VIDEO: Kosovë e papërmbajtshme! “Dardanët” fitojnë me përmbysje ndaj Çekisë dhe hedhin një hap drejt grupeve të “Euro 2020”

7 Shtator 2019, 16:52Sport TEMA

Emocione, spektakël dhe në fund një sukses super i merituar. Kosova është ekipi i moment duke bërë krenar ane e mbanë të gjithë shqiptarët me ecurinë dhe  rezultatet e saja fantastike që po merr.

“Dardanët” e udhëhequr nga trajneri Bernard Shaland kanë arritur ditën e sotme një sukses shumë të rëndësiëshëm përballë një kundërshtari direkt për të shkuar në grupet kualifikuese të “Euro 2020” duke mposhtur në stadiumin “Fadil Vokrri” kombëtaren e Çekisë me rezultatin 2-1.

Një fitore me përmbysje për Kosovën e cila me performancën e saj të bërë gjatë 90 minutave u shpërblye me këtë sukses të merituar që i ngjit në vendin e parë me 8 pikë të grumbulluara në Grupin A.

Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë me anë të Schick, i cili realioi në minutën e 16-të.

Por gëzimi i Çekisë do të zgjaste vetëm katër minuta pasi me anë të një kundërsulmi perfekt Kosova barazon gjithçka me anë të bomberit që luan me ekipin e Fenerbaçes, Vedat Muriqi, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 1-1.

Ashtu si pjesa e parë, edhe 45 minutat e dyta do të flisnin tërësishët për skuadrën e Kosovës e cila dominoi totalisht kundërshtarin.

Do të ishte minuta e 67-të ku pas një goditje nga këndi, një skemë perfekte mes Valon Berishës dhe Mërgim Vojvodës u konkretizua me gol nga ky i fundit.

Një gol që ngriti në peshë tifozët që kishin mbushur plot shkallët e stadiumit “Fadil Vokrri”, që iu gëzuan këtij suksesi mjaft të rëndësishëm që e afron Kosovën drejt kualifikimit për në fazën e grupeve të kampionatit europian.

Një fitore e merituar për një ekip që meriton të gjithë fjalët e mira për këto performanca që ka kryer, edhe pse janë një kombëtare fare e re. (F.B,TemA)

Goli i parë i shënuar nga Schick

Goli i dytë i shënuar nga Muriqi

Goli i tretë i shënuar nga Vojvoda

14 komente në “VIDEO: Kosovë e papërmbajtshme! “Dardanët” fitojnë me përmbysje ndaj Çekisë dhe hedhin një hap drejt grupeve të “Euro 2020””

  1. Jep says:

    Bravo, fjale pak e pune shume, jo si hysaj me. Shoke qe fryhen bythesh ne intervista e pastaj ne fushe skan takat as per dy Pasa.

  2. Niko says:

    Respekt respekt respekt…

  3. #varijanullen says:

    Sa bukur , Bravo te gjithve karrier te sigurt kane cunat e Kosoves Po te kualifikohen, vetem kontarata te majme i presin, mos leshoni pe dhe 2/3 ndeshje se kualifikimi eshte i mundur. Greki Cfare beri?

  4. Jetmiri says:

    Bravo Kosova!Jam krenar qe Shqiperia ka dy perfaqsuese te denja ne futboll,uroj qe edhe perfaqesuesja tjeter te na surprizoi ndaj Frances,nga jugu ne veri-Shaiperia eshte nji!!!!

  5. Raimond vlonjati says:

    Jane te mire shume ata te Kosoves ne cdo aspekt

    Edhe ne pamje jane bosa

    Urime urime !

  6. Algor says:

    Shqipëria me Francen duhet te ruhet qe te mos pesoje shume gola. Edhe pse sulmuesi Mpappe mungon, Franca mbetet shume e rrezikshme. Futbolliste qe para nje viti munden Argjentinen, Uruguajin, Belgjiken dhe Kroacine, jane akoma ne aktivitet.
    Mbare iu shkoftë sonte ne Paris. Te pakten shi nuk Po bie.

  7. Studenti says:

    Ekipi Kosovar ka individe te mire por qe u mungon preçizioni ne pasim dhe loja me nje takim.Pergezime per fitoren e merituar ku vlen te theksohet se ekipi kudershtar ishte me i pergatitur fizikisht por taktikisht i dobet!Ne tribune ndodhej edhe presidenti Thaçi e dy ndenjese me andej me zune nje president tjeter qe çuditerisht ishte i pranishem ne kete ndeshje !Ndoshta ka porositur arbitrat qe ta shtynin ndeshjen pasi do te kishte trazira por nuk i doli edhe kesaj radhe!Ma merr mendja qe pas ketaj eshte nisur drejt Parisit per te ndjekur ndeshjen France-Shqiperi ndoshta ven edhe princi i Monakos duke i dhene mundesi per ndonje takim me Makronin !Ky njeri vertet ka nje fat qe ka lindur ne Skra par!

  8. Bambi. says:

    Uriiimmeeee !

  9. Shqiptarja says:

    BRAVOOOO KOSOVA !
    KENI BERE KRENARE TE GJITHE SHQIPTARET KUDO QOFSHIN !

  10. Beni says:

    Bravi… Dhe luani shkelqyer football l

  11. Beni says:

    Bravi… Dhe luani shkelqyer football!

  12. Lani says:

    Bravo e madhe per djemte punetore te talentuar e te perkushtuar te Kosoves!

  13. Shqiperi të qofsha fal says:

    Bravo ju qofte ! Ju na nderoni ne e jo ekipi yne qe vetem llafe kane e ne fushe janë qesharak.
    Na turperuan mbreme me Francen.

  14. Xhemo says:

    Kosova ka lojtare me zemer, ne ne shqiperi kemi “ajshtajna” si andi Lila me shoke, lojtare pordhac medioker dhe pa pike egoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje