Motivimi i së hënës, FIFA zgjedh Kosovën me serinë e pathyeshmërisë prej 15 ndeshjesh

9 Shtator 2019, 16:27Sport TEMA

Përfaqësuesja e Kosovës ia ka dalë të befasojë edhe njëherë mbarë opinionin botëror teksa arriti të mposhtte edhe Republikën Çeke, për të hedhur një hap para në kualifikimin për në Euro 2020.

Ndërkohë, falë suksesit të fundit, Dardanët zgjatën edhe më shumë serinë e ndeshjeve si të pathyeshëm teksa tashmë kanë regjistruar 15 sfida pa njohur humbje.

Kjo është seria më e gjatë e momentit pa humbje e ndonjë përfaqësuese në Europë.

dërkaq, edhe FIFA në postimin e saj i ka bërë jehonë Kosovës, teksa e cilëson si motivimi i ditës së hënë, ndërsa ka publikuar edhe serinë e 15 takimeve të fundit.

Sakaq, shpresohet se ky sukses mund të zgjasë edhe pas ditës së nesërme, ndërsa Kosova do të ketë përballë një kundërshtar të vështirësisë maksimale si Anglia.

Dardanët duhet të përballen edhe me mungesat e Rashicës, peneli, Kolollit dhe Shalës. Megjithatë, Dardanët do të mbështeten te loja e grupit, si në ndeshjen e fundit ku morën edhe suksesin.

Ndërkohë, sa i përket grupit, Kosova renditet në vendin e dytë me tetë pikë në katër ndeshje, një pikë më pak se kryesuesit e Anglisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje