Basha dhe Kryemadhi takim urgjent në "selinë blu"

4 Shtator 2019, 10:29Politika TEMA

Kryedemokrati Lulzim Basha po zhvillon një takim me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi në selinë blu.

Në fokus të takimit mendohet të jetë përcaktimi i aksionit opozitar.

Ndërkohë nesër në orën 13:00 Basha pritet të zhvillojë takim me aleatët e vegjël ku do të diskutohet e gjithë axhenda që do ndjekin në sesionin e ri politik.

Një ditë më parë Basha zhvilloi  mbledhje me të deleguarit në qarqe.

Basha ka paralajmëruar se në shtator do rikthehen sërish protestat masive, edhe pse ende nuk ka një datë.

Raportohet se këto takime konsultative mund të çojnë në vendosjen e një date për zhvillimin e protestave.

2 komente në “Basha dhe Kryemadhi takim urgjent në “selinë blu””

  1. GJINI says:

    BASHA KI KUJDES SE KAN ME TE ÇU PER GJYKIM TE
    KORRUPSIONIT TEND NE VIETNAM !

  2. Taraboshi says:

    Protestat masive ti i shikon vetem ne ender.se masa e protestueseve te iken dhe nuk ke me kryetar bashish qe punetoret e ndermarrjeve te tyre ti vendosin ne rreshte dhe ti bien ne Tirane per te protestuar.Tani beni mire te ja beni me shkume Rames dhe tja rruani mire e nire.Kujdes nga infektimi. Akoma nuk keni pare gje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje