Lorik Cana: Kombëtares po i thahet uji i pishinës, do vijë një ditë që...

6 Shtator 2019, 19:10Sport TEMA

Lorik Cana flet hapur mbi problemet e kombëtares së Shqipërisë që pas Euro 2016 dhe për të parën herë thotë atë që ndoshta ka mbajtur të fshehur për shumë kohë në mendjen e tij, por që në biseda private me miq mund ta ketë thënë…

“Eshtë periudha më e vështirë për Shqipërinë”, thotë ish-kapiteni për “Le Parisien”.

“Pritej, në fakt, sepse pas Europianit 2016, duhet të vinte ndërrimi i brezit por tani kemi një boshllëk të madh.

Praktikisht, disa futbollistë u tërhoqën, të tjerë që në Europian u paraqitën mirë tani nuk po e bëjnë dhe ato pritshmëri janë zbehur. Jo vetëm kaq, por kanë ikur elementë cilësorë dhe nuk janë zëvendësuar”.

Ish-kapiteni më pas thotë se “problemi lidhet me formimin e Kosovës por edhe Maqedonia e Veriut, pasi 8-9 vite më parë, mblidhnim më të mirët, që kishin kombësi shqiptare por me origjinë kosovare apo maqedonase, ndërsa tani shkojnë me kombëtaret e tyre. 

Kështu, Shqipëria duhet të shohë te produkti vendas por nuk është e lehtë. Jemi bërë si ajo pishina të cilës po i thahet uji. Do të vijë një ditë që do të jetë edhe më e vështirë, duhet të ndryshojmë diçka.

Tani lojtarët ose ambjenti kuqezi më sheh si vëllain e madh, por jam krenar që kam mbajtur shiritin dhe i kamë thënë jo Domenech kur ishte koha… Franca më kërkoi, ashtu edhe Zvicra, por doja vetëm Shqipërinë.

Të presim atë epokë të re, atë erë që do të na shtyjë drejt një tjetër arritje si Euro 2016, edhe pse aktualisht jemi ende me shumë probleme”.

4 komente në “Lorik Cana: Kombëtares po i thahet uji i pishinës, do vijë një ditë që…”

  1. katarakti says:

    Kosovaret bene gabim te madh qe formuan kombetaren e tyre. Nuk e kuptuan idiotet se ua futen. Bota nuk donte nje kombetare mbare shqiptare, por i donte shqiptaret te ndare. Prandaj edhe e pranuan menjhere Kosoven ne FIFA, kur nuk e pranojne ne shume organizma te tjera nderkombetare! Duhej te kishim nje ekip mbarekombetar futbolli, ku te grumulloheshin futbolliste shqiptare nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia dhe diaspora. Por Kosova me sa duket nuk do bashkim me Shqiperine. Ose e do sa per tu bere pjese e OKB-se. Pra nga interesi dhe jo nga zemra. Ndofta eshte e njejta gje edhe per shqiptaret e Shqiperise! Se jemi te tille, te ndare ne fise dhe tribu, prandaj nuk bejme asnjehere perpara.

  2. tifozi says:

    Prandaj do mbetesh per jete kapiteni kombetares shqiptare

  3. Raimond vlonjati says:

    Ky dreq do mbahet mend se futi Korupsionin ne Kombetare

    Qe kuf u be ky kspiten , fillo te shuste ndeshjet e Kombetares bashke me Berishrn , Gjimshitin , Ujkanin she Bashen , edhe ndonje tjeter aty si ai Gashi ,
    Por Gashin e kuptoi De Buazi dhe e ndoqi fare

    Keta me Lorikun ne krye futeshin ne baste me ndeshhet e Kombetares

  4. nuk vazhdohet me pordhe says:

    …..dhe kur u kethye ky nga turqia per tek Lacio Edi Reja qe ishte trainer i Lacios tha ; Per mua ky eshte lojtar i serise B.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje