Në prag të ndeshjes me Shqipërinë, në Francë e kanë zbuluar formacionin që do të zbresë në fushë me urdhrin e trajnerit Didier Deschamps.
Mungesa të mëdha tek “gjelat”, që duhet të bëjnë llogaritë pa Mbappe, Pogba dhe Kante.
Në vend të sulmuesit të PSG-së pritet të luajë Kingsley Koman, i cili në krah do të jetë me Thomas Lemar. Dy lojtarë të shpejtë, që pritet të prishin balancat e mbrojtjes kuqezi, ndërsa para tyre pa dyshim do të jetë dyshja Griezmann-Giroud.
Në mesfushë është krijuar diga me dy lojtarë të tjerë: Matuidi dhe Tolisso, ndërsa mbrojtja është vërtetë me 5 yje: Varane dhe Lenglet në qendër, Pavard e Hernandez në krah. Në portë si gjithmonë kapiteni Lloris.
Do i mundim
Ky formacion eshte formacioni me i keq i mundeshem i ekipit Francez,ndaj po te qarkullohet topi dhe te luhet qete mund ti marreshe lehte baraziin!Nga sulmi vetem Griesman mund te jete i rrezikshem ndonese eshte jashte forme siç tregojne ndeshjet e tij me Barcen!Ndaj me nje reshtim te mire eloje te kujdeseshme mund ti marrin ndonje pik ekipit kampion te botes!Humbja nuk eshte kokeulje kur shikon qe ekipi Gjerman humbet turpesisht me nje taktike te fjetur ndaj tulipaneve qe siç duket Koman i ka zgjuar nga gjumi dhe u ka rritur deshiren per te luajtur ketij ekipi te talentuar!Ekipi Yne po luajtur per tu paraqitur denjesisht mund te marr ndonje rezultat pozitiv ,po luajti per pike do te humbase si Gjermania pa vizion dhe e plakur ne fushe!