Mbrojtësi i Çekisë: Unë jam serb, futbollistët kosovar po përfaqësojnë Shqipërinë

5 Shtator 2019, 18:35Sport TEMA

Mbrojtësi i Çekisë, Stefan Simic, ka dhënë një deklaratë para ndeshjes së Kosovës dhe Çekisë.

Megjithëse nuk bën polemika të hapura, lojtari i Hajdukut të Splitit që më parë ishte edhe pjesë e Milanit, shtron disa teza që mund të lënë vend për diskutime.

Teksa shpjegon prejardhjen e tij që del me origjinë serbe, Simic justifikohet me faktin se edhe shumë futbollistë kosovarë siç i quan vetë ai, përfaqësojnë shtetet e tjera.

Në këtë përcaktim, futet pikërisht Shqipëria, por duke harruar se bëhet fjalë po për shqiptarët. Sipas deklaratës së shpërndarë në mediat shqiptare të Kosovës, Simic është shprehur:

“Bosnja është e ndarë në tre pjesë, familja ime vjen nga një vend ku jetojnë serbo-boshnjakët. Kështu që unë jam serb, jam ortodoks. Jam person pa konflikte. Disa futbollistë kosovar përfaqësojnë shtete tjera, si për shembull Shqipërinë.

Kam shokë mysliman, ortodoks dha katolikë. Miqtë e mi janë nga pjesë të ndryshme të ish-Jugosllavisë, Ballkani dhe bota. Nuk kam asgjë kundër askujt”, ka thënë Simiç.

6 komente në “Mbrojtësi i Çekisë: Unë jam serb, futbollistët kosovar po përfaqësojnë Shqipërinë”

  1. Kaonia says:

    E c serb je ti ,ti je boshnjak ortodoks .

  2. Aleksander says:

    E chi se ne frega di te? Lui futboll e mos ban politik.
    Capito mi hai?

  3. Marku says:

    Ne kokat kuadrate dhe primitive serbo-sllave cdo gje ne bote ndahet ne baze te fese , por harrojne keta endacake se edhe fene ortodokse shqipetaret e kane filluar dhe perfaqesusar. Harrojne keta fashiste se edhe te shenjtet “serbe” ne emer te te cileve ato perulen Jane shqipetare .

  4. MH says:

    kipi ” B ” i kombetares se Shqiperise perfaqesohet nga futbollist kosovare.
    Ekipi ” A ” i kombetares per shtetin e Kosoves perfaqesohet nga lojtaret ma te mire te Kosoves.

  5. Plaku Xhuxhumaku says:

    Me fal, po ku eshte problemi ketu? Po Baloteli? Po shqiptaret qe luajne per Zvicren? Po nje qerre me zezake qe luajne per Francen? etj.etj. Po Gulliti e Rijkardi qe luanin per Hollanden? Ky Simici duhet te jete pak debil qe thote kesisoj budalliqesh pa kuptim, po edhe ju te TEMAs qe jepni hapsiren tuaj per keto gjera kot qe nuk perbejne as lajm dhe as ndonje kuriozitet mendohuni 10 sekonda me shume para se te publikoni kesi gjynafesh….

  6. xho says:

    xho More zoteri.kush te pyeti se nga je ! Perseritja eshte nene e dijes Nuk jam une perserites, jeni ju qe i thoni keto gjera. Sa per dijeni po ju them se me keto budaalleqe e keni bere gazeten lecke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje