Mbyllet ndeshja Francë-Shqipëri me rezultatin 4-1. Të gjithë golat e ndeshjes me VIDEO

7 Shtator 2019, 22:35Sport TEMA

Shqipëria do të luajë ndeshjen e saj të rradhës mbrëmjen e sotme përballë Francës për kualifkueset e kampionatit europian “Euro 2020”.

Takimi që do të luhet në “Stade de France” do të jetë mjaft i vështirë për kuqezinjtë të cilët kanë shumë pak shanse për të marrë pikë ndaj kampionëve të botës, edhe pse do të tentojnë të bëjnë një surprizë.

Shqipëria bën pjesë në Grupin H dhe renditet në vendin e katërt me gjashtë pikë të grumbulluara.

Formacionet zyrtare:

Franca: Loris, Pavard, Varane, Lengle, Hernandes, Matuidi, Toliso, Lemar, Grizman, Koman, Zhiru.
Trajner: D. Deshamp

Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Ismajli, Roshi, Ramadani, Abrashi, Bare, Uzuni, Balaj.
Trajner: E. Reja

GOL! Sokol Cikalleshi shenon golin e nderit per Shqiperine duke u treguar i sakte nga pika e bardhe e penalltise

GOL! Poker i francezeve qe shenojne serish me ane te Ikone

Minuta 80’- Largohet Hernandes nga Franca, në lojë Dinje

Minuta 78′- Edhe Xhaka përfundon mes të ndëshkuarve për faull ndaj Pavard

Minuta 73’- Reja kryen edhe zëvendësimin e fundit, duke hedhur në lojë Xhakën për Abrashin

GOL! Franca shenon dhe golin e trete me ane te Coman

Minuta 56′- Aksion fantastik i francezeve, Strakosha ben shpëtimtarin, duke i mohuar golin e trete Frances

Minuta 52′- Tjeter gafe ne mbrojtje, topi shkon te Lemar, i cili provon brenda zones, por devijon Ismajli, qe shpeton nje gol të sigurt!

Nis pjesa e dyte e ndeshjes France-Shqiperi

Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 2-0

Minuta 35′- Franca humbet nje tjeter mundesi te arte per te shenuar golin e trete me ane te Grizman i cili gaboi nga pika e bardhe e 11 metershit

GOL! Franca shenon serish duke dyfishuar rezultatin ne minuten e 26-te me ane te sulmuesit Oliver Giroud, i cili i vetem perballe Strakoshes nuk e ka te veshtire ta mposhte portierin kuqezi

Minuta 12’- Shpetojme per mrekulli pa pesimi i golit te dyte me Giroud i cili me porten e boshatisur nuk arrin dot ta dergoje topin ne fund te rrjetes

GOL! Franca kalon shume shpejt ne avantazh pas vetem shtate minutash lojes me ane te Coman qe i shkeputet mjaft bukur mbulimit te mbrojtjes shqiptare duke e derguar topin ne fund te rrjetes

Minuta 2’- Goditje dënimi per Shqiperine që tento nje skeme me Ramadanin i cili pason per Ismajlin, por i jep me shume force se sa duhet dhe topi shkon jashte 

Nis ndeshja me topin e pare te luajtur nga qendra nga ana e lojtareve kuqezi

Ekzekutohet me ne fund himni shqiptar pas incidentit te krijuar nga ana e pales franceze 

Nje incident ka ndodhur ne fillimin e ndeshjes e cila eshte shtyre per disa minuta per shkak te mos ekzekutimit te himnit tone kombetar

Gjithçka gati ne “Stade de France” per te nisur takimi France-Shqiperi

 

3 komente në “Mbyllet ndeshja Francë-Shqipëri me rezultatin 4-1. Të gjithë golat e ndeshjes me VIDEO”

  1. rroku says:

    SA TE JETE NE KRYE TE FEDERATES DUKA I DROGES EKIPI JONE KURRE NUK DO E NGREJE KOKEN…..
    SHIKONI KOSOVEN….

    1. vang says:

      NUK eshte vetem niveli i pregatitjes se grupit por lojtaret u coroditen nga sjellja me himnin te cilin edhe kur e ekzekutuan paralelisht jepnin edhe nje hymn tjeer Me vjen te shkoj dhe ti ve duart ne fyt DUKES qe lejon te neperkembet shqiperia gjithcka ishte e pregatitur me pare dhe aspak nje gabim i momentit.

  2. meti says:

    Vazhdoni te mbani Duken e droges se ne humnere to bini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje