Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, është paraqitur sot në Gjykatën e Tiranës për dosjen “Babale”.
Paraqitja e Bardhit është bërë me vullnetin e tij të lirë, pas urdhrit të lëshuar nga gjykata në korrik të këtij viti.
Gjykata e Tiranës urdhëroi që Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, të sillej forcërisht në gjyqin ku po shqyrtohet dosja “Babale” pasi sipas saj, Bardhi është njoftuar dy herë për të dëshmuar në këtë gjyq, por heziton të paraqitet.
“S’kam pasur njoftim për të ardhur në seancë. Është i paligjshëm urdhri për shoqërim të detyrueshëm”, deklaroi Bardhi.
Ndërsa më tej, i pyetur nga prokuroria se si i ka rënë në dorë audio përgjimi, Bardhi deklaroi se ka qenë një investigim investigim gazetaresk. Ai ka theksuar se “pas denoncimit të PD Agron Geron Xhafaj vuajti dënimin”.
Kujtojmë se kjo dosje mori një bujë politike vitin e kaluar, ndërsa të pandehur kanë përfunduar edhe ish deputeti Ervin Salianji, gazetari Jetmir Olldashi dhe Albert Veliu, i ashtuquajtur me nofkën Babale.
E paskeni vënë foton ilustruese tamam për Bardhin!
Kjo eshte skema me te cilen ka punuar e punon PD_ja dhe shtojca e saj ne te tilla skandale, LSI_ja e Likes e Mones, qe i pregatit Babalet me Gazetare dhe ja ngec po Gazetareve kur i del boja. Vete nga radhet e Gazetareve perflitet shume per disa emra Gazetaresh, ku dhe 3 femra mes tyre, qe merren neper Studiot e tre TV me inskenime Babalesh.
Hahaaaa sa e bukur kjo foto qe thote shume.per personin ne fjale. Shikoni menyren si e mban goten dhe si e mban dhe e thith kallomin te goja hahhhaaaa. Eshte gjynah mos i thuash bythqim se i ngelet hatri po nuk ja the.??
Nëse funksiononte shteti , këta ndyrësira shkojnë me një këmbë në gjykate. Plehra shpellare.
Bardhi kesaj ne nga ana e jone i themi ndergjegjia ndergjegje por huri duke i bere hijembi krye.Per mue kjo eshte demokracia e paster .Te shkoh pa te paralajmeruar se do te merreshe forcerisht. Se dy heret e para i refuzove thirjer nga prokuroria.Por nje qeni si ti duhetti tregohet shkopi.