Ronaldo kërcënon Casillas, njihuni me lojtarët me më shumë ndeshje në Champions

17 Shtator 2019, 16:15Sport TEMA

Futbollisti që ka luajtur më shumë ndeshje në kompeticionin më të rëndësishëm për klubet në Europë është Iker Casillas. Ai ka vendosur një “tavan” në këtë drejtim, me shifrën 177.

Portieri spanjoll ndiqet nga afër prej ish-partnerit te Real Madridi, Cristiano Ronaldo.

Në fakt, rrumbullaksimi i 100 ndeshjeve në Ligën e Kampionëve nuk duket diçka e lehtë. Vetëm 38 lojtarë e kanë arritur këtë “stacion”, të bëhen “një shekull”.

Kjo është arsyeja pse kur shikoni në vendin e parë të renditjes Iker Casillas, ju e kuptoni se ka bërë histori, shkruan Telesport.

Për momentin, numri i ndeshjeve të tij mund të tejkalohet vetëm nga CR7, i cili ka grumbulluar 162 prezenca.

Futbollistët me më shumë ndeshje në Champions

Lojtari

Numër ndeshjesh*

1. Casillias – 177

2. Ronaldo – 163

3. Xavi – 151

4. Giggs – 145

5. Raul – 142

6. Maldini – 135

7. Messi – 135

8. Iniesta – 130

9. Sedorf – 125

10. Schols – 124

11. Buffon – 122

12. Ibrahimoviç – 120

13. Roberto Carlos – 120

14. Sergio Ramos – 119

15. Xavi Alonso – 119

16. Pyol – 115

17. Benzema – 112

18. Henry – 112

19. Lahm – 112

20. Cech – 111

21. Alves – 111

22. Gary Neville – 110

23. Robben – 110

24. Pique – 109

25. Terry 109

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje