VIDEO/ Dëmet e tërmetit në Floq, Rama inspekton punimet: Dimri të mos gjejë asnjë familje në tenda!

30 Gusht 2019, 17:51Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ishte në Floq të Korçës për një inspektim, aty ku një numër i madh banesash u shkatërruan dhe disa të tjera u dëmtuan nga tërmeti i 1 qershorit.

Shefi i qeverisë në bisedën me banorët theksoi se objektivi i qeverisë që ai drejton është që dimri të mos gjejë asnjë familje në tenda emergjencash, por të akomodohen në shtëpitë e tyre.

Gjatë inspektimit të punimeve që po kryhen në Floq, për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti, Kryeministri Rama takoi banorët me të cilët ndau shqetësimet e përditshmërisë.

Ndërsa takon një gjyshe të moshuar, Rama e pyet si është me shëndet.

Nëna e pyet: Ti mirë je?

Rama: Ja, shiko, si të dukem?

Kryeministri Rama i i drejtohet nënës 80-vjeçare, të cilën e vizitoi në shtëpinë e rindërtuar.  “Mos lëviz, mos u ço më. Mos lëviz më të lutem se u lodhe për të më pritur, tani rrugën e mësova, iki vetë”.

Kryeministri zhvilloi edhe një bashkëbisedim për ngjyrat me një banore të Floqit.

“Zoti kryeministër, unë kam një fjalë. Unë kam ato shtëpitë blu. Më thonë që nuk t’a bëjnë se i ke me ngjyrë blu”, – tha banorja.

Kryeministri Rama: Jo moj jo, s’e ka fajin ngjyra. Ngjyra blu është e bukur.

Një tjetër banore i drejtohet Kryeministrit nga sipër një ndërtese duke e parë me dylbi ndërsa Rama ia kthen: “Më shiko pak mua me dylbi, mua”.

Më tej, ajo vazhdon “Unë jam nga qyteti” dhe Kryeministri i thotë “Unë jam djali nga fshati”.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “VIDEO/ Dëmet e tërmetit në Floq, Rama inspekton punimet: Dimri të mos gjejë asnjë familje në tenda!”

  1. dritani says:

    S’ka termet qe ia tund themelet partise socialiste dhe Edi Rames. Shumica e shqiptareve jane per te majten. Bashke me negociatat, po hapen edhe dyert e burgut te Recit per gjakpiresit e hajdutet me cizme. Po piqen geshtenjat ne Rec dhe…tash kenaqen duke i pjekur…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje