Ditmir Bushati po ndërton një fabul të vetën politike

29 Gusht 2019, 21:09Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ditmir Bushati nuk është në sherr me Partinë Socialiste, për atë që ka ndodhur në Shkodër. Për atë që ka ndodhur në Shkodër mund të jetë në sherr Partia Socialiste me Ditmirin. Ajo që po artikulon Bushati, qysh pas ikjes nga ministër i Jashtëm e më pas, është një gjë më e thellë dhe më serioze për karrierën e vet, se sa ndonjë mospërputhje idesh me Edi Ramën.

Ditmir Bushati, duket se ishte ministri që e përjetoi më keq se gjithë të tjerët shkarkimin si ministër i Jashtëm. Edhe pse ishte një shkarkim i ambalazhuar për gjithë ministrat njësoj, pra për të gjithë ata që kishin qenë ministra pesë vjet, Bushati ndryshe nga ministrat e tjerë, ndërtoi fabulën e vet politike për shkarkimin. Ai e paraqiti kudo shkarkimin, tek gazetarë konfidentë, tek diplomatë, ish- kolegë të tij dhe kudo që pyetej, përveçse publikisht, si një pasojë që po i vinte nga fakti që Edi Rama mbështeste presidentin Hashim Thaçi në bisedimet për marrëveshjen me Serbinë, ku ishin të hapura dhe opsionet e shkëmbimit të territoreve.

Aq shumë u vetësugjestionua nga kjo fabul që ndërtoi, dhe aq shumë e përhapi atë, sa presidenti Ilir Meta nuk pranoi të dekretojë shkarkimin e tij, një rast i paprecedentë në historinë e politikës së çdo shteti në botë, ku shkarkimi i ministrit është tërësisht kompetencë e kryeministrit.

Beteja vazhdoi pastaj me mos dekretimin e Gent Cakaj, i cili, falë këtij sugjestioni publik që ju bë shkarkimit të Bushatit, u caktua apriori si njeri i dërguar nga Vuçiç e Thaçi, për të pasur mbështetje të Tiranës, a thua se atyre nuk u mjaftonte Edi Rama, nëse e kishin.

E vërteta është se Bushati ishte në të drejtën e vet të ishte kundër një marrëveshje Serbi- Kosovë, që përfundonte me shkëmbim territoresh.

Shkëmbimi i territoreve është një ide e keqe, një minë me sahat për rajonin dhe një poshtërim për shqiptarët e serbët, si dy kombe primitive që nuk jetojnë dot bashkë.

Të jesh kundër kësaj ideje është një gjë e lehtë dhe parimore. Por të përballesh me këtë ide si shtetar, mbështetur dhe nga SHBA e BE, duke qenë kryediplomat apo kryeministër, nuk është njësoj si të jesh editorialist tek gazeta “TemA”, ku mund të thuash kollaj që kjo është idiotësi.

Edi Rama nuk foli kurrë, as një “Po” dhe asnjë “Jo” për këtë propozim, duke thënë se është një peshë në qafën e Hashim Thaçit, dhe ky është i vetmi fakt publik, që e diferenconte atë nga Bushati, i cili në një intervistë e kundërshtoi hapur këtë ide.

Fushata linçuese ndaj Cakajt, përfshirja në debat e Berishës, Metës dhe Haradinajt, që befas gjetën rast të shfryjnë dhe inatin me SHBA për hallet e tyre dhe të ndezin delirin e shpëtimtarëve të kombit, kishte nevojë për një aleat nga ana e Ramës, dhe Ditmir Bushati ishte “armiku” në dispozicion, në këtë rast.

Kjo fabul zgjati deri në verën e këtij viti, kur Bushati u përball me ndëshkimin e dytë nga Edi Rama, atë të shkarkimit nga koordinator politik i Shkodrës pas zgjedhjeve të 30 qershorit.

Pas kësaj, ai nisi të ndërtojë fabulën e dytë të tij politike, atë të dekriminalizimit, pasi kandidati i tij për në Shkodër rezultoi një ish- i dënuar në Itali.

Kjo e dyta natyrisht prodhon më shumë nervozisëm në Partinë Socialiste, edhe pse e vërteta është se mjedisi i të zgjedhurve është i kontaminuar nga prurje të tilla, herë pas here.

Dy javë më parë ai ka pasur një shkëmbim të hidhur replikash me Edi Ramën, në debatet online me Kryesinë e PS, dhe dje një diskutim po aq të hidhur në Kryesi, duke u foksuar tek ky fenomen, dhe duke bërë përgjegjës Edi Ramën.

Janë dy fabula që vijnë pas dy shkarkimeve të tij, e para nga një post shtetëror, dhe e dyta nga një post politik.

E vërteta është se deri tani, debati brenda PS është mes tij dhe Edi Ramës. Askush nuk është përfshirë në këtë debat, qoftë dhe për faktin se shkarkimi nga ministër është një çështje ekskluzive e kryeministrit dhe se shkarkimi nga koordinator politik erdhi pas një rezultati katastrofik, të ulët të PS, në Shkodër, edhe pse pa rival.

Por nuk duket se është një debat nga ato që “shëndoshin” Partinë Socialiste, siç thuhet rëndom në këto raste. Është më shumë një polemikë politike mes tij dhe Edi Ramës, si një njeri që po ndërton fabulën e vet politike, ndaras me të, si një ish- ministër që u bë “viktimë” e (mos)marrëveshjes Serbi- Kosovë dhe ish- politikan i PS, që u bë viktimë e marrëveshjes Rama- Doshi. Ka zgjedhur dy fabula të cilat nuk lënë vend për të brenda në PS.

Dhe Bushati duket që nuk po lufton për të qëndruar, por po qëndron për të ikur, duke luftuar kundër “armiqve të jashtëm të Shqipërisë”, që i lidh me Edi Ramën dhe “kundër armikut të brendshëm” të PS, që është Edi Rama.

32 komente në “Ditmir Bushati po ndërton një fabul të vetën politike”

  1. Endri says:

    Po dicka din ai ditemiri o popull qe flet dhe ka deshire te flase..KUSH ESHTE RAMA? Thjesht nje njeri qe eshte zgjedhur per te drejtuar dhe qe normal eshte pordheraceruar e kapardisur me shume.
    PUNE ESHTE SE NJE POPULL I MIRE EDHE PSE I MAJT DUHET TE MESOHET QE TE JETE NE OPOZITE ME QEVERINE SE ME LEVDATAT QE I JEPNI RAMES DO JA FUSNI PRASIN ME THELLE.

    MBAJENI RAMEN DHE MOS LINI TE KETE OPOZITE BRENDA POZITES.

  2. Iliri says:

    E sakte MERO !!!! Nuk duhen shume mend te kuptohet….nganjehere..(jo 100%) me duket si ai kastraveci anal-ist Bushati…. jo se dihet , kane lidhje! Une jam totalisht kunder biografive politike!

  3. Te bashkohet me kacin e zi,me arta daden e ca te pakenaqur se kujtojne se po zure nje karrike do e kesh perjete si pjese e bythes.
    I ka ngjare te jatit nga nje karrike tek tjetra.
    Keta sahanlepires duan enverin dhe saliun tju fus nga nje plumb dhe te mos gezojne atw qe kane vjedhur

    1. Cuku says:

      Mero ti lexoj shkrimet rregullisht. Nganjeher I ke shkrimet e goditura, bravo te qofte, nganjeher behesh bajat duke shkruar per kufoma politike Si saliu e lulja per te mbushur faqet e gazetes, dhe nganjeher behesh shum byth lepires duke goditur kedo qe kundershton Ramen.

      Nuk e di se cfare ka thene e ka bere Ditmiri, por di se cfare po ben Rama.
      Rama po i le ne dore qytetin e Shkodres nje fucking malcorit Si puna e Tom Doshit. Dhe normal nje qytetar shkodran nuk e kaperdin kete demokrat apo socialist qofte.

      Un i uroj Rames fitoren e zgjedhjeve edhe 2 her te tjera por ne rastin e Shkodres eshte duke gabuar

  4. Shkodera says:

    Koken e vet do haje dhe do ti bashkohet grupit te kacit te zi dhe arben malajt .

  5. Olimpia says:

    Sindroma e Stokholmit dhe PS.
    Ka afro 30 vjet qe PS drejtohet nga pasardhes te familjeve te élites se periudhes socialiste…Nano jo vetem famijarisht por edhe vere ishte pjese e élites.Rama ,nje anarkist i lindur,vinte nga familje elitare.Edhe dy kalimtaret,Majko ishte femije e nje oficeri madhor, nderkohe Meta i nje oficeri te bazes..Per koincidence,edhe ne PD u katapultua nje ,,intelektual,,tribal qe realisht Bente pjese ne eliten e kohes.Eshte normale,proceset e ndryshimeve te medha si rregull udhehiqen nga persona qe kane patur mundesi shkollimi,qe fale rrethanave kane patur nje veshtrim pertej shikimit te ngushte te shumices..Nderkohe qe Shqiperia e para 44. ..s. nuk kishte realisht nje elite.
    Duke patur nje prejardhje te tille ,te gjithe drejtuesit e PS historikisht kane vuajtur dhe vuajne nga e ashtuquajtura ,,sindroma e Stokholmit.,,.Nano,Rama,Majko ,Meta …te gjithe pa perjashtim ,edhe pse ne krye te PS qe pembledh rreth vehtes shumicen dermuese te shqiptareve ,kane ideuar dhe realizuar politika liberale,te djathta,ne te gjithe fushat.Sidomos politikat hiperliberale ekonomike dhe shkaterrimi i struktures prodhuese te vendit sollen pasoja katastrofike ne jeten e shumices se shqiptareve .Nderkohe qe e ashtuquajtura e ,,djathte,,e Berishes ndoqi nje politike kriminale ndaj te gjithe shtresave shoqerore ne favor te nje bande qe pervetesoi pushtetin ,parane dhe ekonomine ,PS me ne krye Nanon dhe Ramen nga zelli per tu dukur perendimore,jo vetem nuk koregjuan politikat e Berishes ,por ne disa aspekte i thelluan .E gjithe kjo spese ishin te mberthyer nga ndjenja e ,,fajit,,per te kaluaren Dhe kjo ndjenje ,,faji,,vazhdon edhe sot e kesaj dite.Prandaj ka ardhur koha qe PS te shkundet plotesisht nga politikat liberale dhe te kthehet plotesisht ne binaret e te majtes moderne ,ku perfaqesimi i interesave te shumices se njerezve ,te punetoreve ,fermereve,pensionisteve dhe te varferve te perbene thelbin e veprimtarise se saj.Dhe kete proces duhet fa marrin ne lider te rinj ,te paimplikuar as gjenetikisht me te kaluaren ,ora lider qe nuk vuajne nga sindroma e Stokholmit.

    1. FLUTURA says:

      @Olimpia
      Keto qe thoni ju jane teori. Teorikisht ashtu eshte. Por ne jemi ne nje kontekst real dhe jo ne laborator. Ky vendi yne i bukur eshte i rrenuar ne te gjitha planet, aq sa nuk di nga ta fillosh. Reforma ne drejtesi eshte nje fillim i mbare dhe gjysma e punes, per sa i perket politikes se brendshme. Sa i perket asaj te jashtmes 50 vjet partneritet me Lindjen ….
      Edi Rama ka mare rraqe te vjeter ne dore, qofte shtetin, qofte PS.
      Per ju mund te duket i parakohshem, por nuk ka kohe per te humbur. Vetem me militantet e PS, nuk vihet kurre ne pushtet….ne pjesa jo militante duam Edi Ramen ashtu sic eshte me ato gabimet.

      1. qwerty says:

        genjen FLUTURA, politike e jashtme 50 vjet partneritet me Lindjen eshte genjeshter me brire. Vendi ne 50 vjetet qe flet ish ne izolim total nga bota perjashto BRSS dhe Kinen.
        Kur Rama e mori ne dore PS nuk ish lecke e rraqe, por po e shndrron ne rraqe te piset PS-ne pasi e mori ne dore.
        Me shume se vendit demin me te madh Rama ia ben forces politike te PS te cilen po e dezintegron.

  6. Arber iliri says:

    Po the bushat i ke thon te gjitha lene mo.

  7. Reparti N says:

    Leri mor perrallat me fabulat e para, dyta apo trete te Bushatit, NA TREGO FABULEN E RAMES PER EMERIMIN KORDINATOR NE SHKODER NJE TRAFIKANT DROGE DHE QE SHQETO AI DHE I JATI NUK JUSTIFIKOJNE PASURINE DHE QE NGA JANARI 2018 EMEROHET NE KETO POSTE:
    1.Janar 2018 – Maj 2018 Regjistrues në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë.
    2.Maji 2018 – Mars 2019 Kryerregjistrues ne ZRRPP
    3.Prill 2019 – Maj 2019 Prefekt Shkoder
    4. Maj 2019 Kandidat kryetar Bashkie Shkoder
    5. Qershor 2019 Korsinator i PS Shkoder
    6. Korrik 2019 kandidat per akomodim ne Rec
    PRA 5 EMERIME BRENDA NJE VITI, SHKULI GOZHDA ME BYTHE DHE……………..

  8. O BUSHAT, NALU PAK , JU FUTE DETIT ME VRAP!???? says:

    BUSHATI ËSHTË NJË KOQE KANARI ,NJË AGURIDHE E PA ARIRË, QÊ I RA LLOTUA BËRI GATI DOKUMENTAT , POR KISHTE DIPLLOMËN E GJIMNAZIT FALLCO ?!??

  9. goliku says:

    E keqja e madhe e ketyre mut politikaneve ne vendin tone eshte se keta zgjidhen ne nje post dhe duan te jene pergjithmone te tille. Raste te tille ka plot ke te qash me pare A. Dade. A. Malaj, P. Milo, pa le plakun Mere Sali Ram Berisha….. Ke te permendesh me pare. A durohet A. Dade perseri ministre…..

  10. Komentuesi says:

    Per mendimin tim,shkarkimi i Ditmir Bushatit nga minister dhe nga kodinatori i shkodres,nuk me duket i drejte.Bushati me punen e tij krijoi reputacion ne shqiperi dhe jasht.I afte si minister i jashtem.Por me gjitheate,Edi Rama e ka patur nje arsye,te cilen neve nuk mund t’a gjejme,nuk mund t’a dim.Une i them Ditmirit qe te vazhdoi te punoi per ps-te,dhe te mos behet si Kaç Islami dhe Ben Blushi.Bushati ka tjeter formim,tjeter kulture dhe nuk duhet te punoi kndra partise dhe Edi Rames.Bushati,perseri do ngrihet,se, e do partia.

  11. emer says:

    per mendimin tim ia fut kot per Ditmir Bushatin o Baze.
    Ramen e ke gangster. Dhe fakti i realizimit te 30 Qershorit deshmon pikerisht kete. Dhe jo, nuk deshmon qe 30 Qershori ish i realizueshem sic kerkon t’a fajesosh Bushatin per rezervat e tij. Mos harro se shumica e shqiptareve s’dolen ne votime thjesht nga presioni i dhunes i cili ishte real.
    Fakti qe Rama ia del kundra maskarenjve qe udheheq berisha e basha verteton se Rama ka “prerje” te afert me ta dhe jane te nje lloji.
    Kjo s’e ben Edvin Ramen te pershtatshem per lidership te PS a te vendit. Kjo e ben Ramen te pershtatshem per dylyftim mes zagaresh se ka potencial t’i fitoje. Por vetem me ta ama. Jo me civilet.

  12. Ai qe eshte i mencur nuk flet nuk shkruan... says:

    Mero,bushati ka qene qe ne fillim “njeriu” i lsi+pd ne qeverrine rama.Ka bere spiunin e tyre dhe u “demshperblye” shume mire nga ana e “drejtesisise” qe kontrollohej nga pd.
    I gjithe “aksioni “qe beri cakaj ndaj kosujve,ishte me shume aksion antidroge sesa anti-bushati….ata qe kuptoje kuptojne.
    Rama reagoje kur e mori vesh…por demi ishte bere.
    Nuk e di se cfare ka “peshkuar” rama kunder bushatit,por di qe mund ta “qelloi ” lete duke kontrolluar llogarite e ish kosujve.
    (mbase eshte “ligj” i brenshem per min.e jashteme te punoje keshtu…por e di shume mire qe behej nami)

  13. Tami says:

    Analize brilante i nderuar zoti Baze!
    Si gjithnje, me nje pene te forte, i zberthen keto figura problematike te shoqerise shqiptare, qe per fat te keq perballemi shpesh.
    Bushati nje i ri i perkedhelur, qe me shishe me uje sperkat armiqte!!

  14. Plaku Sevo says:

    Si gjithe bushatlinjte, karadyzen, fodulle dhe turkoshake ne ide, sjellje dhe deshira. Si ka lene gje mangut Sules, te atit, nje servile oborri, frikacak, intrigant dhe i paafte komplet, pertej ambalazhit elegant ne dukje.

  15. Ka prap per te lare gjynahe ne Shkoder Ditmiri.
    Sabotimi qe ai dhe Senida ibashke me drejtoret e mbrojtur prej tyre i, i bene fushates se Valdrin Pjetrit dhe te PS çoi ne kete rezultat katastrofe ne Shkoder.
    Te marresh 17000 mije vota ne Shkoder me gjysmen e PS kunder tregon se strukturat qendruan ,edhe pse te tradhetuara.
    Duhet nje analize me fakte,ne perballe ketyre tregetareve interesaxhinj qe jane lidhur me postin jo me PS.
    Kur Rama ta beje kete do ta kuptoje se nuk eshte thjeshte populli i Shkodres qe nuk e do PS -ne ,por tradhetia qe ish ministrat e Shkodres dhe drejtoret interesaxhinj i bene elektoratit socialist,ashtu si ne çdo zgjedhje.
    Te bindur se PS nuk e fiton Shkodren , drejtoret zgjedhin te marrin rrogen te PS dhe te rregullojne punet te PD per te ardhmen,ne menyre qe kurre te mos zbresin nga kali i pushtetit.
    Kjo loje kesaj here mori fund.
    Asnje socialisti te vuajtur shkodran nuk ka pse t’i dhimbsen keta tregtare ordinere votash.
    Drejtesia duhet te dale nje dite.

  16. demokrati says:

    Bushati, ky sharlatan qe ne marreveshje okulte me kryetarin e LSI ne postin e Presidentit te Republikes sabotuan marreveshvjen qe mbyllte njehere e pergjithmone problemet me fqinjin jugor problematik. Ishte karta e bardhe qe bushati i dha metes npermjet leterkembumit qe beri te mundur vonesen ne kohe te vizites se Cipras ne Korce. Trashaluqi Kocias e futi ne xhep helenofilin e palexuar bushat, ndersa meta e perdori bushatin njelloj si ci cingijet ne bordellot e Rios. Zoti kryeminister, po fjete me qen me pleshta do gdhihesh. Vlen te sqarohet roli i Bushatit ne votimin kunder SHBA ne favor te kufomes se Jaser Arafatit ne OKB, e vetmja ne 30 vite post komunizem. Si bir koministi dhe si bushatli ditziu eshte dy here antishqiptar, vite drite larg nga djaloshi shqiptar nga Prishtina qe po pastron folene e grerezave te klanit kapo. Tani qe bushati ka kohe te lire le te lexoje re nderuarin Dhimiter Pilika dhe te ftillohet per origjinen e Perendise Hera, debil grekoman.

  17. Kampino says:

    Rama karagjozi, u bë armiku i gjith shqiptarëve, jo vetëm i sozialistëve, o Mere

  18. Arber Kosturi says:

    Mero, keto editoriale te porositura apo te bera ne vazhden e mbrojtjes se unitetit parti popull, ku duhet lincuar patjeter armiku apo grupi armiqsor, te bejne te dukesh plasteline ne duart e pushtetit dhe jokurrizor persa i perket parimeve.
    Nje media si e jotja qe pati bumin kur ju kundervu pushtetit duhet te ishte sot e para qe duhej te bente opoziten e munguar ne kete vend, por rruga e lepirjes apo puthadorit eshte rruga me e lehte por me e paprincipte qe ke zgjedhur, e cila te siguron lehtesisht mbijetesen financiare ne treg.
    Yxhym pra ne lartesimin e figures se udheheqesit tone, i cili ska asnjehere asnje faj sepse gjithmone do ja fusin bushaterit, malajt apo te tjere, gabimi i vetem i te cileve eshte qe arrine te mendojne.

  19. Klodi says:

    Une jam me Bushatin. Nuk mund te thote Rama cme duhet mua se cbej une. Pjetri ishte kandidature personale tij.

  20. Flutura says:

    Ti kampino je nga kampi i Jales i LSI, jeni kot.

  21. Ana says:

    Zagar ngele tere jeten. Lepihesh mbas te zotit. Te shohim se kush do te jete mbas Rames, mbase edhe kete e ke nuhatur.

  22. katarakti says:

    Problemi eshte se i shumendrituri delirant nuk pyet kerrkend ve¢ mendjes se vet. Ai jo vetem qe ka uzurpuar partine socialiste, jo vetem qe nuk eshte i majte, por ka rrafshuar per toke gjithe organizatat e PS- se ne qender dhe ne rrethe. Sot nuk ka parti socialiste, por ka vetem nje delirant qe i merr te gjitha vendimet vete, pa pyetur njeri.Prandaj PS po mbushet me kopuke qe per ideal kane vetem parane! Fajin e ka Rama, jo Bushati.

  23. Baftjar Latifi junior says:

    Pervesitet tepelene.Pse e beri ai mos ja futi ai tjetri.Mire ja beri se donte tja fuste i pari.U be ai tja fuste …Mero shkruaj sa me shume me kete llogjik fshatare se njerzit skan IQ e 90 . Editorial fabula e dhelpres qe nuk arriti rrushin nga Mero Baze

  24. Trump says:

    Trafikantet e droges le te marrin paga te mira dhe u duhet vene kufiri tek thana e te mos i ofrohen politikes e qeverisjes se eshte fabul tjeter ajo!Ndoshta fabula e ditmirit a te shkolluarve te tjere te pafund te shqiperise.Ka mbetur qe keto trafikante e te lajthitur ti veme dhr ne krye te komuniteteve fetare,kishave,xhamive etj dhe askush nuk ja sheh me hajrin kesaj jete! Stop!

  25. a.f. says:

    Si gjithmone, kundershtaret e Edi Rames brenda partise jane te pa merituar edhe per Mero Bazen. Vlerat e Edi Rames per Mero Bazen, do te vazhdojne te jene Tom Doshet, Valdrin Pjetrat, Agim Kajmaket, e te tjere kriminele e mafioze qe mbajne akoma ne kembe partine e klonuar te Taulant Ballave, Elisa Spiropaleve, Erion Braceve, etj.

  26. a.f. says:

    Si gjithmone, kundershtaret e Edi Rames brenda partise jane te pa merituar edhe per Mero Bazen. Vlerat e Edi Rames per Mero Bazen, do te vazhdojne te jene Tom Doshet, Valdrin Pjetrat, Agim Kajmaket, e te tjere kriminele e mafioze qe mbajne akoma ne kembe partine e klonuar te Taulant Ballave, Elisa Spiropaleve, Erion Braceve, etj..

  27. Tironsi says:

    Pirdh o Mere pirdh…
    Kete e ke patur zanat qe kur ishe sekretar rinie ne Fakultetin e Gjeologjise (ku nuk ndrite kurre megjithese eshte fakulteti me i keputur) dhe, pasi merrje pjese ne te gjitha mbledhjet e organizates baze te partise (PPSH), u çaje “meneren” shokeve te tu studente.
    Lepiheshe atehere e lepihesh edhe tani!

    Sa per Ditmirin, nuk eshte gje tjeter veçse nje tjeter plehre e PS qe tani “po pshurr jashte vijes” sepse u shkel keq ne kallo e u menjanua fare. Ditmiri eshte njeri cinik, manipulator e qe shesh vetem interesin e tij. Te huajt e vleresuan sepse mes “qorrave” (ministrat e tjere te Rames) ai ishte “me nje sy”…
    Gjynah ta them, por ky popull keta lloj politikanesh (Berisha, Meta, Basha, Rama, Bushati, Ahmetaj, Gjiknuri, Balluku, Kryemadhi, Spiropali, etj) ka per te nxjerre.
    Çdo popull ka qeverine qe meriton!!!

  28. KL says:

    Dimiter Bushati perfundoi si nje dallkauk. Njelloj si ne katundet e Shkodres qe kur fut ne shtepi nje dallkauk, ai pasi ha dhe pi fillon te lajkatohet me gruan tende. edhe Bushati hengri dhe piu ne taborrin e Rames dhe me ne fund mendoi ti merte Partine. E filloi me reklamen bukurie gjate prononcimit per bisedimet midis Kosoves dhe Serbise duke treguar se ishte me i bukur se Rama. Rama nuk fliste dhe respektonte perfaqesuesit e Kosoves, Bushati e dinte kete histori per ta treguar me bukur se Rama qe nuk fliste. Ai foli tipikisht si Saliu dhe Iliri sepse mendoi qe madheshtia e tij kish arritur kulmin. Pas ngritjes se tij ne bisedimet me Grekun ku fliste pike per pike si Qeveria e Rames, pasi i mor meritat qeverise, mendoi te behej politikani i Jashtem qe e dinte me mire politiken e jashtme se sa Qeveria. Mendoi njelloj si dhe Sala dhe Iliri qe ne duhej te mbeshteteshim ne sugjerimet Gjermane dhe jo ato Amerikane. Ketu per te nuk kish fare rendesi interesi yne dhe I Kosoves. Rendesi kishte ideja qe ne jemi Gjermane te kulluar dhe duhet te mbrojme interest Gjermane ne Shqiperi. Ndersa Sala dhe Iliri perfaqesonin kete politike si rezultat I dackave qe i dha atyre Amerika, Bushati I hipi gomarit se prapthi dhe mendoi qe ishte me i zgjuar se qeveria. Ndersa Iliri dhe Sala mendonin se futen pyka midis Amerikes dhe Gjermanise, Bushati mendoi qe ne trurin e tij lindi ideja e Liderit te Madh te Shqiprise per te bashkuar Ilirin, Salen me Bushat socialistin. Ai mendoi keshtu qe te eliminonte Ramen si person qe nuk terhiqet nga istikami.
    Pasi ra nga fiku, Bushati u kethye ne nje llafazan tipik shkodran. Ne vend te mendoje thelle per gabimet e tij dhe te reflektoje, mendon se me ‘heroizmat” e tij kunder Rames do a mbush mendjen ne te tjereve.
    O Bushat o dallkauk. Une Ramen as qe e kam pelqyer ndonjehere. Ai asnjehere ka qene socialist. Por ti te me mesosh mua kush eshte Rama eshte hipokrizia me e madhe. Ti je race e qelbur njerezore ku interesi I vogel drejton trurin tend “te madh”. Perfundove si nje Avokat I degjuar Shqiptar qe pasi nuk mori pushtet e kaloi gjithe zgjuarsine ne gazetari…

  29. Tironsi says:

    He o Mero Baze, e fshive komentin tim, nuk ta mbajti menerja ta publikoje, megjithese nuk kish asnje fjale banale apo gjuhe te ndyre, si ca komente te tjera qe nuk i heq…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje