nga Malesia e Gollakut Qazim Doda me tregon per nje biznesmen te jashtezakonshem shqiptar qe po ngre nga germadhat nje qytet te ri ne zemren e Shqiperise, Labinot- Fushe te Elbasanit.
    – E quajne Gjergj Luca, djali i Ndrek Luces se madh, me thote dhe po ben nje mrekulli ne mesin e Shqiperise.
    – O, qenka vellai i Rozafa Palit- Luca, ish- profesoreshes dhe ish- koleges se bashkeshortes sime Veres.
    – I ke ra pikes me thote Qaza dhe me tregon per nje emision te gazetares se talentuar Alma Cupi ne Televizionin “ Klan” qe e ndjekim rregullisht familja ime, por nuk e di se si me kishte kaluar.
    – Ta nisi menjehere me telefon, me thote Qaza.
    https://youtu.be/GYAibF5rhp4
    Nderpreva menjehere nje perkthim nga kinezcja ne anglisht ne laptop dhe e ndoqa nga fillimi ne fund me nje kenaqesi te vecante qe ma shtonte edhe me shume humori i holle, entusiazmi, ciltersia gati femijnore, energjia e pashtershme, optimizmi i Gjergjit mendjendritur e revolucionar ne jete e ne biznes…dhe talenti i Almes ne pergatitjen e emisionit .
    Sapo e mbarova shikimin bera shpejt e shpejt nje koment ne “ You Tube” dhe “Klan” qe ma shkrojti shpirti me shume se dora….
    Nje mrekulli e vertete . nje kryeveper njerezore sa ekonomike edhe shoqerore, sa financiare edhe njerezore, sa kam vetem nje vleresim per kete mrekulli dhe qytet :
    Qyteti pararoje i Shqiperise se enderrave Euro-Atlantike te bera realitet…qe po lartohet, zbulurohet e qyteterohet cdo dite e me shume, nje oaz fantastik i Shqiperise qe Duam, i lindur nga nen- germadhat
    Me mijera gra e vajza, te rinj e burra te punesuar.
    Cerdhe, kopshte, rruge te shtruara, kinema bashkekohore, sherbim urban e interurbano falas per te gjithe banoret e atij qyteti, dhjetra kilometra túnele mbrojtjese te rehabilituara e perdorura si nje makro – frigorifer natyrore… nje qytet mbi germadha ka hedhur shtat e po lartohet dita dites. Qyteti me i ri e me produktiv ne Evrope “ Qyteti i Peshkut” sic e quan Gjergji artist qe une do ta quaja pa medyshje qyteti i Gjergjit qe ka si embleme krye- Heroin e Shqiperise dhe te Evropes Gjergj Kastriotin- Skenderbeun e si krijues nga germadhat Gjergj Ndrek Lucen e Dukagjinit dhe sot te mbare Shqiperise.
    Cdo hap nje veper arti, nje mesazh atdhetarie e qyteterimi , nje figure humori e nje simbol qyteterimi e demokracie nga e per korifejt e Rilindjes dhe politikanet boterore e shqiptare qe e kane kthyer “ Qytetin e Peshkut” ne nje kryeveper ne zhvillim, zgjerim e perparim te perditshem, ne nje kryekombinat te ushqimit te jetes- peshkut, qe eksportohet anekend Evropes perfshi shtete súperfuqi boterore te peshkut si Italia, Spanja, Norvegjia, Suedia….
    Gjithcka pjelle e mendjes prej artisti dhe guximit te cmendur te nje biznesmeni krijues e kerkues te pashoq qe i sherben dhe nderon popullin e Atdheun e vet….
    Gjergj Luca eshte krenaria e cdo shqiptari kudo ne Bote!
    Krenar per ju Gjergji Lucen, shqiptar i madh, shembull per tu ndjekur nga cdo biznesnem shqiptar e qytetar me shpirt te madh e largepamesi te pashoqe!
    Bekuar qofsh ne breza per atdhetarine, shpirtin demokrat dhe rilindas qe po rilind nje qytet nga germadhat dhe pislleku, nga “10 mije lega” nen zgrome, pluhur, batee i nfeksionesh, semundjesh, vdekjeje…
    Kam vetem nje urim: marrsh uratat e atyre nenave, grave e burrave, vellezerve e motrave, bijave e bijeve qe ke punesuar, e atyre vogelusheve qe ushqen, rrit, edukon … perparon!
    Qofsh i bekuar nga Nena e madhe e cdo shqiptari, nga Shqiperia qe duam o krenaria e vertete e kombit qe larton e nderon emrin shqiptar.
    Ky qytet i ngritur nga nen hici do te mbaje perjete te skalitur me germa te arta emrin Gjergj Luca !
    Po aq e nderuar eshte edhe motra juaj mendje e duararte Mjekja e Jetes, Profesoresha e mirenjohur ketu ne Kryeqytetin e Botes Nju Jork, Rozafa Luca qe si nje dyshe e pashoqe po coni lart e me lart jo vetem emrin e babait tuaj te nderuar, artistit te madh, Aleksander Xhuvanit te Dukagjinit legjendar Ndrek Luces se pavdekshem !
    Hallall gjiri e mekimi i nenes dhe babait-atit tuaj biologjike dhe Memedheut… Atdheut tone te perbashket Shqiperise qe Duam qe ju i beni nder !
    Amen!

    Shkruar ne trenin e fundit Metro- North te linjes Grand Central- Stamford sot me 27 gusht 2019 ne oren 1:53 AM

    1. U says:

      Shume shkurt i ke rene.

  12. samiu says:

    Belshi do investitore per te hapur vende pune, belshi ne kohen e qoftlargut ishte vendi i pare i tregut te duhanit, sot belshianet hane kembet e veta. Ju kujtoni se permisohet jeta e ketyre banoreve duke shtuar drita rreth liqenit?. Kryeminister ke filluar si presidenti qe shfaqet here si çaknori e here si Mit Sokoli, mos pini te njejtin ilac te skaduar per te njejten sidrome. Pune o mik pune, te kene te hane te ushqejne familjet.

    1. tori says:

      Ore Sami ziu:Nga kush pret investitoret e per cfar te investojne?Nje vend pa asnje kultur pune,nivel teper te ulet te fuqis puntore,mentalitet krejtesisht primitive,hajdut sa nuk behet,e si ore Sami ziu do vijne investitoret?Si mund te vijne e te investojne ne nje vend qe vriten per nje fjale goje?Ne nje vend qe cdo inisiativ positive ose mendim pozitiv ,diskutohet te nesermen :se ai nuk e beri kot e…..,e jo se ai investoj e hapi pune per 23-apo 10vete,por menjeher llogaritjet se investitori sa fiton e jo se 2,3 apo 10 familje kan nje person nga familja te punesuar,pse ai paguhet ka e un jo!Pse rroge eshte kjo e jo tefalenderojne investitorin.Ne ASNJE VEND TE BOTES TE PASURIT NUK SHAHEN,OFENDOHEN SI NE SHQIPERI,KU ATO VENDOSIN PASURIN E TYRE NE RREZIK(investojne) per te punesuar e ne pergjithesi per te hapur vende pune.E ai investitor nuk eshte budalla te investojne ne at vend qe investon.Me kujtohet por nuk di ku e kam lexuar(kujtime te Roffelerit):Tani qe fillova te punoj do shani,do jeni te paknaqur por me von do me kujtoni me dashuri e miresi.E kto fjale te thanuna para 150 vjeteve ,sa aktuale jane per Shqiperin.

  13. tomorraku says:

    Sami Frasheri e pat menduar Belshin si kryeqytetin e ardhshem te Shqiptareve!Do te ishte gjeja e duhur pas bashkimit Kosove -Shqiperi Janine si dhe qyteteve shqiptare ne Mal te Zi e Maqedoni!

  14. Dumreja says:

    Do te ndertoje edhe xhamin me te madhe ne europe brenda ne liqen dhe nje tjeter memorial kesaj rradhe per anijen e katarit

  15. Luani says:

    Mirë për QENDRAT, e kemi marrë vesh perspektivën e tyre.
    Po për PERIFERINË dhe NJERËZIT e saj çfarë planesh e buxhetesh ka?!
    Ky është gjithë problemi i kohës sonë!

  16. LORA says:

    Pune e bukur,qe ua zbukuron
    jeten njerzve dhe i lidh edhe me fort me treven e tyre.
    Bekime per qeverisjen e vullnetit te shenjteruar te shumices se cilesuar te qytetareve shqiptare.

  17. Asd says:

    Qytetin duhet ta ndertojne banoret. Vjen hitleri me nje projekt qe e ka vizatuar vete…ve pllaka e ngul drita dhe katundaret shikojne te habitur. Ah…Per te perlare tenderat, mund te them qe …eshte ok.

  18. qytetari i belshit says:

    Bravo komenti i Neshat Hykes,duhet gjelberim me shume ne Belsh e Dumre,te kthehen ne qyteza turistike,jo vetem per te ngrene e shetitur aty pak rreth liqenit,por te ndertohen kampuse hipizem fusha tenisi minifutbolli per lojra uji gjera te ndryshme plot;pra ideja mos eshte te shkojme te hame te pime kafe buze liqenit e me u kthy ne tirone por me ndertu gjera per te ndejtur ca dite ne Belsh e Dumre;

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje