Shqipëria ka marrë një disfatë të rëndë në takimin e zhvilluar mbrëmjen e sotme në transfertë kundër Francës.
Një humbje që djeg, jo vetëm nga rezultati i thellë 3-0, por dhe nga loja që bën kuqezinjtë të cilët për gjatë gjithë 90 minutave nuk bën asnjë goditje të rrezikshme në portën kundërshtare.
Skema e përdorur nga trajneri Edi Reja ishte totalisht e dështuar me Odise Roshin të cilin e kishte vendosur në rolin e mbrojtësit të majtë, çka rezultoi fatale ku që në minutën e shtatë një pozicionim i gabuar i fierakut i dha golin e avantazhit “Gjelave” me anë të Koman.
Një gabim tjetër i Odise Roshit në minutën e 27-të i dha mundësinë Francës që të shënonte dhe golin e dytë me anë të sulmuesit Giroud.
Të besuarit e Dider Deshamp kishin mundësinë që të shënonin dhe golin e tretë në pjesën e parë ku në minutën e 37-të Grizman gaboi nga pika e bardhë e 11 metërshit.
Megjithatë, edhe 45 minutat e dyta folën tërësisht për kampionët e Botës që dominuan takimin si edhe shënuan golin e tretë me anë të Koman dhe të katërtin me anë të Ikone.
Por kur ndeshja po shkonte drejt fundit Sokol Cikalleshi shënoi golin e nderit për kuqezinjtë me një 11 metërsh të fituar po nga ai.
Një humbje e rëndë për Shqipërinë që tregoi edhe njëherë që çalon në të gjitha repartet.
Sfida e rradhës për kuqezinjtë do të jetë më datë 10 shtator në “Elbasan Arena”.(F,B-TemA)
Goli i parë i shënuar nga Koman
Goli i dytë i shënuar nga Giroud
Goli i tretë i shënuar nga Koman
Goli i katërt i shënuar nga Ikone
Goli i pestë i shënuar nga Cikalleshi
skemi as nuk do te kemi lojtare ne jane fallco komplet…shkojn si zorra te qelbur edhe te ngordhur turp zhdukni poshtersit
GOLI I CIKALESHIT NJE MASHTRIM I TURPSHEM. NUK ISHTE PENALLTI FARE!! Cunat tane luajne futboll me breke neper kembe gjithe jeten.
Panuci ??????????? e ka fajin.
Ekipi kombetar eshte sabotuar qellimisht. Qe kur u nda me kosoven u be e qarte qe ekipi drejtohet nga filoserb.
Mund te thuash qe nuk kemi lojtare por nuk mund te mendohet qe te luajne si çilimij. Liga eshte e korruptuar koke e kembe. Futbolli ashtu si edhe politika eshte nje farsë antishqiptare.