Pse s’e takoi Ilir Metën zyrtari i lartë i DASH, që takoi madje edhe Ralf Gjonin e Rudina Hajdarin?

5 Shtator 2019, 11:02Politika TEMA

Drejtori i Zyrës për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, David Kostelancik mbylli rreth orës 18:30 minuta të së mërkurës serinë e takimeve zyrtare me drejtues, zyrtarë dhe përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës, parlamentare dhe jashtëparlamentare.

Takimet i përfundoi me kryeministrin Edi Rama. Se çfarë është diskutuar në këtë bisedë relativisht të gjatë mes tyre deri në orët e para të së enjtes nuk doli asnjë komunikatë zyrtare, por jozyrtarisht përfaqësues të mazhorancës thonë se tema kryesore ka qenë reforma zgjedhore.

Për reformën zgjedhore flitej edhe në komunikatën zyrtare të shpërndarë nga Kuvendi i Shqipërisë pas takimit që Gramoz Ruçi pati me David Kostelancik.

Në të njëjtën deklaratë, mazhoranca shprehej e gatshme për dialog me opozitën parlamentare dhe me atë jashtë Parlamentit për dialog.

Ajo që ra në sy të mediave ishte mungesa e një takimi mes Kostelancik dhe presidentit Ilir Meta.

Zyrtari amerikan u takua me Ruçin, Ballën, Bashën, Kryemadhin, Ramën e madje edhe me Rudina Hajdarin dhe Ralf Gjonin, dy deputetët që braktisën PD dhe LSI dhe linjën e tyre të djegies së mandateve.

Mungesa e një takimi me Ilir Metën është vënë re edhe nga Zëri i Amerikës, zëri gjysmëzyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit.

“Ajo që ra në sy ishte mungesa e një takimi me presidentin Ilir Meta, ndërkohë që zyrtari i lartë amerikan pati bisedime me kryetarin e Parlamentit Gramoz Ruçi dhe kryeministrin Edi Rama, ndërsa në nivel politik me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, sekretarin e Përgjithshëm socialist Taulant Balla, si dhe dy deputetët opozitarë që janë pjesë e parlamentit Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni”, thuhet në artikullin e kësaj media.

Kostelancik u emërua në detyrën e drejtorit të Zyrës për Europën Qendrore dhe Jugore vetëm dy muaj më parë, pasi përfundoi misionit diplomatik në Hungari, si zv.ambasador i Shteteve të Bashkuara në Budapest.

Vizita e tij në Tiranë është e para në rajonin e Ballkanit, që duket se ka rifituar një tjetër vëmëndje të Uashingtonit pas emërimit të Matthew Palmer si përfaqësues i Posaçëm i Ballkanit Perëndimor.

Edhe pse zyrtarisht nuk ka asnjë sqarim përse ai nuk u takua me Ilir Metën, arsyet merren me mend.

Presidenti Meta është kundërshtari më i egër i reformës në drejtësi, bashkë me Sali Berishën.

Për më tepër që ai thelloi edhe më keq krizën politike në Shqipëri dhe u bë nxitës i një lufte vëllavrasëse më 30 qershor, gjë që u shmang nga ndërhyrja e fuqishme amerikane.

14 komente në “Pse s’e takoi Ilir Metën zyrtari i lartë i DASH, që takoi madje edhe Ralf Gjonin e Rudina Hajdarin?”

  1. usa says:

    Ne fakt ai nuk donte me taku asnje nga keta qeveritaret ose ish qeveritaret, pasi ai vet ka kritikuat perhere korrupsionin ne shqiperi, ashtu sic ka kritikuar perhere zgjedhjen e Metes si president

  2. Agimi Diber says:

    Nuk ka cfare i duhet me botes Ilir Meta. Ky i duhet vetem Rusise dhe Serbise por babloku u madh anerikan ja ka sharruar te dyja kembet ketij koke tuli.Iliri se bashku ne cjapin plak serb Sali Berishen jane kundershtar ne.1 te reformes ne drejtesi qe drejtohet nga babloku ametikan cka do te thote qe te dy jane kundra amerikes.Pervec reformes ne drejtesi shikoni Ilir Koketulin se ke ka kandiduar per Kryetar te KLSH qe ja ka hedhur poshte Kuvendu i Shqipetise si element te pa petsgtatshem per te drejtuar KLSH pasi jane te gjithe ne kundershtim ne ligjin e klsh. Ilir koketuli po ja le te drejtoje Instutucionin me te rendesishem Bujar Leskes qe drejtoje per 7 vite duke vendosur gjoba dhe mbasi dezertoi nga detyra per 6 muaj i dha urdher vete Iliri qe te kthehet edhe per nje vit tjeter qe te vendose gjoba akoma me te larta.Punonjesi kushtetues qe dezerton nga detyra duhet derguar nga Iliri koketuli ne ndjekje penale dhe jo ta ktheje ne detyre. Perse iliri nuk dergon ne kuvend listen e personave qe ka mirstuar ne fillim me 38 emra dhe kuvendi te nxjerre me shumice vitash kryetsrin e klsh. Ne kete liste ka emra dhume te mire por nuk i dergon ne kuvend su psh. Edmond Vercani qe edhte punonjesu shteteror me i pergatitur dhe popullor. Ai ka kryer detyra shume te rendesishme deru tek Sek.Pergjothshem i Kuvendit apo Drejtor i Pergjithshem i Kuvendit ku ne kuvend ai beti reforme ne sgerbimin e nakinave dhe te djetave te deputeteve.Ilir kijetuli mos e le jete institucion pa coban se i ateshuari bregadjer ka bete nsmin dhe vazhdohe te beje namin ne fushen e ekonomise se taksapaguesave te popullit si dhe be emrimin e sudituesve duke audituar mbesat e kudhurite e tyre madje edge femijet e tyre nadje edhe vellezer me njeri tjetrin. Madje ka punesuar shofere qe marrin rrogst por jane jadhte shteti ne Greqi megjithese rrogen e marrin nga KLSH. Kuvendi detyrimisht duhet te beje kontroll te ketij institucioni pavaresisht se cfar llomotit kryetsri se kerkon kontroll. Ne kontroll do te gjeje cudira te medha qe asnje institucion shqiptar nuk i ka bere.

  3. ta says:

    ja keput kot,po meta nuk ka gje ne dore prandaj eshte ralfi me i fuqishem.

  4. Çizmja says:

    Mesiguri ja ka thene te gjitha Gruas, nuk kishte pse te perseriste te njejtat gjera ?

  5. Tutu says:

    I merr te keqen Like Metes ai amerikani… Liken e takon Bes Sapllaku prej Bubqi tre here ne dite…. pa fol per Qimin…

  6. Komentuesi says:

    Mos pranimi i nje takimi me Meten si president,tregon se Amerika nuk e do ate dhe e ka futur ne rrethin e kuq,si nje politikan e president antiamerikan,anti reforme dhe pro Rus dhe Kinez. Shume shpejt, Meta me Monken, do arratisen ne keto dy vende, menjehere sa te krijohet SPAK dhe BKH.Atij dhe disa te tjereve,u ka hyre tatrtakuti ne barka dhe po luajn nga trute e kokes.Rrofte Amerika.

  7. gloria says:

    Eshte kundeshtare i reformes ne drejtesi se e ka te qarte qe do futet ne burg Like FLORIRI…..
    Vrases dhe hajdut eshte.

  8. Shpiragu says:

    Mos u beni merak per mos takimin e te deleguarit te Amerikes me presidentin Meta. Kur i deleguari i Amerikes takoj Moniken ,bashkeshoretn e Ilirit,perse ishte e nevojshem te takonte dhe Ilirin ? Me nje gure vret dy zoq – thot populi . Njelloji eshte si te takonte Ilirin ap Moniken. Moniken e takoi ne dy funksione. ne ate te kryetres te LSI-ise , dhe perfaqesueses de fakto te presidences. A kemi thene burre egrua mish e thua ? PO. Ndaj c’beri Monika,c’beri Iliri eshte enjejrta gje. Ai kurseu kohen…….. Ndaj mos u shqetesoni!

  9. lejlek says:

    Z Palmer eshte perfaqesues i miqve te medhenj te popullit shqiptar, vendos “pika mbi i” si i thone .Nje shprese dhe fitore per demokracine dhe Shqiperine.
    “Mirese erdhe ” i urojne me zemer te gjithe, nene ze, ketij burri fisnik te SHBA.

  10. Protestuesi says:

    Ilirmeta do te shkoje ne Kulmak dhe do te behet ortak me ”baba” Mondin. Pak me vone lilimeta do te zere vendin e ”baba” Mondit (duke aplikuar zgjedhje te lira dhe demokratike) dhe do te na shfaqet ne festat e ”kurban” bajramit e te sulltan nevruzit. E kam degjuar kete nga lajme jo zyrtare, por si i thone, goje pas goje.
    Mendoj se kete pune lili do ta kryeje me sukses te plote…

  11. alphade says:

    Metushi e di mire she heret apo vone e pret “krahapur” RECI dhe
    “alpinizmi” I tij keto muajt e fundit eshte I lidhur me planin e tij
    te arratisjes per ne Serbi permes rrugeve alpiniste qe studioi gji-
    the kete Kohe sepse tash nuk mund asesi te ndjeke “planin e
    Gruewskit per arratisje permes postave kufitare por permes rru-
    geve te dhive ,alpinistike ! Ne kete aventure alla- donkishotiane
    me siguri do t’a ndjeke Plaku Mere,nese do t’a mbajne kellqet ?!
    Ah,per pak sa harrova ,depozitat e Ketij binomi mos I kerkoni
    kot neper bote ,ago I keni ne Bankat e Putinit.,,…!!!

  12. mark says:

    tutu ke bere komentin me brilant

  13. Polici says:

    Gaboheni rende se ka qene Toto Likja qe i ka vene kushte Drejtorit per Ballkanin Perendimor ku i ka kerkuar qe n.q.se do ta takoje duhet te jete ne takim ne presidence edhe Qim Peka dhe Bes Kallaku ,ndryshe nuk ka takim !Ndaj ai nuk e ka takuar!

  14. florjani says:

    Meten nuk e duan Shqiptaret, sa here qe del ne media provokon me prezencen e tij. Meta qesh se do te tregoje se çudia me e madhe zgjat tre dite. Fotot e tij neper male si çaknoris, tregojne çrregullime psiqike, si dikur mbreterit ne keto kushte psiqike mbanin nje palaço afer qe ta benin per te qeshur, ky palaçoja president zgjodhi nje palaço si sallaku dhe si zigraf qim peken. Amerikani ja ka lexuar kartelen, keshtu qe se ka pare te arsyeshme te takoje nje te pa arsyeshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje