Legjenda e Juves, Del Piero: Ronaldo do bëjë edhe më mirë se vjet, Interi i Kontes ka uri për të fituar

17 Shtator 2019, 14:20Sport TEMA

Legjenda e Juventusit, Alesandro Del Piero ka folur para nisjes së edicionit të ri të Champions League teksa shprehet se triumfi për bardhezinjtë do të vijë ndërsa Kristiano Ronaldo mund të jetë thelbësor në arritjen e këtij objektivi.

“ Herët ose vonë do të vijë. Dy finale në pesë edicionet e fundit, një skuadër eksperte dhe konkurruese. Vitin e kaluar mungojë kurajo, duhet të jenë të vetëdijshëm për forcën e tyre.

Vetëm Ronaldo nuk mjafton për të fituar, por nuk mund të thuhet se nuk e ka bërë atë për çfarë u transferua. Do të bëjë edhe më mirë në këtë sezon.

I udhëhequr nga Sarri, një trajner për ekipe të mëdha”. Ndërkohë, Del Piero shprehet se edhe ekipet e tjera italiane kanë mundësi të kalojnë grupin, ndërsa Interi i Kontes, i kujton Juventusin e vitit 2011.

“ Të gjitha italianët mund ta kalojnë grupin, përfshirë edhe Atalantën. Sa i përket titullit, është Interi skuadra anti-Juve. Interi i Kontes më kujton Juventusin e 2011: të vendosur, dëshirë për të fituar, dhe një impakt i madh i trajnerit te grupi”, u shpreh Del Piero.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje