Kosova mori një fitore të madhe me Çekinë që përveçse për renditjen shërben edhe për rritjen e moralit para përballjes shumë të vështirë me Anglinë.
Sulmuesi i Fenerbahçes, Vedat Muriqi, autor i golit të parë të Kosovës theksoi pas takimin se të gjithë lojtarët po japin shpirtin në fushë dhe mund ta bëjnë ëndrrën realitet.
“Nëse vazhdojmë kështu, ëndrrat tona do të bëhen realitet. Sa herë vijmë këtu, luajmë edhe më mirë. Unë dhe të tjerët jemi në gjendje ta lëmë edhe shpirtin në fushë.
Anglia? Do të japim 100%, pavarësisht me cilët luajmë. Do të luajmë me një vend të madh, do të jetë lojë edhe më e vështirë. Edhe atje besoj se do të na përkrahin fansat tanë. Shpresojmë të marrim 1 pikë, pse jo edhe fitoren”.
Mërgim Vojvoda ishte heroi i Kosovës, në sfidën e sotme ndaj Çekisë. Mbrojtësi shënoi golin e dytë për “dardanët”, falë një skeme fantastike. Në prononcimin pas ndeshjes, Vojvoda nuk nguroi të thumbonte “çekët”, teksa foli edhe për skemën e golit.
“Nuk pranuam gol, për kësaj here i hyri përmas Çekisë. Kjo fitorja tregoi sa jemi të lidhur të gjithë bashkë dhe sa jemi të lidhur. Sushi tha që po shënuan nuk pësojnë, por nuk ndodhi kështu. Jemi shumë të lumtur për këtë fitoren.
Skema e golit? Dy herë e pashë se kishte hapësira, herën e tretë ja bëra me shenjë Valonit që ta jepte topin poshtë. Mu kujtua goli i Liverpulit ndaj Barcelonës”, u shpreh Vojvoda.
Ndërsa Florent Muslija, i cili debutoi me fanellën e Kosovës, tha se kishte përjetuar një moment që nuk do ta harrojë kurrë.
“Jam shumë gëzuar për debutimin tim. Kemi dhënë maksimumin sot. Është ndeshja ime e parë, një moment që kurrë nuk kam për ta harruar.”
Bravo vellezer ja mbyllet goje sllaveve te dhier qe provokonin.