"Football Leaks" zbulon kontratën monstruoze Nike-Ronaldo. Detajet e firmës!

7 Shtator 2019, 11:05Sport TEMA

Cristiano Ronaldo është padyshim një ndër futbollistët më të mirë të historisë, por dhe më të paguar në botë. Portugezit i është zbuluar kontrata me Nike nga “Football Leaks”.

Prestigjozja “Der Spiegel” shkruan se në 10 vite marrëveshje, ylli i Juventusit do të fitojë 162 milionë euro.

Kontrata është nënshkruar në shtatorin e 2016 dhe nuk ishte bërë publike deri tani, pasi kompania Nike i ka kërkuar Ronaldos dhe agjentit të tij Jorge Mendes të mos zbulojnë kushtet e marrëveshjes.

Ronaldo fiton 16.2 milionë euro në vit nga marrëveshja me Nike dhe në rast se fiton çmime individuale si “Topi i Artë” ka dhe 4 milionë euro bonus. Portugezi do të vazhdojë me këtë marrëveshje deri në vitin 2026.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje