Deschamps ngatërron sistemin e trajnerit Reja, por lavdëron Shqipërinë: Ekip koherent!

6 Shtator 2019, 21:18Sport TEMA

Trajneri i Francës, Didier Deschamps analizoi Shqipërinë në këndvështrimin e tij, për sfidën e së shtunë mbrëma, si dhe u ndal të flasë për mungesat dhe lojtarët e grumbulluar.

Si e analizoni përfaqësuesen e Shqipërisë?

“Është një përfaqësuese që ka ndërruar trajnerin, i drejton Edoardo Reja. Një trajner me eksperiencë, që ka ndryshuar sistemin e tyre, me një sistem me 5 mbrojtës (në fakt Reja e rreshton ekipin me 3-5-2, por që dihet se ndaj Francës do jemi me skemë mbrojtës). Ka lojtarë me eksperiencë dhe lojtarë të rinj. Është një ekip koherent dhe shumë i disiplinuar. Ndaj Shqipërisë historikisht nuk ka qenë kurrë e lehtë. Pres një ndeshje të vështirë. Ka shumë motivim kur një skuadër përballet me kampionët e botës.”

A keni frikë nga mungesa e Kante, Pogba dhe Mbappe? 

“Nuk kam frikë fare, ka shuam lojtarë që mungojnë, duke përfshirë edhe disa titullarë. Pësuam një humbje në Turqi, e dimë, ne kemi edhe 6 ndeshje për të luajtur dhe fillon me një fitore nesër mbrëma. Nuk do iu kërkoj lojtarëve ofensiv të bëjnë Mbappe-n, ata kanë regjistër tjetër.”

Mendimi yt rreth Matteo Guendouzi? 

“Nuk duhet të kërkojë shumë, është lojtar i ri dhe ka ende shumë për të gjeneruar në skuadër. Ai luan shumë tek Arsenal, edhe pse ka konkurrencë të fortë. Është një mesfushor modern që luan në zona të ngushta me volum të lartë dhe kualitet teknik. Ai është lojtar shumë i ri, por me shumë potencial”.

2 komente në “Deschamps ngatërron sistemin e trajnerit Reja, por lavdëron Shqipërinë: Ekip koherent!”

  1. florence says:

    hahahaha, lavderon shqiperine, ai tall trapin duke thene ekip koerent, me kuptimin kusj rrin e can trapin me keta te marum.

  2. Xeni pa qime says:

    Jeni large nuk kuptoni ketu te pomposhe njerzit me compliments eshte sport national

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje