Rikthimi i vëmendjes amerikane!

31 Gusht 2019, 19:29Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ankthi që kish përfshirë Ballkanin dy vitet e fundit, pas ardhjes në pushtet të Presidentit Trump, ishte se axhenda amerikane po merrej me tema të mëdha globale, të tilla si Korea, Irani apo Arabia Saudite, lufta tregëtare me Kinën, dhe disa vende evropiane dhe rajone si Ballkani, që nuk kanë interes në dukje global, po liheshin në fatin e tyre.

Kjo u pa qartë në panikun që shkaktoi tentimi i bisedimeve Serbi- Kosovë, nën planin e këshilltarit Bolton dhe teoritë konspirative që e rrethuan atë, duke e bërë praktikisht të parealizueshme.

Dhe gjithë sulmi ishte përqëndruar në një pikë, tek fakti që tani SHBA është e pavëmendshme për Ballkanin dhe tek kjo marrëveshje ka hyrë si elefanti në dyqan qelqurinash.

Por më në fund ka një lajm të mirë. Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka emëruar Matthew Palmer, si të dërguarin e tij special në Ballkanin Perëndimor.

Palmer, i cili do të vazhdojë gjithashtu të mbajë pozicionin e Zëvendës Ndihmës Sekretarit në Zyrën e Çështjeve Europiane dhe Aziatike, është një personazh i njohur për politikanët rajonalë. Ai ishte zytrari amerikan që shpëtoi Shqipërinë nga një konflikt civil më 30 Qershor, duke mbrojtur qartë legjitimitetin e procesit dhe duke zbrapsur projektin Meta- Berisha, i cili po e çonte Shqipërinë drejt gjakderdhjes. Për këtë dhe ai u akuzua si agjent serb nga mediat e Berishës dhe Metës. Madje dhe nga Agim Nesho.

Palmer po ashtu është një njohës i mirë i rrethanave në të cilat po konturohet fillimi i bisedimeve Serbi- Kosovë, për të zgjidhur përfundimisht çështjen e statusit të Kosovës.

Fakti që SHBA ka vendosur të mbajë këmbët në Ballkan dhe të ulet këmbëkryq për të zgjidhur problemet e mbetura, është një zhvillim i rëndësishëm.

Në njoftimin zyrtar thuhet se “në këtë rol, zoti Palmer, do të udhëheqë përpjekjet tona për të përforcuar angazhimet diplomatike të Shteteve të Bashkuara në mbështetje të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon si dhe do të përqëndrohet në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në institucionet europiane”

Kjo nënkupton që zoti Palmer do të jetë negociatori amerikan i krizës politike shqiptare, aq sa ka vendosur të përzihet SHBA në këtë krizë, dhe nxitës i Marrëveshjes Serbi- Kosovë, për të çliruar të dy vendet nga stanjacioni drejt rrugës evropiane.

E kuptoj dëshpërimin e atyre që e kanë etiketuar si dhëndërr të Serbisë, agjent të Sorosit, dhe etiketime të tjera që buronin nga fakti se ai shmangu gjakderdhjen më 30 Qershor, por tani është koha të mendojnë si t’i tërheqin këto sulme, me qëllim që të kenë shanse të jenë pjesë e zgjidhjes së problemit.

Lajmi i rëndësishëm është rikthimi i vemendjes amerikane dhe jo thjesht rikthimi i zotit Palmer. Ky i fundit, e bën më serioze vemendjen amerikane dhe akomë më qesharake betejën e Berishës dhe Metës kundër tij, me akuza personale.

 

 

11 komente në “Rikthimi i vëmendjes amerikane!”

  1. ??⚖️??⚖️??⚖️??⚖️??⚖️ says:

    ??⚖️⚖️⚖️⚖️

    1. vang says:

      AGIM NESHO-lere se cfare diplomati,si uje i ndenjur.E paska etiketuar ai se Palmer qenka agjent serb.Qe keto ti thote Meta Basha e Berisha spo na cudit shume por kur flet pa mend nje diplomat ahere problemin e ka ai.

  2. OBOBO, KU DO FUTEN !? says:

    SE ÇEÇUA , KA BIÇAK !

  3. Zagali says:

    Vertete,çeçua ka biçak dhe jua pret topet.Ku ne verin semes do shkojne pa tope e l..e Basha e Meta.Pa to nuk i pranon as Fallxhorja se ajo vdes per tope,por edhe ajo tjetera e Bashes shalengjiturit.

  4. Komentuesi says:

    Me vjene mire qe moderatori dhe Tema kane permiresuar ekspozimin e komenteve.

  5. Olimpia says:

    I dashur Mero,mbreme perfaqesuesi i LSI.Shezai Rrokaj ,pyetjes se drejtueses se emisionit per detyren e Palmer si i ngarkuar special i SHBA per Ballkanin Perendimore IU pergjegj….ka ardhur koha te mos. jeni me vasale,…duhet te percaktpjme vere fatet tona…
    Natyrisht ,sikur te jetonim ne kohen para 90…s ..ky qendrim i profesorit do te ishte normal.Por te besh deklarata te tilla sot eshte sa qesharake ,aq edhe e rrezikeshme dhe antishqiptare.Ne keto deklarata ne radhe te pare ka mashtrim
    .Ne realisht nuk jemi as vasale ,as te detyruar nga SHBA dhe perendimi.Ne kemi zgjedhur vete te jemi pjese e botes demokratike perendimore e cila ka parimet themelore ,rregullat dhe marreveshjet e saj shumepaleshe te cilet i jemi pranuar dhe neneshkruar.
    Ne radhe te dyte perendimi nuk do te nderhynte ne se ne nuk do te kishim probleme .Por rregullisht ,qe nga 91 klasa jone politike ,kryesisht Berisha e kane cuar vendin ne kriza sistemike ,duke shkaterruar totalisht strukturen ekonomike ,shendetsore ,arsimore ,te sigurise dhe moralin e shoqerise .Vendi ka kaluaren ne prag te katastrofes se luftes civile,grushteve te shtetit ,destabilizimeve te gjendjes,nivelit te larte te korrupsionit,krimit dhe droges.
    Se treti vendi ,per shkak te qendrimeve banditteske dhe kriminale te PD dhe Berishes ,por edhe te dobesive te PS,ka patur vazhdimisht kriza politike te nxitura ,me veprime ekstremiste ,jashte te gjithe rregullave te sistemeit demokratik.
    Se katerti…si pjestar i NATO…s dhe pretendente per tu pranuar ne BE ne jemi pranuar rregulla te quarta dhe te detyrueshme per funksionimin e sistemit,por qe ne rregullisht keto nuk i zbatojme.
    Ne keto kushte ,por edhe thjesht per mbrojtejen e interesave gjeostrategjike te perendimi dhe tonave ,BE dhe vendet perendimore tashme kane nje ndervartesi reciproke te detyrueshme per zbatim.Realisht SHBA dhe BE determinojne vendimet kryesore te te gjithe vendeve perendimore .Aresyet jane te qarta,garantiti i mireqenies ekonomike dhe sigurise kombetare..Shqiperia pa SHBA dhe BE nuk mund te mbijetoje si shtet normal.
    Prandaj ,pavaresisht nga momentet ,SHBA kane qene e jane kurdohere ndikuesit vendimarres per perendimin.Vetem nje twiter i Trumpit ndryshoi rrjedhen e krizes politike italiane .Asnje politikan kryesore edhe ne vendet me te fuqishme te Europea ,nuk ka guxuar te mbaje qendrime si ato te Berishes,Mete,Bashes ,Mones dhe bandes se opinionisteve me ne krye Lubonjen ndaj politikes amerikanet ne vendet perkatese.
    Se fundi,,por jo nga rendesia.. SHBA jane faktori vendimtar i clirimit te Kosoves ,i rritjes te te drejtave themelore te shqiptareve ne Maqedonine e Veriut Mal te Si ,Serbi…Atehere si mundet qe politikanet tane te flasin per ,,vasalitet,,kur SHBA cliruan perfundimisht nga shtypja dhe vasaliteti me shume se gjysmen e shqiptareve …..

  6. Fadili says:

    I sakte Mero. Po mire o djal, po edhe Agim Nesho na e beri Palmerin agjent serb? Bobo cna paska gjetur. Gjersa e ka thene Birisha dhe Meta, si nuk mund ta thosh ky Nesho. Varja.

  7. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Agim Gaqo Nesho,kunder !!!
    Si paska lene gje te jatit,ish sekretarit te pare te PPSH ,ne nje nga qytetet kryesore.

  8. Une,Lubonja says:

    Agim Nesho i Biri i gaqo Neshos! Kush i beri keta “demokrate”? Saliu? Cfare fare te poshter mban Shqiperia! Edhe une bir i Todit jam!

  9. Bureto says:

    Ky Agimi mos është gjë i biri i Gaqos, ish sekretarit të parë të Rrethit Tiranë? Ky më duket i ka dhënë dhe teserën e Partisë së Punës shokut Sali. Jo për gjë por si shumë i afërt me PD, më nakatoset stomaku kur mendoj se cilët janë këshilltarët e asaj partie që ka uzurpuar flamurin e së djathtës shqiptare. Në mos jam i gabuar Nesho junior në kohën e Berishës president apo gjatë qeverisë së tij, ka qenë ambasador në OKB. Me një fjalë është njëlloj zëdhënësi i SALmonelës për çështjet e diplomacisë.

  10. Dardani says:

    Po pse ke pjerdhur komplet o Mero ? Thua : Te zgjidhet statusi perfundimtar I Kosoves ??? !! Kosova eshte shtet I pavarur . Nuk te mjafton ajo qe bene avokatine e ramdroges duke shfrytezuar cfaredolloj gjeje veç se te argumentosh se Rama ende nuk I ka mbushur poturet me mut..ne Shqiperi por me Kosoven mos u krruaj .Kosova po hap kapitull te ri dhe do I patroj shoket e Rames .Administrata e Trampit e ka fokusin tek Kina dhe I duhet Rusia e kerkon ti beje qejfin me ndonje mikro pazar ne Ballkan se ne Siri nuk e lejon Israeli. Mbas Trampit vjen nje administrate tjeter edhe nje vit mbetet ..qe ja ka bere bene Putinin ta theri si Kadafin e Libise dhe Serbise do ta vendosi ne qafe pagesat per luften dhe krimet e luftes se fundit ne Ballkan .Palmieri eshte dhender ne Serbi dhe do te kaloj kohen e pensionit atje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje