Rudina Hajdari, e ashpër që në seancën e parë: Marrëveshja Basha-Kryemadhi bëri Ramën "perandor"

2 Shtator 2019, 18:58Politika TEMA

Deputetja demokrate Rudina Hajdari nuk ka kursyer akuzat ndaj qeverisë por edhe ish-kolegëve opozitarë në fjalimin e saj të parë në sesionin e ri parlamentar.

Hajdari e quajti qeverinë Rama si më “skandalozja” që ka patur vendi. Ajo tha se gjendja ekonomike dhe sociale e vendit gjatë këtyre gjashtë viteve qeverisje është përkeqësuar, por akuzoi kryedemokratin Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi si “mbrojtësit e Edi Ramës”, që përmes marrëveshjes së tyre dhe bojkotit të parlamentit e bënë Ramën “perandor”.

Pjesë nga fjala e Rudina Hajdarit në Parlament:

Nuk ka absolutisht asnjë lloj dyshimi se kjo qeveri e sotmja është një nga qeveritë më skandaloze që ka patur vendi, nuk ka asnjë dyshim që ne këtu kemi një nga korrupsionet më të larta në vend, ne këtu kemi një qeveri që nuk di të menaxhojë ekonominë e vendit.

Nuk ka dyshim që kjo qeveri nuk ka vullnet dhe dëshirë për të çuar para drejtësisë çdo zyrtar të lartë të akuzuar për korrupsion. Nuk ka asnjë vullnet për të hapur dosjet 339 dhe 187.

 Nuk ka asnjë dyshim që skema e PPP-ve ka fundosur buxhetin e shtetit dhe është një nga skemat më të rrezikshme për ekonominë e vendit. Këtë e tregojnë qartë të gjitha raportet e fundit.

Nuk ka absolutisht asnjë dyshim që shqiparët duan të largohen nga Shqipëria, nuk ka dyshim që bandat bëjnë ligjin. Por kush është fajtor për këtë situatë? Kush e solli situatën e sotme? Kush e bëri Edi Ramën perandor? 

Padyshim edhe kjo ishte një marrëveshje tjetër mes Bashës dhe Kryemadhit, sepse ata kërkuan të dalin nga Parlamenti, kërkuan të largohen dhe të lejojnë Ramën për të instaluar diktaturën në vend. 

Përballë këtij regjimi që ka kapur çdo pushtet, opozita duhet të qëndrojë në parlament, është e vetmja rrugë. 

Duhet të mbështesim Reformën në Drejtësi, një reformë që po atakohet nga PS dhe partitë jashtë parlamentit. 

Është ky parlament dhe kjo opozitë që do të fillojë reformën zgjedhore. 

Është ky sesion që do të çojë planin afatgjatë për ndryshimet e duhura të sistemit zgjedhor. Detyra jonë tani është që ne të mbyllim reformën zgjedhore. 

Ky është misioni ynë. Kjo opozitë dha shembullin e parë që fjala e lirë fiton mbi çdo gjë tjetër.

Unë kam bindjen e plotë që Edi Rama është i mbrojtur nga Basha dhe Kryemadhi. 

Përballë kësaj qeverie skandaloze, përballë Edi Ramës, unë dhe grupi parlamentar dhe kushdo tjetër, është i mirëpritur të nisim betejnë tonë, fshat më fshat e qytet më qytet.

2 komente në “Rudina Hajdari, e ashpër që në seancën e parë: Marrëveshja Basha-Kryemadhi bëri Ramën “perandor””

  1. Operacioni Zjarri says:

    Bo bo doli prape kjo idiotja. E shkreta ka filluar te vuaje edhe nga deliri.

  2. Loni says:

    Kishte qeveri te mira kur ishte babi yt moj bibe…qeveri horrsh e banditesh …a e di pse ta vrane babin moj bibe…ishte bandit oj bibe ju duhet te hetoheni te paret si familje sepse babai yt nuk kishte breke te vishte: as shtepi e as breke ….me qeverite e mira te kohes se babait tend (sepse ti po na shan qeverine e sotme), papritur ju bythegrisurit u bete me vila e me pasuri…kete shiko e heto ti moj bibe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje