Kosova po ecën me hapa galopante. Vetëm 3 vite nga pranimi në UEFA dhe në FIFA, është pranë realizimit të një objektivi të jashtëzakonshëm, kualifikimin në Kampionatin Europian të Futbollit që do të mbahet verën e ardhshme.
Triumfi i së shtunës ndaj Republikës Çeke 2-1 ka bërë xhiron e mediave botërore dhe së fundmi edhe BBC i ka kushtuar një shkrim të gjatë këtij suksesi, duke përmendur të gjitha vështirësitë në të cilat ka hasur Kosova në futboll, e cila për vite me radhë u udhëhoq nga Fadil Vokrri, i cili u nda nga jeta në vitin 2018, duke mos mundur të shijojë suksesin që është duke marrë Kosova.
Ndër të tjera, BBC shkruan se menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë në vitin 2008, ky vend ka bërë fushatë tetëvjeçare derisa u pranua në UEFA dhe FIFA, ndërsa ka ende shumë shtete që nuk e njohin ekzistencën e Kosovës.
“Shkëlqimi i këtij populli të ri dhe me shumë probleme nga Ballkani në skenat më të mëdha të futbollit, ishte ëndërr e të gjithëve. Mirëpo, është një figurë që nderohet mbi të gjithë, ndërsa tregimi për të ndihmon në shpjegimin e origjinës së këtij ekipi special.
Shkëlqimi i këtij populli të ri dhe me shumë probleme nga Ballkani në skenat më të mëdha të futbollit, ishte ëndërr e të gjithëve. Mirëpo, është një figurë që nderohet mbi të gjithë, ndërsa tregimi për të ndihmon në shpjegimin e origjinës së këtij ekipi special”.
Më tej, vëmendja përqendrohet te Fadil Vokrri, i cili ishte vendimtar në fushatën e Kosovës për t’u pranuar në organizatat e mëdha të futbollit. “Ai konsiderohet hero në vendin e tij. Pas vdekjes, stadiumi i kryeqytetit mori emrin e tij”, shkruan BBC.
Artikulli i BBC vazhdon me tregimin për vështirësitë dhe të gjitha sakrificat nga Pavarësia e Kosovës deri te pranimi në UEFA, ndërsa fokusi kryesor është te biografia, reputacioni, karriera dhe përpjekjet e Vokrrit për avancimin e futbollit në vendin tonë. Bashkëngjitur artikullit, BBC ka publikuar edhe disa foto historike të Kosovës.
Aktualisht, Kosova renditet në vendin e dytë në grupin që udhëhiqet nga Anglia me një pikë më shumë, ndërsa do të ndeshet me këtë të fundit mbrëmjen e së martës në “Wembley”.
Por këto eliminatore nuk janë e vetmja mundësi për Kosovën që të bëhet pjesë e Euro 2020, pasi përfaqësuesja e drejtuar nga zvicerani Bernard Challandes do të ndeshet me Maqedoninë në Ligën e Kombeve dhe në rast fitoreje do të jetë në finale me fituesin e çiftit Bjellorusi-Gjeorgji.
Ata Vokrin ne korrupsionin.
Ne kemi pordhet .
bravo KOSOVA
NUK eshte popull i ri por me i vjetri ne ballkan.
Suksese me tutje cunave te Kosoves.
Suksese me tutje cunave te Kosoves.Urime.
Kosovaret nuk jane popull i ri. Ata jane shqiptare.
Faleminderit çuna të Kosovës për krenarinë tuaj, për pasionin tuaj, për frymëzimin tuaj patriotik dhe lumturinë që na jepni me fitoret tuaja! Nga të gjithë sportet futbolli është më shumë se sa thjesht sport, ngaqë asnjë tjetër më shumë se ai nuk është aq global, aq masiv; mbledh mijëra emocione në njënjëkohësi të vetme; sport që ka himn kombëtar, flamur që aty, i pranishëm, valavitet dhe “vëzhgon” mbi betejën sportive; sport, që ka solidaritet, ka rezistencë kolektive, ka të plagosur që nuk dalin nga përballja por lozin të fashuar e të përgjakur në këtë luftë konvencionale; që ka shfaqje fisnikërie ndaj kundërshtarit dhe e ndihmon atë të ngrihet në këmbë… Dhe shumë cilësira të tjera në krye të të cilave qëndron, ajo që thashë, elementi kombëtar! Edhe një herë djem të bukur të Kosovës: Fitore dhe fitore të njëpasnjëshme deri në finalet botërore dhe kontinentale dhe në trofetë e tyre madhorë! Pellumb Kulla
Shteti eshte i ri jo populli… ai eshte me i vjetri
Bravo e jashtezakonshme!