Shtyhet seanca, Tahiri: Ato që pretendon prokuroria janë gënjeshtra, e vërteta ime vërtetohet me fakte kokëforta

10 Shtator 2019, 16:15Kronika TEMA

Është shtyrë për në datën 19 shtator seanca e radhës ndaj ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Në një deklaratë për median Tahiri deklaroi se ato që pretendoi sot prokuroria në gjykatë janë gënjeshtra, pasi sipas ish ministrit e vërteta e tij vërtetohet me fakte kokëforta.

“Dhashë dorëheqjen për t’u përballur me drejtësinë si qytetarë dhe jo si deputet.

Dëgjuat argumentimin tim dhe të Maksin se sa gënjeshtra janë thënë, dhe ishin të verifikueshme nga Prokuroria dhe ju. 

 Jo pa shkak dhashë dorëheqjen dhe kam hezituar ti përgjigjem të gjitha akuzave të gënjeshtra të shpërndara nga prokuroria nëpër media, duke mbajtur baltën në kurriz, por duke pasur shpresën se e vërteta do dali ën dritë. Ju dëgjuat në sallë argumentet e mia se sa gënjeshtra janë thënë.

Unë akuzohem që jam pjesë e një grupi të strukturuar kriminal për trafikun e  drogë bashkë me disa policë që siç e patë dhe ju me prova as nuk kanë qenë në detyrë.

Këta policë kanë denoncuar me emër dhe mbiemër Habilajt dhe ky procedim penal është nisur nga policët që kanë qenë në pronësinë time dhe që tani janë të proceduar bashkë me mua. janë gënjeshtra dhe sot u provuan që janë gënjeshtra me prova që nuk i kundërshton dot njeri.

E thotë edhe Prokuroria Italiane që është një gënjeshtër duke sjellë mijëra fletë prova, tani si t’ia bëj unë që Prokuroria italiane thotë janë gënjeshtra dhe kjo shqiptare thotë që ta hedhim njëherë në treg. e vërteta ime është fare e thjeshtë e provuar me letra e fakte sa askush nuk i del dot përballë.

Si t’ia bëj unë që këta policët që akuzohen sot janë policë që kanë denoncuar që në 2016 Habilajt dhe këta janë pjesë e grupit? Kjo është kaq banale“, – tha Tahiri.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi sot 12 vite burg për Saimir Tahirin. Ish ministri së bashku me Jaeld Celën, ish-drejtor i Policisë së Vlorës, Sokol Boden, ish-oficer policie dhe Gjergj Kohilën ish-oficer policie, akuzohen për “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”. (TemA)

VIJON…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje