Në Barbas të Petrelës një hapësirë moderne sportive, për të luajtur apo për tu stërvitur, që quhet “Football Republic”, që drejtohet nga ish lojtari i njohur i kombëtares shqiptare Redi Jupi, ka mbledhur mijëra të rinj që kanë pasion futbollin dhe që në të ardhmen të jenë mes ekipeve më të mira shqiptare, pse jo edhe pjesë të kombëtares shqiptare.
Një ndër ta që synonin dhe stërvitet me pasion që në këtë moshë të re është edhe djaloshi 11 vjeçar, Bjorni Bekteshi, i cili luan me skuadrën e “Football Republic” që drejtohet nga ish futbollisti i njohur, Erbim Fagu.
Në fushën e gjelbër ai bie menjëherë në sy, është një fëmijë shumë i veçantë, si në pamje ashtu edhe në talent.
Bjorni ka një pasion shumë të madh për futbollin, i mbështetur fort edhe nga i ati i cili e ka ushqyer me dashurinë për futbollin që në hapat e tij të parë.
Për moshën që ka, 11-vjeçari i talentuar zotëron një teknikë shumë të mirë dhe është i aftë të luajë me të dyja këmbët, aq sa po cilësohet që tani si një talent i sigurt të cilin padyshim e pret një e ardhme e ndritur në futboll.
Ai ëndërron që në të ardhmen të luajë jashtë Shqipërisë dhe që një ditë të vesh fanellën e skuadrës së Juventusit dhe idhulli i tij është Paulo Dybala, ndërsa në Shqipëri është një fans i kampionëve të Kategorisë Superiore, Partizani, dhe i portierit Alban Hoxha.
Bjorni ka marrë dhe çertifikata vlersimi nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit për “vlerat e spikatura individuale të vëna në shërbim të ekipit”.
Por kjo është vetëm njëra anë e medaljes për një fëmijë të talentuar si Bjorini, pasi të njëjtën dashuri që ai ka për futbolli ndjen edhe për shkollën, mësimet.
Përkushtimi maksimal që bën edhe në shkollë për të treguar rezultate të njëjta si në futboll bënë që Bjorni të jetë edhe një nga nxënësit më të shkëlqyer të shkollës.
E sigurtë është që në të ardhmen do të kemi një “Paulo Dybala” shqiptar. (TemA)
Bravo o drite.Shendet dhe suksese te kesh.Do te te ndjekim me shume kenaqesi.
Bravo Bjorni. Te shkojme njehere ta shohim Juven ne tribune pa nami u befte ?