“Përgjegjësi ulërinte si gomar, edhe në stallë të derrave ka më shumë rregull”, qytetari i ankohet Ramës. Kryeministri: Rasti do verifikohet

18 Shtator 2019, 12:07Politika TEMA
“Përgjegjësi ulërinte si gomar, edhe në stallë

Kryeministri Edi Rama ka vijuar prezantimin e përjavshën të rasteve të zgjidhura të qytetarëve të cilët kishin shtruar problemin e tyre te platforma e bashkëqeverisjes. 

Gjatë takimit një ish i dënuar që ka marrë zgjidhje të problemit që kishte me Sigurimet Shoqërore për efekt pensioni, i tha kryeministrit Rama problematikat me të cilat është përballur në zyrat e shtetit. 

Pasi e falënderoi për zgjidhjen e problemit, vlonjati tha: “Mos harroni se keni punë për të bërë, se burokraci ka në shumë zyra, ka shumë probleme.

 Unë jam njeri që jetoj vetëm për momentin, nuk kam të ardhura të tjera, biznes nuk bëj se s’kam takat, me bixhoz nuk merrem, me se të jetoj.

Kam ardhur nga Vlora që në 5 të mëngjesit për këtë punë, ka shumë vende që lënë për të dëshiruar, ke njerëz të paaftë të Sigurimet Shoqërore, ka plotë video, që nëse do i shohësh do qeshësh.

Përgjegjësi atje te Sigurimet, ulërinte si gomar, dhe përgjigje nuk të jepte asnjë njeri. Edhe në stallë të derrave do të kishte më rregull e më disiplinë”.

Pas tij, e ka marrë fjalën Rama i cili tha se rasti do të verifikohet dhe më pas do të merren masa.

Respekt për fjalët e drejtpërdrejta, nuk kam asgjë për të kundërshtuar, shtetet që i shohim me admirim për administratën kanë qindra vjet me administratë në dispozicion të publikut, në 6 vite ka shumë gjëra që janë përmirësuar, por patjetër që ka shumë më tepër për të bërë. Kjo nuk është cështje militantësh, por kulture për të shërbyer.

Militant jam edhe unë, por nuk lë asnjë pa i dhënë përgjigje edhe në telefon, nuk e kam për detyrë, por e ndjej për detyrë. 

Ana tjetër është ajo që kam thënë, duke pasur qytetarët aktivë për interesin e tyre se ju keni zhvilluar këtë beteje për interesin tuaj, për problemin tuaj, por na keni ndihmuar ne, sepse duke ndjekur rastin tuaj ne identifikojmë edhe ata që nuk do të jenë aty, ai përgjegjësi që thua nuk mund të jetë më.

 Mesazhi që duhet të marrin të gjithë, platforma mund të të marrë më qafë, se ka akses direkt te qeveria dhe krtyeministri, njësoj si ka një deputet apo person me influencë që shkon me lehtë në zyrat e shtetit”- tha Rama. (TemA)

 

5 komente në ““Përgjegjësi ulërinte si gomar, edhe në stallë të derrave ka më shumë rregull”, qytetari i ankohet Ramës. Kryeministri: Rasti do verifikohet”

  1. Loni says:

    I ke perkeqesuar Edi…..I zhduke te aftit…per pakten kishte 2 ne 5….to I ke cuar ne o.

  2. koli says:

    o Zoti Kryeminister,
    Me ka dale nje i thate ne bole dhe doktori i lagjes thote hajde javen tjeter.
    Me ndihmon dot?

  3. Zagali says:

    LONI! Nuk meret vesh se ç’fare shkruan.Vete shkruan dhe vete kupton se ne te tjeret nuk moren vesh ndonje gje.

  4. Miri says:

    Ore njerez pa shkolle e pa kultur po si nuk keni pak turp shani dhe ofendoni nje kryeminister kushdo qofte ai ne duhet te ngreme probleme qe na perkasin ne si shoqeri dhe si popull dhe jo te merremi me sharje dhe ofendime ne fb ndersa problemet e ketij populli jane te shuma qe duan zgjidhje tani varferia papunesia korrupsioni e tjera e tjera halle kurse ju merreni me sharje dhe ofendime …

  5. Oparaku says:

    Qytetari ka te drejte se DRSSH si dhe ISSH jane dy vatra burokratike te mbushura me militant te LSi Une per veten time kame kaluar nje kalvar vuajtjesh me kero institucione si DRSSH Tirane ku Fillimisht ishte drejtor Arsim Rama vellai i Luan Rames te LSI dhe se dyti erdhe nje Skrapardhi qe te dy bashke me kane sirollatur mbi 10 vite per nje gjysem pensioni per bashkeshorten time.dhe per kete qe nuk di se cfare ta quaj
    prej afro 4900 leke te reja.E vendosen mbasi i shkrova portalit Shqiperia qe duam.Por nga qe i lodha me keto burokrate u mjaftova me kete sasi
    Ne te njejten kohe qe njepension special eshte mbi 7500 leke te reja.
    Per mendimin tim keto dy institucione duhet te rimekemben Qe ti sherbejne me mire popullit se edhe ne bisedime me shoke degjoj qe nuk jane te kenaqur me Sigurimet Shoqerore per vonesa dhe sorollatje te tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje