Basha refuzoi ofertën e Ramës, Ushingtoni zyrtar: Uluni në dialog me qeverinë për reformën zgjedhore. Fituesit në Shqipëri nuk i zgjedhim ne

19 Shtator 2019, 09:19Politika TEMA

Pas refuzimit që Lulzim Basha i bëri ofertës së kryeministrit Edi Rama për t’u ulur në dialog për miratimin e reformës zgjedhore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë bashkëpunim.

Mathew Palmer, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor i kërkon opozitës shqiptare, jo parlamentare që të ulet në dialog me qeverinë për të miratuar reformën e re zgjedhore.

Zyrtari i lartë amerikan u shpreh se SHBA nuk zgjedh fitues dhe humbës në lojën politike, prandaj kërkon dialog që zgjedhjet e reja të zhvillohen mbi bazën e reformës së re zgjedhore.

“Ne do të donim që ngërçi i tanishëm politik në Shqipëri të zgjidhej. Ne kemi një partneritet të mirë e të ngushtë me qeverinë aktuale të Shqipërisë ashtu siç kemi pasur një partneritet të mirë e të ngushtë me qeverinë e mëparshme. Shtetet e Bashkuara nuk zgjedhin fitues dhe humbës në lojën politike, askund, dhe veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, ku jam duke u përpjekur të bëj punën time. Ne punojmë me qeveritë që dalin përmes zgjedhjeve demokratike.

Ne i kuptojmë dëshirat e opozitës për të parë zbatimin e reformave dhe e mbështesim qëllimin e reformave. OSBE-ja ka bërë rekomandime shumë specifike në lidhje me reformën zgjedhore në Shqipëri. Ne do të dëshironim të shihnim një dialog midis qeverisë dhe opozitës për këto reforma, dhe, kur kjo marrëveshje të arrihet, do të dëshironim që zgjedhjet e ardhshme të zhvillohen mbi këtë bazë.

Ndërkohë, është e rëndësishme që Shqipëria të krijojë një Gjykatë Kushtetuese në mënyrë që ajo të gjykojë mosmarrëveshjet që do të lindnin në sferën politike. Por, mbi të gjitha, dhe kjo është shumë e rëndësishme, populli i Shqipërisë mund të mbështetet tek miqësia dhe partneriteti me Shtetet e Bashkuara. Aleatët tanë, partnerët tanë janë Shqipëria dhe populli shqiptar. Politika është politikë, por marrëdhënia midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë është e fortë dhe e qëndrueshme” tha ai.

Mathew Palmer ka shpjeguar edhe misionin e tij në rolin e ri në pozicionin e të dërguarit special për Ballkanin Perëndimor. “Prandaj, unë e shoh rolin tim si diçka që në fakt më mundëson të ndihmoj vendet e Ballkanit Perëndimor të përmbushin aspiratat e tyre për integrim evropian dhe euro-atlantik. Ne kemi shpresë se kjo fillon me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke u dhënë mundësinë për të hapur negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian” theksoi ai.

Sot kryeministri Edi Rama i shtriu dorën sërish opozitës duke i dërguar një letër publike Lulzim Bashës, por aleatëve të tij të vegjël, përveç Shpëtim Idrizit, që të ulen në tryezën e diskutimit për të miratuar reformën e re zgjedhore. Por Lulzim Basha e refuzoi këtë ftesë.

5 komente në “Basha refuzoi ofertën e Ramës, Ushingtoni zyrtar: Uluni në dialog me qeverinë për reformën zgjedhore. Fituesit në Shqipëri nuk i zgjedhim ne”

  1. lalai says:

    Sa manipulatore jeni ju media e albanistanit….
    Palmer apo uncle ben,thjesht qart e shkoqur thotë…boll na çatë rrondelen o mjeranë kaq!!!
    Këta politiqene bashke me median filluan lojerat shqiptaro-bythqirrllëqese…..

  2. ben says:

    Erdhi momenti qe edhe amerika e hodhi ne plehra edi ramen
    Mbas OSBE
    Mbas gjermanise
    Rradha I takoi amerikes dhe pikerisht nepermjet Palmerit, mikut te ed rames amerika nuk thote me QE mbeshtesim qeverine e teri veri, por thote mbeshtesim popullin shqiptar dhe nuk mbajme krah politik.
    Eshte hera e pare ne keta 6 vjet qe rama eshte ne pushtet qe politika amerikane distancohet hapur nga mbeshtetja ndaj tij.
    Sepse amerikanet e dine tashme se rama eshte kale I ngordhur.
    Shkurt me shpejt sec pritej rames ja prene bileten edhe amerikanet.
    Ripjellja nuk keni pare asgje akoma!!!!!!
    Thone se ato burgjet e reja rama I ke ndertuar me merak,
    Si per vete!!!!!

  3. olimpia says:

    Realisht i gjithe procesi i zgjerimit te BE eshte diktuar nga SHBA.Edhe integrimi i vendeve ish diktatoriale,SPANJES,PORTUGALISE dhe GREQISE,pa u mbushur akoma kushtet e nje shteti demokratik ,me policet ,gjyqtaret dhe ushtaraket e Frankos,Salazarit apo koloneleve ne funksione u realizua shpejt nen diktatin amerikan .Po ashtu i gjithe brezi i vendeve eurolindore ne kufi me RUSINE apo me interes urgjent gjeopolitik u pranuan brenda nje kohe te shkurter dhe BE derdhi miliarda per transformimin e tyre.Per fat te keq ,per shkak te idiotizmit politik nacionalist te serbeve por edhe sllaveve te tjere te jugut si dhe fatkeqesise tragjike te shqiptareve qe vune ne krye nje kafshe te vertete ,hitlerucin tribal Berisha ,Ballkani Perendimor mbeti nje njolle e zeze ne harten europiane.Por per fat dalja ne skenen boterore e superfuqise kineze me stlin soft power si dhe ringritja e ambicjeve te stilit neocarist te RUSISE po ndikojne qe amerikanet te detyrojne BE te futin ne nje program te perpjeshtuar vendet e BP brenda familjes europiane.Pra jo se ndryshoi Merkel apo Macron,jane SHBA qe diktojne politiken europiane .Nderkohe mjeranet Berisha,Meta dhe disa llafazane helmues si Lubonja ne cmendurine e tyre bejne thirrje per ,,patriotizem idiot,, natyrisht per te shpetuar pasurite e vjedhura .

  4. Edi says:

    QELLIMI I BASHES ESHTE TE DESTABILIZOJE VENDIN
    DHE TE DISPAROJE PD SI PARTI

  5. Xhelili says:

    SHBA te qofsha fale (thank you ) , me bukur nuk mund t’ja thuash opuzites, por e dun n tavoline , e kena kuptu ene ne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje