VIDEO: Asist perfekt për kapitenin, UEFA vlerëson maksimalisht lëizjen e Rei Manajt

12 Shtator 2019, 16:43Sport TEMA

Një nga surprizat në formacionin që Reja hodhi në fushë ndaj Islandës, ishte edhe sulmuesi Rei Manaj i cili në fakt po kalon një moment të mirë dhe është kthyer në protagonist te skuadra e Albasetes.

Në pjesën e dytë të takimit, Manaj arriti të jepte një pasim perfekt për Hysajn, duke lejuar kapitenin që të shënojë golin e parë me fanellën kuqezi.

jë pasim me thembër dhe pa e parë fare Hysajn, e ka nxjerrë kapitenin të vetëm përballë portierit duke mos e pasur të vështirë të çojë topin në rrjetë për kuqezinjtë.

Ky pasim i kthyer në asist, është vlerësuar edhe nga UEFA si lëvizja më e mirë e ditës së fundit të kualifikueseve.

Faqja zyrtare e UEFA-s për Europianin e ka publikuar këtë video në rrjetet sociale ku të shumta kanë qenë komentet nga tifozët shqiptarë, të cilët e shohin për të dytën herë një futbollist shqiptar në këtë klasifikim.

Pak ditë më parë, ishte Keidi Bare ai që bëri lëmsh Grizmanin dhe dribloi duke turpëruar Lemarin.

1 komente në “VIDEO: Asist perfekt për kapitenin, UEFA vlerëson maksimalisht lëizjen e Rei Manajt”

  1. shmil gurra says:

    CFARË INTUITE!
    VETI E LOJTARËVE KLAS 1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje