Nga Altin Ketro
Duke marrë shkas nga rasti i Valdrin Pjetrit, Partia Socialiste ka në projekt në çelje të sesionit të ri parlamentar që të rrisë ndëshkimet për rastet kur ata që kanë si detyrim të plotësojnë formularin e dekriminalizimit, gënjejnë për të shkuarën e tyre kriminale. Gjithashtu, parashikohet që të zgjatet koha kur paraqiten emrat e kandidatëve, me qëllim që organet e drejtësisë të kenë më shumë hapësirë për të bërë verifikimet.
Nëse rritja e shkallës së dënimit është diçka pozitive, nuk më duket racionale zgjatja e afateve kur paraqiten emrat e kandidatëve. Le të supozojmë se prokurorisë do i lëmë 6 muaj kohë. Gjithashtu le të marrim rastin kur verifikohet figura e deputetit. Nga historia dimë që në Kuvend do marrin pjesë së paku 5 parti politike me deputetë nga lista e tyre. Duke marrë për bazë që çdonjëra prej këtyre partive do depozitojë një listë me 200 kandidatura, i bie që prokuroria të ketë një listë me njëmijë emra. Mora për bazë sikur prokuroria të administrojë vetëm emrat e kandidaturave nga partitë që do kenë deputet në Kuvend, sepse logjikisht i takon që të ketë për verifikim paraprak emrat e kandidatëve të 100 partive që garojnë në zgjedhje.
Këto 1000 emra prokurorisë i del si detyrë që t’i verifikojë në çdo shtet të BE-së plus Amerikën. Paramendoni që çdo shtet do ketë në dorë njëmijë emra kandidatësh për deputetë me të cilët do jetë e detyruar që të verifikojë jo vetëm gjendjen e tyre gjyqësore, edhe kur i është parashkruar dënimi dhe në regjistrat e tyre rezultojnë të padënuar, por gjithë historikun nga viti 1991 deri më sot, pra edhe kur mund të jenë ndaluar në çdo stacion policie të atij shteti.
Me çfarë bazë ligjore ndërkombëtare do i detyrosh këto shtete që të verifikojnë një duzinë njerëzish çdo 2 apo 4 vjet (sepse janë edhe zgjedhjet vendore në mes), kur ndërmjet tyre ka njerëz që e kanë të pastër të shkuarën?! Meqë një i zgjedhur është verifikuar njëherë, ai s’do verifikohet më? Askush nuk mund të japë garanci që gjatë viteve të fundit, edhe pasi e ka kaluar një verifikim, ai të mos jetë ndaluar diku dhe ta fshehë këtë ndalim. Pra, a mundet që çdo ministri e Drejtësisë, çdo Prokurori dhe çdo qendër policie e vendeve të BE-së plus Amerikën, të na verifikojë neve mijëra emra njerëzish në mënyrë kaq të shpeshtë?! Prandaj formulari i dekriminalizmit duhet bërë i përvitshëm, njësoj si deklarata e pasurisë.
Ky verifikim ndërkombëtar rrezikon të na kthehet në një bumerang dhe të bëhemi objekt tallje në historinë botërore. Por jo vetëm kaq. Edhe 6 muaj nuk do i mjaftonin prokurorisë që të bënte verifikime, sepse askush nuk jep dot garanci se shtetet evropiane do të ishin kaq të gatshme (e të ngeshme), për t’iu përgjigjur në kohë palës shqiptare. Shto këtu që gjatë atij 6 mujori një kandidat mund të ndërrojë jetë në prag të zgjedhjeve (kjo vlen më shumë kur kemi të bëjmë me kryebashkiakë), apo të heqë dorë nga kandidimi në minutën e fundit, e shumë shkaqe të tjera. Pra, nuk do të ketë kohë fizike për të verifikuar tjetrin që do ta zëvendësojë.
Në këto kushte, do bëhej një mishmash dhe nuk do të dilnim dot nga qerthulli ku do të jemi futur. Prandaj vetëdeklarimi le të mbetet mënyra më e mirë ku duhet të bazohemi. Por, për t’i paraprirë surprizave si në rastin “Pjetri”, i cili rezultonte i pastër në Shqipëri dhe në ministrinë e Drejtësisë Italiane, por jo në komisariatin e Venecias, propozoj këtë zgjidhje.
Të gjithë ata që kanë detyrimin për të plotësuar formularin e dekriminalizmit, në rast se gënjejnë duke mos pasqyruar të dhënat sipas përcaktimeve ligjore, të kenë këto pasoja të ashpra penale dhe administrative:
1.Të dënohem jo më pak se 10 vjet burg neto, pa të drejtë përfitimi nga faljet presidenciale, amnistitë parlamentare dhe ulja e dënimit me 1/3 për pranimin e fajit.
2.Pas dënimit me formë të prerë, t’i nënshtrohen detyrimisht regjimit 41BIS të burgimit, deri në ditën e fundit të vuajtjes së dënimit.
3.Pasuria e tyre t’i nënshtrohet menjëherë verifikimit sipas modelit të vetting-ut dhe çdo pasuri e pajustifikuar të sekuestrohet nga shteti.
4.Pas daljes nga burgu, t’i ndalohet përjetësisht të punojë në çfarëdolloj niveli të administratës publike. Gjithashtu, t’i ndalohet e drejta të ketë biznes të vetin, aksione me bashkëortakëri apo të jetë administrator biznesi.
Për shkak se bëhet fjalë për një periudhë 29 vjeçare dhe, si rezultat i këtyre masave (gjithnjë nëse do jenë të tilla) të gjithë ata të cilët plotësojnë formularin e dekriminalizimit, pas këtyre ndryshimeve ligjore, t’u jepet mundësia që, pasi ta kenë dorëzuar, ta korrigjojnë formularin brenda një afati 6 mujor. Kjo mundësi është vetëm një herë. Përjashtohen nga ky favor ata individë ndaj të cilëve përpara korrigjimit prokuroria ka nisur një hetim për fshehje të dhënash apo kur ndaj këtij individi ka pasur një akuzë publike nga kushdo, se ai ka një të kaluar kriminale të padeklaruar.
Duke qenë se ndryshimet ligjore do të bëhen në shtator, do sugjeroja që ligji të hyjë në fuqi më 1 janar 2020. Pse e them këtë.
Brenda datës 31 janar 2020 duhet që gjithkush që ka detyrimin për plotësimin e formularit të dekriminalizimit, pavarësisht se e ka plotësuar më herët, ta depozitojë edhe një herë nga fillimi. Pas kësaj, nëse i zbulohet se nuk ka pasqyruar të shkuarën kriminale, ai bëhet subjekt i ligjit të ri.
Ata që e plotësojnë formularin për herë të parë në janar 2020 e më pas, duhet t’i bashkëlidhin edhe formularin e deklaratës së pasurisë përpara kandidimit apo marrjes së një detyre shtetërore, e cila do të jetë më pas bazë për hetimin e pasurisë në rast se gënjejnë tek formulari i dekriminalizimit.
Ata persona që nuk e deklarojnë formularin brenda datës 31 janar 2020, bëhen objekt verifikimi nga prokuroria dhe i nënshtrohen ndëshkimeve që parashikon ligji i vjetër.
Ata persona të cilët deri më datë 31 dhjetor 2019 japin vullnetarisht dorëheqjen, nuk bëhen objekt hetimi dhe le të jetë kjo një lloj amnistie. Pra veprohet njësoj si me gjykatësit dhe prokurorët përpara nisjes së vetting-ut. Përjashtohen nga kjo “amnisti” ata ndaj të cilëve ka nisur një hetim për fshehje të dhënash tek formulari i dekriminalizmit përpara hyrjes në fuqi të ligjit të ri. Këtu duhet pasur kujdes se gjatë kësaj periudhe mund të ketë raste dorëheqje edhe pa pasur lidhje me të shkuar kriminale, prandaj nuk duhet konsideruar i dyshuar apo të përflitet asnjë që kryen këtë akt.
Mendoj se kjo do të ishte zgjidhja më racionale dhe nuk besoj se pas këtyre masave dragoniane do kishte ndonjë të çmendur që të merrte përsipër të rrezikonte kaq shumë për një mandat që nuk do ta gëzonte dot. Sepse, edhe po të dojë ai t’i shpëtojë të kaluarës, nuk e lë “qytetari dixhital” t’i bishtnojë kësaj përgjegjësie. Prokuroria e Përgjithshme duhet të ngrejë një adresë on-line ku secili individ i interesuar, në formë anonime, të ketë mundësinë të japë të dhëna kompromentuese për të shkuarën kriminale të çdo personi që përfshihet në ligjin e dekriminalizimit.
Së fundmi, çdokush që ka sugjerime rreth kësaj teme le t’i ofrojë dhe besoj që komisionet përkatëse të Kuvendit do të marrin më të mirën e mundshme nga ky ballafaqim mendimesh.
Bëheni deputet këtë ketrushin, nuk e shikoni sa i mënçëm është? Pa pagesë dhe është i gatshëm të formulojë ligje, mereni me mënd se ç’mund të bëjë po ta fusi Rama në “skuadrën” rilindase, ta bëjë deputet ose ta paguajë. Boll ta marrin vesh të inkriminuarit, që ky është bërë pjesë e “skuadrës” (sa më pëlqen kjo fjala, “skuadër”) dhe kur ta shohësh, ashtu si minjtë, ky kontigjent plangprishës, nuk do të gjejë vënd ku të futet. Autori “me të drejtë” vë në dukje, se deri tani ne paskemi vuajtur jo nga zbatimi i ligjit, por nga mospasja e një ligji që tju fusi të dy këmbët në një këpucë këtij kallëpi të përdalë që po na uzurpon institucionet. Sepse, sa për zbatimin e ligjit, që i nderuari zotëri propozon, ai po vetë me të drejtë vë në dukje vështirësinë e implementimit, gjë që ashtu siç dhe ai po vetë vë në dukje, rrezikon t’na bëjë.”objekt tallje në historinë botrore.”
Po pra por shto dhe te digjet ne turren e druve. O idiot. Po mire mo gazetar leshi po ky njeri ku do haje , pije , mbaje familje pasi ju thoni qe ne administrate nuk punon, tendera nuk fiton atehere ky duhet me patjeter te punoje ose ne bujqesi dhe i vetpunesuar ose te merret me drroge duke u bere perseri kontigjent krimi. Edhe ne sistemin e enverit nese beje burg ishe rehabilituar dhe partia tw gjente punw kur dilje , se burgu per kete wshte . Mos harro o gazetar leshi kushtet ne te cilat iken shqiptaret jashte , ca nga mali ca nga deti qe te gjithe ilegalisht dhe qe ketu ata jane shkeles te ligjit pasi kane kaluar kufirin ilegalisht. Ca i ndiqte policia se ishin pa letra , ca merrnin edhe viza fallco thjesht per te ikur dhe punuar pasi ky regjimi i ri i nxori pa pune dhe familja do mbajtur . Nuk po themi per vrases dhe trafikante droge apo tutor femrash se kesaj kategorie edhe ti thuash nuk punon ne admknistrate se nuk lojten nga mendë te lene miliona euro per 500 mije leke te lodhura. Keshtu o anakist leshi se dikush ne rini ka bere dicka pa demtuar te tjeret ai nuk mund te penalizohet gjithe jeten , edhe pse ti do qe ti vihet damka si qemoti kulak. Rrk gazetar.
Pervec sa rekomandon z.Ketro, mendoj se duhet te shtohet pergjegjesia institucionale e sherbimit te fshehte – SHISH qe te punoje per te mbajtur te paster administraten shteterore, gjyqesorin, prokuronine dhe legjislativin. Do te mjaftonte nje jeteshkrim i zgjeruar dhe me pergjegjesi nga SHISH per sejcilin kandidat qe mendohet te propozohet per emerim apo zgjedhje qe te kufizoheshin ne minimum te papershtateshmit ne punet e shtetit. Ju flm
Dakord me propozimet ,me perjashtim te pikes per regjimin 41bis.Ne se kane kryer krime te renda po, ne te kundert te kryejne denim normal.Ky propozim do te kishte efekt te menjehereshem mbi te gjithe ata persona qe Jane infiltruar ne politike nderkohe qe ne te kaluaren kane kryer veprimtari te denueshme penalisht .Por ka nje problemi te madh,cdo te behet me banditet e medhenj Berisha ,,Meta ,Basha krimet e te cileve kane permada katastrofike..Te futesh ne burg nje person qe kur ishte studenti u kap me mariuane dhe nuk e deklaroi kur hyri ne politike eshte shume e diskutueshme .Nderkohe qe Berisha direkt shkaterroi shtetin ,ekonomine ,shperndau armet qe shkaktuan mijra te vrare dhe historia vazhdon akoma ,dhe jo vetem nuk procedohet penalisht por akoma ben thirrje per anarki e lufte civile .A ka nje prokuror kurajoz qe te hape padi kunder ketij krimineli dhe antishqiptari te terbuar…?? Si eshte e mundur qe te denohet nje qytetar qe vjedh energji elektrike dhe nuk denohen Berisha,Basha ,Meta dhe lukunia e politikaneve milionere qe kane vjedhur te gjithe Shqiperine…
Po ju bej nje pyetje zoti Ketri: Si mendoni, me ke mund te qendroje bashke ne te njejtin ambient dhe per shume kohe nje njeri qe shkel ligjet, me zotin Berisha, me zotin Rama, apo me zotin Eduard Selami? Pra, edhe nje here, si mendoni, me cilin nga keta tre persona do ti dukej torture te qendronte qofte edhe per pak kohe bashke nje shkeles ligji? Dhe me tej, cili eshte mendimi juaj, zoti gazetar ne lidhje me shprehjen e vjeter sa bota, “me thuaj me cilin rri, te te them se cili je?” E per mos t’u zgjatur, dini gje pse mizat mblidhen me aq qejf rrotull bajges?
Pse nuk e botoni dhe komentin e katërt këtu?
Pse nuk e botoni dhe komentin e katërt këtu?
KORBI NUKE I NXJERRE SYTE KORBIT.