Partizani përkrah Juves, Realit dhe Barcelonës, anëtarësohet në ECA

9 Shtator 2019, 16:52Sport TEMA

Klubi i Futbollit Partizani nga sot është anëtar në ECA (Shoqata e Klubeve Europiane).

Konfirmimi i anëtarësimit ka ardhur gjatë Asamblesë së Përgjithshme të ECA, e cila zhvillohet në Gjenevë, Zvicër dhe ku bëjnë pjesë mbi 200 klube të Europës, midis të cilave gjigandët e Bajern Mynih, Barcelona, Real Madrid, Mançester Junajtid, Juventus dhe shumë klube të rëndësishme të kontinentit të vjetër .

Kampionët e Shqipërisë tashmë janë pjesë e Shoqatës së Klubeve Europiane, e cila përfaqëson drejtpërsëdrejti klubet e futbollit në nivelin Europian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje