Lutjet e FSHF-së për mbledhur tifozë dhe leksioni nga Kosova

6 Shtator 2019, 18:25Sport TEMA

Nga Fatjon Baze

Pas kualifikimit historik ne kampionatin europian ne vitin 2016, Kombetarja shqiptare pesoi mjaft ndryshime duke nisur që nga ndërrimi i trajnerit, afrimi i lojtareve te rinj, rikthimi i rezultateve te dobeta, si dhe merzitjen per te pare nga shkallet e stadiumit ekipin kuqezi.

Eksperimenti me italinin Kristian Paunuçi ishte katastrofal per ekipin kombëtar, ç’ka ato pasoja po vuhen edhe sot ku edhe pse eshte afruar nje trajner me eksperience, skuadra ende nuk eshte ne shinat e duhura.

Kjo ka sjelle nje zhgenjim teper te madh tek tifozeria kuqezi, e cila me shume po preferon t’i ndjek ndeshjet nga shtepite, se sa nga shkallet e stadiumit.

Tifozet e kane humbur besimin pasi loja e ekipit eshte mjaft e dobet, lojtaret e rinj te afruar kane qene jo te denje per te veshur fanellen e kombetares, dhe per te mos mjaftuar keto, jane edhe çmimet e “kripura” qe Federata Shqiptare vendos, te cilat kalojne çdo limit.

Largimi i tifozeve nga shkallet e stadiumit ka bere qe ditet e fundit Federata e Shqiptare e Futbollit te beje nga dy tre postime ne faqet e saja zyrtare ne rrjetet sociale duke iu bere thirrje tifozeve te mbeshtesin ekipin kuqezi.

Jane si lutjet e nje hajduti, i cili pasi kapet duke vjedhur kerkon falje duke premtuar se nuk do e beje me dhe do te futet ne rrugen e duhur.

Vetem se zyrtaret e FSHF-se duhet te dine qe tifozet nuk kane nevoje qe ky institucion tu beje thirrje per te mbushur stadiumin, se e kane treguar se çfare dine te bejne – ku rasti me i mire eshte pjesmarrja ne Europian ku ishin ne vemendjen e mediave boterore per menyren spektoklare te tifozellekut.

Tifozet kane nevoje qe ky Institucion qe eshte kthyer ne nje prone private te nje individi qe e ka zaptuar ate karrige prej me shume se 17 vitesh, te mos grabiten nga çmimet e shtrenjta te biletave, te mos tallen me ndjenjat e tyre ku i detyrojne te shohin ne fushe lojtare qe jane aty fal qokave.

Duhet te marrin shembull Kosoven, e cila sot ben tre vite nga pranimi i saj ne FIFA dhe UEFA dhe per ta po flet e gjithe bota me superlativa.

“Dardanet” neser perballen ndaj Çekise ne stadiumin “Fadil Vokrri” dhe ne rast te nje suksesi jane pretendent kryesore per te shpresuar tek nje kualifikim i mundshem per ne “Euro 2020”.

Stadiumi “Fadil Vokrri” per kete duel do te jete i mbushur plot e perplot dhe ajo qe eshte mbreslenese, eshte fakti se biletat per kete sfide jane shitur ne harkun e 40 minutave qe ne momentin e pare qe kane dal ne shitje.

Atje, Federata Kosovare e Futbollit nuk ka pasur nevoje per promocione, nuk ka pasur nevoje te beje reklama televizive, nuk ka pasur nevoje te beje thirrje per mbeshtetje neper rrjete socile, sepse aty tifozet e dine se çfare skuadre kane dhe çfare sjellje kane drejtuesit e Federates.

Nderkohe, qe stadiumi “Elbasan Arena” qe do te prese me 10 shtator ndeshjen Shqiperi-Islande do te jete rreth 70% i boshatisur.

Keto jane diferencat e nje Federate qe u lutet tifozeve per tu afruar ne stadium, dhe nje Federate ku tifozet i luten per nje bilete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje