Disfat e thellë ndaj Francës, reagon Duka: Dy fjalë për tifozët VIP dhe ata kuqezi

8 Shtator 2019, 21:21Sport TEMA

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare të “Facebook”-ut, pas humbjes ndaj Francës me rezultatin 4-1.

Kreu FSHF-së iu bënë thirrje tifozëve VIP dhe atyre kuqezi që ta mbështesin ekipin Kombëtar jo vetëm në ditë të mira. Duka nuk i kursen “thumbat” për të ashtëquajtur tifoza VIP, që sipas tij turren gjithmonë për t’u bërë pjesë e pamerituar e suksesit të të tjerëve.

REAGIMI I DUKËS:

Dy fjalë për tifozat Vip dhe ata kuqezi

Rastësisht, sot pashë një status të një tifozeje të thjeshtë (Jo vip ) të Kombëtares Shqiptare, që mendoj në fakt se është zemra e çdo tifozi Kuq e Zi : ” KOMBËTARE, DO TË VAZHDOJ TË TË DUA, EDHE NË DITË TË MIRA, EDHE NË DITË TË KËQIJA” .

Është një mesazh në fakt që përpara se ta lëshoja unë si President i Federatës së Futbollit, do ishte më e dobishme ta dëgjonim nga goja e të parëve të shtetit apo të ashtëquajturit tifoza Vip që vijnë në stadiume vetëm kur jemi në fitore.

Në fakt, nuk ka të papritura, Vipat tanë kudo ku ndodhen, në politike dhe jashtë saj, turren gjithmonë për t’u bërë pjesë e pamerituar e suksesit të të tjerëve: kështu po bëjnë sot me Kombëtaren e shkëlqyer të Kosovës, madje po turren më shpejt për të shqyer “tortën e suksesit” me shpejt se dhe vetë polikanët kosovarë apo Vipat kosovarë…Më kujtohet tre vjet më parë kur disa prej tyre ishin gati ta ndërronin foton e Ismail Qemalit me atë të Gianni De Biasit..

Duke mos i kursyer duartrokitjet për Kombëtaren e Kosovës, tifozë të dashur Kuq e Zi, mos u bëni si Vipat tanë: nuk është aspak qytetari ta duash kombëtaren e vendit tënd vetëm kur është në ditët më të mira: duajeni Kombëtaren dhe kur nuk është në ditët e saj më të mira, se me dashurinë tuaj ditët e mira vijnë shpejt: u mposhtëm nga Kampionët e Botës, por ëndrra jonë nuk ka mbaruar.

14 komente në “Disfat e thellë ndaj Francës, reagon Duka: Dy fjalë për tifozët VIP dhe ata kuqezi”

  1. Piro says:

    Nuk eshte e lehte te nderrosh trajnerin dhe te formosh nje ekip te ri. Duhet te mendojme per loje cilesore dhe ekip dinjitoz. Ta shijojme kombetaren Jo vetem nga rezultati por dhe nga cilesia e lojes. Jemi nje ekip I vogel ne nje evrope me super ekipe.

  2. shqiptari i ilirise says:

    Si thua ti,të festojmë?!
    Kampionia e Botës të mund,por jo duke të leqendisur!
    Të mbrojmë kombëtaren do më thënë të të mbrojmë ty!Ty që nuk vë para përgjegjësisë presidentët mafiozë të skuadrave të Super Ligës që nuk nxjerin asnjë futbollist shqiptar se nul kanë Akademi Futbolli!Kujt i plasi se del Kampion Partizani apo Kukësi,kur Shqipëria nuk ka futbollistë?!
    Nuk ka më futbollistë nga Kosova që të mbulonin degjenerimi kriminal të S.Ligës shqiptare.Dhe gjithë përgjegjësia është jotja Duka!

  3. koci says:

    Më pëlqeu komenti i një gazetari sot, nuk ka rëndësi emri, që futbollin shqiptar e ka marë peng krimi i organizuar.
    Këta i janë imponuar Federatës me metodat e Caza Nostra-s, s’ka mendim, s’ka diskutim të lirë dhe sportivitet, s’ka liri e buzëqeshje, veç zgërdhitje, hipokrizi, kërcënime under ground dhe fjalë ala Toto Rino.

  4. Torino says:

    O president-mos valle ka ardhur koha per nje trajner SHQIPTAR mer jahu!Se na lodhe me keta pipinot,Odi mbrojtes i majte!As ai i kamzes sdo ta bente nje gafe te tille mor burr.Tung!

  5. Tarasi says:

    Kështu flet bukur ti.. Kush nuk te njef mendon sw je shume burrë i mirë… Por ti ske te drejte te jesh ne ate post qe je.. Ti je nne super hajdut edhe nje super legen

  6. dulla says:

    Sa te jete ne krye te federates mafjozi Duka keq e me keq do te shkoi futbolli ne vendin tone. E keqja e vendit tone ne cdo drejtim eshte kapja, prandaj ky vend ka mbetur mbrapa se po hypen ne kale nuk zbresin me.

  7. asso says:

    vazhdo gjumin qe te vazhdoje sa me gjate endrra

  8. asso says:

    vazhdo gjumin qe te vazhdoje sa me gjate endrra

  9. asso says:

    qe te vazhdoje endrra sa me gjate mos u zgjo fare nga gjumi

  10. Kozmai- Boston says:

    Kombetaren e duam por me presidentin e FSHF-se si tja bejme? Ai eshte tope fare, nqs e njeh

  11. Bari says:

    O njeri (Armand Duka) çfarë duhet të ndodh me kombëtaren që ti të japësh dorheqëj. A duhet të shuhët fare kobtarja që ti ikësh. Mjaftë ma,ik e mos folë ma,se nuk të ka mbet as edhe një vlerë.

  12. SHKELZENI says:

    NE FUTBOLLE KA FITORE DHE HUMBJE .
    HUMBJA NDAJE FRANCES ME EKIPIN QE JU KENI ISHTE NORMALE POR NJE PYETJE ZOTERI KUSH JANE ARESYET ?
    NUK ESHTE TIFOZI MENDOJE POR JU .
    NUK JAM KUNDER PJESMARJES SE SHQIPTARVE NGA PJESE E TJERA PASI JEMI TE GJITHE NJE KOMBE POR DUHESH NJE CONTRATE NESE PRANONE TE VESHESH FANELEN KUQ E ZI DO JESHE GJITHE KOHEN VETEM ME KETE EKIPE NE RASTE TE KUNDERT SANCSIONE FINANCIÈRE .
    ME KUJTIHET RASTI I BENZEMES I CILI DONTE TE PERFAQSONTE ALGJERINE SHTETI FRANCEZE I TREGOJE LIGJIN DUHET TE PAGUASH TE GJITHA CHARGÉS QE SHTETI KA SHPENZUAR PER JU.
    NDAJE PRANIMI I FUTBOLLISTVE NGA KISOVA DHE LARGIMIN TYRE ISHTE NJE TURPE PER ATA DHE BJR GABIMI PROFESIONALIST PER JU .

  13. fredi says:

    fol me mire per futbollin,o Duke,
    ajo eshte shtepia e pergjegjesia jote,
    ajo ka mbetur pa dyer e pa dritare dhe kete e tregoi loja dhe jo vetem rezultati
    me fol per komshiun eshte sport i vjeter i shqiptareve….

  14. asso says:

    vazhdo te enderrosh se ato falas jane e mos u zgjo hic nga gjumi TRAP

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje