Kampionët e Shqipërisë po kalojnë një situatë të vështirë, pavarësisht se luajnë këtë sezon me petkun e kampionit. Fitorja në Gjirokastër nuk ka qetësuar gjakrat, ndërsa humbja me Kukësin ka lënë pasoja.
Problemi i vërtetë i stafit teknik është braziliani William Cordeiro. Ai nuk po jep maksimumi, ndërsa ka shprehur pakënaqësi dhe për zëvendësimet e shpejta nga trajneri Franco Lerda.
Takimi ndaj Luftëtari solli dhe njëherë acarim në ekip. Ish-lojtari i Kukësit u kap me “ushtarin” Bruno Telushi. Të dy patën përplasje për atë që dhanë në fushën e lojës.
Braziliani dhe vlonajti thuajse kaluan në konfrontim fizik, por ndërhyrja e lojtarëve nuk lejoi që situata të acarohet.
Ankesat te drejtori Olsi Rama pas zëvendësimit të shpejtë në minutën e 46′ ka bërë që zyrtari i kuq të dënojë futbollistin shkruan Panorama Sport. Melo u stërvit i diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit.