Tërmeti dhe fati që vjen nga kjo “skenë krimi”

22 Shtator 2019, 20:22Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Duket se prioriteti kryesor i qeverisë, sot e në ditët në vazhdim, është që të duket se është në krye të punëve për të shmangur pasojat e tërmetit. Ka një vërshim njoftimesh dhe lajmesh që flasin për qendra emergjence , vende ku të grumbullohen të dëmtuarit, ku të kërkojnë ndihmë etj. E gjitha duket pak qesharake, pas një paniku, i cili prodhoi më shumë emocione se sa dëme reale .

Akoma më qesharake, dukeshin njoftime te Qendrës së Emergjencave për të fjetur jashtë, apo ministrave që i kish kap zilia për parashikimet e Ilir Metës dhe lajmëronin që tërmetet do të vazhdojnë.

E gjitha ngjan, si një stërvitje në zbor, por me pushkë druri, jo me pushkë të vërteta, pasi nuk pati tërmet që t’i vinte në prove, as qendrat e emergjencës së Tiranës, as ndihmat për Durrësin e Elbasanin.

Tërmeti i fundit kishte më të madhe valën goditëse të panikut, se sa fuqinë shkatërruese dhe kjo falë zhvillimit të tejskajshëm të informacionit nga rrjetet sociale dhe protalet, për të cilat prioritet është lexueshmëria dhe jo informimi.

Por qeveria, bashkitë dhe institucionet shkencore, ku kam parasysh dhe botën universitare, kanë realisht një detyrë me pasojat e këtij tërmeti. Dhe kjo nuk është aq shumë propaganda që po bën namin për të dëmtuarit që janë penguar shkallëve nga vrapi, por për pasojat inxhinierike të tërmetit.

Shqipëria ka një hartë sizmike të para viteve ’90, e cila është produkt i punës serioze, të ish institucioneve shkencore të vendit që nuk ekzistojnë më.

Azhornimi i asaj harte natyrisht që duhet të jetë prioritet i financimeve të qeverisë, por ajo që mund të bëhet sot, është një dokumentim shkencor i dëmeve.

Këtu nuk kam parasysh, sa batanije i duhen Taulant Ballës për në Belsh dhe sa tenxhere Erjon Braçes për t’u ardhur në ndihmë banorëve në Divjakë, por cilat janë tipologjitë e dëmtimit nga tërmeti.

Duhet dokumentuar nga pikëpamja teknike, dëmtimi i çdo banese, cila pjesë e saj është dëmtuar, a kanë rezistuar ndërtimet e reja, a duhet të bëhemi gati t’i shembim vetë ndërtimet e vjetra, a është funksionale distanca mes pallateve dhe a duhet kthyer në një kod urbanistik distanca për godinat e larta…!

Pra e vetmja punë me vlerë që duhet të bëjë qeveria dhe specialistët këto ditë, është të marrin një fotografi reale të pasojave që kanë ndërtimet e sotme nga një tërmet me magnitudë 5,2 siç ishte më i forti që ndodhi në Durrës.

Kjo do të vlejë më shumë se çdo gjë tjetër, pasi së paku do të kemi një fotografi të aftësive që ka inventari ynë kombëtar i ndërtimeve, për t’u përballuar me një tërmet të tillë dhe të përmirësojmë kuadrin ligjor për ndërtimet e reja dhe sjelljen ndaj ndërtimeve të vjetra.

Është e qartë me aq foto sa kanë dalë se, viktimat e para janë shtesat e ndërtesave, apo  ndërtimet e vjetra.Godina e Fakultetit të Gjeologjisë për shembull ka rezistuar tek pjesa e vjetër e ndërtuar nga gjermanët dhe u rrëzua tarraca shtesë e katit të fundit ndërtuar në vitet ’80.

Po ashtu pallati i çarë në Durrës është qartazi një shtesë e tranzicionit. Por për të qenë serioz, qeveria duhet t’i konsiderojë dëmtimet “skena krimi” dhe duhet t’i inspektojnë së pari ekspertët e ndërtimit dhe të nxjerrin një relacion shkencor, për mënyrën se si janë përballur ndërtimet e reja dhe të vjetra me këtë tërmet.

Kjo është e vetmja gjë që vlen këto ditë pas tërmetit, për t’u quajtur punë serioze. Pastaj për t’u tallur keni parashikimin e Ilir Metës, atë sizmologun grek që ja kalon atij Gërgurit, që ka pas dalë tek Çani dhe propogandën e qeverisë që po shpëton të mbyturit nga një lumë që s’pati ujë.

8 komente në “Tërmeti dhe fati që vjen nga kjo “skenë krimi””

  1. Mashkullori says:

    Bukur,Mero!
    E vetmja mase me rendesi shkencore per te parballuar ne te ardhmen termetet,ndertime te bazuara ne studimet e zonave sizmike,strukturen e truallit te ndertimit,cilesia e projekteve dhe materialeve te perdorura ne ndertim,jane faktoret qe perballojne termetet.
    Parashikimet e Like fallxhorit,jane per tu hedhur ne mbeturinat e lena mbas ndertimeve…

  2. Sismologu says:

    Ku jane kompanite e siguracionit
    Te gjitha I presim nga shteti
    Shqipetaret duhet te ndergjegjesohen ,e te paguajne
    siguracion per shtepite ne raste te zjarrit e fatekeqesive natyrore
    Po pritet nga shteti do merrni te gjatin nga I gjati

  3. pato says:

    Me budallek ishte ngritja e cadrave ne nje stadium apo ministri i turizmit qe raportonte per turistet e huaj. Eshte vertet skandaloze qe ende jemi peribret nga organizimi. Edi Rama vuri ushtarake me pervoje PREFEKT te qarqeve me shprese se do kthehej disi disiplina me emergjencat por shume pak ose aspak ka ndryshuar. Duhet te vinte Rama nga Gjermania qe tu thoshte perqendrohuni ne Durres ku eshte qendra e termetit, sepse te gjithe vinin si pordha neper breke ne Tirane me kamerat pas bythe.

    Nuk duhen pjata me supe ne qendra sociale por shirita neper pallate qe jane ne rrezik shembje apo plasaritje te rrezikshme.. Nderhyrje dhe inspektim me detaje te rrugeve, urrave, shkollave e kopshteve, spitaleve apo ndertesave te tjera publike . Askush nuk thote cilat ndertesa jane inspektuar dhe ku mund te merret informacion per gjendjen e tyre. Ne Evrope kur ndodhin raste tetilla jepet informacion cdo minute online dhe ne media ku per cdo pallat dhe rrugice, ndertese publike apo private jepet nje informacion paraprak. Ne shqiperi asgje, duke filluar nga mediat ne facebook e deri tek ato televizive te gjithe vetem per alarm e panik punojne. Me e forte eshte se dalin te njeta fytyra ne ekrane qe tani japin mende edhe per termetet.

  4. VedShehu says:

    Zoti Moderator, Turp per ty dhe per perfaqsimit qe i beni gazetes Tema qe censuroni dhe ktheni mbrapsht komentet e mia nese kur komentoj shkencerisht fenomenet, si dhe komenti i fundit per termetin si pasoje e levizjes se magmes qe s’ka lidhje me lutje per te shpetuar, ma kthyet mbrapsht sikur ishte dicka e perserutur komenti im ishte me emer Fejsbukiu
    Kush jam une kerko: The Earth’s Core, an Energetic Cosmic Object nga professor Vedat Shehu

  5. Meti says:

    Me budallalleku ishte tek New 24 dje ne mengjez ku bente nje lidhje direkt dhe ku nje grua deklaronte se mora djalin ne dore e u hodh nga dritarja,ndersa nje fyçke nga ato te kazanit qe drejtonte emisionin na deklaronte po paralel saj se nje grua kishte marre vajzen e ishte hedhur nga ballkoni!Lajme te papara kur e pyeste ate qe nuk donte te dilte ne ekran e te identifikohej sipas pretendimit te kesaj fyçke ku ne fakt kameramani na i nxorri nga kembet deri tek koka personin qe nuk donte te indentifikohej!Edhe per te qare edhe per te qeshur kur ajo e pyeste live se keni demtime te shumta ne trup e ku e lenduara pohonte se jo kam vetem pak gervishje ne kembe!Fyçka “live” vazhdonte ju ka ardhur njeri ne ndihme deri ne keto çaste?Jo pohonte qytetarja se nuk kemi lajmeruar!Ajo vazhdonte d.m.thene nuk ju ka ardhur njeri per ndihme!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! I papare ky transmetim nga nje televizion tashme publik,duke thene me vehte ku ke shkuar o Kol Balla!!!!Ose nje rast tjeter i nje reportereje te shkuar ne stadiumin Dinamo ku naten e kishin kaluar pak familje ne çadrat e ngritura apostafat e ku reporterja deklaronte se femije te shumte kishin kaluar naten nen panik duke qare por qe ne keto çaste nuk ndodhen se jane larguar ne shtepite e tyre,ku ora shenonte 7.00 te mengjezit!E papare kjo katrahure mediatike ku me keqardhje kisha kisha per kete kazan se sa per demet e termetit qe shkundi pallatet por jo zemrat e Shqipetarit,perjashto ato te toto Likes,te Qim Pekes e Bes Kallakut!

  6. Sokrati says:

    Ashtu eshte Mero.Por tek ne politika e politikane u perpoqen te perfitojne duke treguar se sa e duan popullin qe voton .Turp per ta dhe nje mesim tjeter per ne per te kuptuar se cfare kemi ne krye ,nje tufe njerezish te paskrupull.

  7. Ai vete says:

    Mero je pak gabim.
    Demet jane sheme here me te medha se ato qe “shfaqen” ne tv.
    1-Nuk ka ndertese qe ska te cara…a jane serjoze apo jo…kete le ta verifikojne…por ne durres qe banoj…mbi 90% te ndertesave,pallate apo private,kane carje te dukshme nga jashte dhe kjo e pare me nje shikim kur ecim me makine
    2- Nuk vlen aspakt verifikimi dhe faktet qe do mblidhen…perderisa gjerat jane shume te thjeshta me nje ligj 2 rreshta…cdo nderim te ndertohet qe te kete antisismitet( force qendruese) der ne 7 rikter….te tjerat jane brrockulla.
    ( nqs te genjej per xharjet…30 min e e durrsin dhe hajde ta shikosh…gjendja nuk eshte per ta marre me sportivitet)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje