Mërgim Mavraj tregohet i kujdesshëm në përgjigjen e dytë që i jep Rudi Vatës. Këtë herë ai preferon të bëjë mburojën për skuadrën, duke pranuar momentin e vështirë të kuqezinjve dhe duke u bërë apel të gjithëve, përfshi edhe Rudi Vatën sigurisht, që të mbështesin Kombëtaren.
Natyrisht, nëse shikon fjalët e përzgjedhura nga kapiteni i Shqipërisë për ish-kapitenin e kuqezinjve, dallohet qartë edhe shigjetimi për shkodranin, por më i moderuar.
“Kombëtarja është në një moment të vështirë. Nuk dua t’i përziej hallet e Kombëtares me hallet e mia personale”, thotë Mavraj për “Panorama Sport”.
Deri këtu gjithçka në rregull. Duket si një tërheqje me stil e qendërmbrojtësit, duke qenë se sot përfaqësuesja luan një ndeshje delikate me Islandën. Po më tej?
Mavraj ka edhe një mesazh tjetër për Rudi Vatën, i sofistikuar, por i qartë. “Nëse më gjuan mua, por jo shokëve të mi, atëherë unë jam mirë”.
Kjo është përgjigje nga ato të stilit “Murinjo”, kur kërkonte të jepte mesazhe të koduara për publikun, por ndërkohë ishte i gatshëm të mbante për vete peshën më të rëndë të kritikave.
Po cili është mesazhi i Mavrajt në fjalinë e dytë? Me shumë gjasë, ai po i thotë Vatës se po na sulmon në një moment kritik. Po na sulmon të gjithëve në një formë, por meqenëse e ke kapur me mua, atëherë jam gati të duroj. Të paktën deri sa të kalojë edhe kjo ndeshje…
Bravo Mergimi, gjithesesi Shqiptaret duan tja thoni njeri-tjetrit ne Sy ne tv ose ne nje program, keshtu me deklarata nuk ka lezet. FORZA SHQIPERIA
Shume medioker dhe te merzitshem jane bere keta amatoret e grupit na bashkoi armano duka me top lecke , njeri kerkon pasaporten diplomatike, tjetri i kane rene breket e kerkon te jete pjestar i ketij grupi te shemtuar futbollistesh , jo te gjithe te kuptohemi, por ka shume qe nuk e meritojne te jene pjese e perfaqsuses shqiptare, por kot nuk thone nje fjale, prish shtepi e bej kasolle , dhe puna juaj me armando duka mafjozin bixhozxhi ne krye, te mbadsh ne goje te madhin Rudi Vata , eshte turp, te flasi dhe te gjykoj Rudi Vata , eshte nder per kedo , ne lidhje me futbollin flas, mavraj te kujtohet si ke ardh ne komtare , ne fillim tradhtove , ndaj uli veshte , mundohu te ngresh breket qe te kane rene , e ik na e liro cepin , ka plot djem te talentuar shqiperia .
Ky eshte nje bole me mjeker turke dhe nuk eshte as puro shqiptar. Do me na dhon mend ne . Vata ka te drejt !