VIDEO:  Mbyllet në barazim pjesa e parë mes Kosovës dhe Çekisë, dominim i “Dardanëve”

7 Shtator 2019, 15:47Sport TEMA

Është mbyllur në barazim pjesa  e parë e ndeshjes mes Kosovës dhe Çekisë që po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” për kualifikueset e “Euro 2020”.

Një takim tepër emocionues nën një atmosferë fantastike të krijuar nga tifozeria kosovare e cila e mbushur stadiumin plot për të përkrahuar ekipin e tyre.

45 minutat e para u mbyllën me rezultatin e barabartë 1-1 ku të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë me anë të Schick.

Por gëzimi i Çekisë do të zgjaste vetëm katër minuta pasi me anë të një kundërsulmi perfekt Kosova barazon gjithçka me anë të bomberit që luan me ekipin e Fenerbaçes, Vedat Muriqi.

Ky është një test mjaft i rëndësishëm për të besuarit e Bernard Shaland të cilët në rast të një suksesi hedhin një hap të madh drejt kualifikimit për në faznë e grupeve. (TemA)

Goli i parë i shënuar nga Schick

Goli i shënuar nga Vedat Muriqi

1 komente në “VIDEO:  Mbyllet në barazim pjesa e parë mes Kosovës dhe Çekisë, dominim i “Dardanëve””

  1. ''kurre mos'' luftoni'' me derrat[sunitet],sepse ju leroseni ndersa derrat[sunitet] zbaviten......''[G.B. Shaw] says:

    te citosh ”dudumet” e sulltan muratit si ”dardane” kjo eshte thjesht cmenduri……………….!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje