Humbja e Shqipërisë ndaj Francës, ka nxjerrë edhe njëherë tjetër problemet që kuqezinjtë kanë në fushën e blertë.
Në një prononcim për “RTSH”, Rudi Vata u shpreh se koha e Mavrajt te Kombëtarja ka përfunduar, duke shtuar se duhet të largohet. Sakaq, ai pranoi se nga kjo ndeshje, Shqipëria nuk ka bërë asgjë pozitive dhe se me vetëm 1 goditje në portë nuk mund të bësh asgjë.
“Pashë një skuadër aspak agresive në mbrojtje, nuk luftonte për topin e parë dhe skuadër jo të lumtur. Nuk kishin dëshirë të luanin, ndërsa Franca luante me pasa dhe kishte dëshirë. Sa i përket Mavrajt, ,e gjithë respektin për atë që ka dhënë dhe karrierën që ka, mendoj se koha e tij te kombëtarja ka përfunduar dhe nuk ka çfarë jep më. Deshamp e tha që Franca ka kualitet dhe Shqipëria nuk mund ta përballojë.
Kemi bërë vetëm një gjuajtje në portë dhe ajo erdhi nga penalltia. Unë jam koshient që kjo është Shqipëria, por janë të tjerët që mendojnë se kemi ekip për më shumë. Kemi probleme të thella dhe mendoj se sulmuesi më i rëndësishëm ka qenë Grezda por gaboi duke ikur në Skoci. Është mungesë e rëndësishme dhe presim nga Uzuni, por nuk i ka kualitetet që do Kombëtarja për të dalë te goli. Kemi probleme nga krahët dhe nuk kemi qendërsulmues për të bërë atë që duhet. Duhet rifreskim total dhe jo do të shkojmë apo jo në Europian”, tha Vata.
Po mire se trajneret qe nderrohen dhe nuk kane kohe te njohin elementet por keta opinionistet dhe gazetaret sportive perse nuk e hapin gojen te thone qe Mavraj ka mbaruar, qe Uzuni eshte lojtar pa tru qe vetem vrapon kot, qe Balaj eshte nje cope dordolec ne sulm dhe nuk di te beje nje driblim apo manovrim, e shume lojtare te tjere. I vetmi lojtar i sakte qe terheq ne sulm ishte Roshi dhe trajneri jone e vuri ne mbrojtje. Ka ardhur koha te rishikohet marrja e trajnereve te huaj. Une do te vendosja sot me optimizem Redi Jupin si trajner me tru per kombetaren dhe rezultatet do te ishin shume me te mira
Po mire se trajneret qe nderrohen dhe nuk kane kohe te njohin elementet por keta opinionistet dhe gazetaret sportive perse nuk e hapin gojen te thone qe Mavraj ka mbaruar, qe Uzuni eshte lojtar pa tru qe vetem vrapon kot, qe Balaj eshte nje cope dordolec ne sulm dhe nuk di te beje nje driblim apo manovrim, e shume lojtare te tjere. I vetmi lojtar i sakte qe terheq ne sulm ishte Roshi dhe trajneri jone e vuri ne mbrojtje. Ka ardhur koha te rishikohet marrja e trajnereve te huaj. Une do te vendosja sot me optimizem Redi Jupin si trajner me tru per kombetaren dhe rezultatet do te ishin shume me te mira. Gafa e trajnerit me vendosjen e Roshit me zgenjen shume per performancen e ardhme te kdtij trajneri.
Mavraj lojtari me kot
Gjeje nje here lojtar ti si Experte. Ky eshte vetem fillimi i fundit. Kombetarja do behet si Andorra, Lichtesteini, San Marino etc.