Guardiola tallet me Liverpulin: Urime që fituat titullin, por jemi ende në shtator

16 Shtator 2019, 15:36Sport TEMA

Mançester Siti nuk e ka nisur mirë këtë kampionat, duke lënë 5 pikë deri më tani dhe kur janë luajtur vetëm 5 javë.

Në Angli, ka mjaftuar humbja ndaj Noruiçit për të shpallur Liverpulin si favoritin kryesor  për të fituar kampionatin duke qenë se kryeson me pikë të plota.

Në një konferencë për mediat, Guardiola nuk i ka kursyer thumbat karshi skuadrës së drejtuar nga Klop.

Ai ka uruar me ironi skuadrën e Liverpulit për fitoren, por duke i kujtuar njëkohësisht se është vetëm muaji shtator dhe kampionati është shumë i gjatë.

“Jemi në shtator, në rregull? Urime Liverpuli, ju jeni kampionët por çfarë të bëjmë që jemi vetëm në shtator? Do të rikuperohemi, do të stërvitemi dhe do të rikthehemi sërish. Kemi lënë 5 pikë por ndaj Totenhemit kemi luajtur jashtëzakonisht mirë”, u shpreh Guardiola.

1 komente në “Guardiola tallet me Liverpulin: Urime që fituat titullin, por jemi ende në shtator”

  1. ALTINI says:

    O idjotat e temes nuk ka byth katalan snake te tallet me KAMPJONET E EVROPES

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje