FOTO / “Koha e tij te Shqipëria ka përfunduar”, Mavraj i përgjigjet ish-kapitenit Vata

8 Shtator 2019, 22:00Sport TEMA

“Sa i përket Mavrajt, me gjithë respektin për atë që ka dhënë dhe karrierën që ka, mendoj se koha e tij te kombëtarja ka përfunduar dhe nuk ka çfarë jep më”.

Këto janë fjalët e Rudi Vatës , ish-kapitenit të përfaqësueses shqiptare, për kapitenin aktual të kuqezinjve, Mërgim Mavrajn. Ish-mbrojtësi i kuqezinjve ka kritikuar shpesh pasardhësin e tij në këtë rol në radhët e kombëtares dhe me sa duket Mavraj nuk i ka përjetuar mirë kritikat.

Reagimi i tij, si zakonisht, vjen në rrjetet sociale, me një postim që ka shumë nënkuptim. Ai ka postuar një foto të Fatmir Vatës, ish-sulmuesit të përfaqësueses shqiptare i cili ka luajtur për shumë vite në Gjermani duke bërë emër atje.

“Unë vetëm një Vata e njof”, ishin fjalët që shkruante Mavraj në postimin e tij në rrjetet sociale, duke injoruar kësisoj fjalët e Rudi Vatës, i cili në karrierën e tij me fanellën e kuqezi ka luajtur 59 ndeshje, më shumë se sa Mavraj i cili dje zhvilloi të 50-tën me kombëtaren shqiptare.

Një polemikë në distancë që pritet të vazhdojë në ditët në vijim, pasi Vata rrallëherë tërhiqet kur “sfidohet” nga ndonjë prej futbollistëve apo drejtuesve, aq më tepër kur bëhet fjalë për kombëtaren shqiptare të futbollit.

5 komente në “FOTO / “Koha e tij te Shqipëria ka përfunduar”, Mavraj i përgjigjet ish-kapitenit Vata”

  1. Tifozi says:

    Mavraj duhet te largohet, nuk ben me pune ne kombetare.
    Megjithate , kombetarja ka disa elemente te mire me te cilet duhet punuar profesionalisht

  2. Ai says:

    Ka mbaruar koha e islamikut pederast bythngjitur Hysaj nga i cili kombtarja jone eshte goditur rend vazhdimisht dhe jo koha e Mavrajt I cili I tha jete e fame kombtares tone. Hysaj nuk ka qene asnjehere futbollist Zmijani po ai ishte mbrojtes boteror. Edhe Balaj eshte kot.

  3. arberbrooklyn says:

    Kur mundohet te bej ironik dhe ky kotlliku , mavraj u nxifsh me keq se mbiemri yt , o mavro me boje , erdhe ne periudhe tranzicioni ne perfaqsuese dhe ngele aty , sepse I ke sherbyer shefit tend , a te kujtohet kartoni i kuq me skocine ? Sa e kishte koficentin ??? Me pershtat te vishje fanellen arabe o mjeker cjap , ik e liroje cepin QE ke zene se ka dhe menyra te tjera plot qe nuk do te pelqejn fare , ndaj kur te zesh ne goje Rudi Vata laj gojen tende te qelbur o hale arabie

  4. inat says:

    rudi vata urgjentisht president i federates

  5. Danilo says:

    Trajneri Rea do te me binde qe eshte vertet trajner i vertete ne se do te largoje nga kombetarja Mavrajn qe i ka mbaruar koha si dhe Myrto Uzunin dhe Balajn qe bredhin kot si kuaj ne fushe dhe nuk terheqin as vemendjen e kundershtarit. Uzuni nuk di as te dribloje as te beje ndlnje ikje sic ben Roshi. Kurse Balaj eshte nje cope trung ne fushe qe nuk ka kapur asnje top dhe kur e ka nuk di cfare te beje me te.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje