Federata franceze e futbollit pritet të gjobitet për gabimin me himnin shqiptar

9 Shtator 2019, 10:04Sport TEMA

Federata e Futbollit e Francës pritet të gjobitet 5 mijë deri 10 mijë euro, për shkak të mangësive në organizimin e ndeshjes ndërkombëtare Francë – Shqipëri, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian të vitit  2020.

Ndeshja që u zhvillua në “Stade de France” në Paris nisi me 6 minuta vonesë, pasi në vend të himnit të Shqipërisë u ekzekutua për pak çaste himni i Andorës.

Lojtarët e kombëtares shqiptare nuk pranuan ta nisnin lojën derisa të ekzekutohej himni shqiptar.

Gafa vazhdoi edhe me spikerin e zërimit të stadiumit, i cili i kërkoi ndjesë Armenisë dhe jo Shqipërisë.

2 komente në “Federata franceze e futbollit pritet të gjobitet për gabimin me himnin shqiptar”

  1. Tifozi kuq e zi says:

    Kjo esht tallja tret , 10 mij euro , po mblidhemi ne tifozet po japim 20 mij vetem qe ne vend te marsejezes te japim hymnin algjerian , dhe ti kerkojm falje tifozave te togos , jemi kati ta paguajm kte shum.

  2. Tifozi kuq e zi says:

    Kjo esht tallja tret qe i behet kti kombi , 10 mij euro , po mblidhemi ne tifozet SHQIPTAR po japim 20 mij euro vetem qe ne vend te marsejezes te japim hymnin algjerian , dhe ti kerkojm falje tifozave te togos , jemi kati ta paguajm kte shum qe sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje