Agustin Kola, një nga legjendat e Tiranës, zbulon prapaskenat e Kupës së Shqipërisë, që Tirana e humbi në finale me rezultatin 2-1 në vitin 2009.
I ftuar në “Radio Tirana” nga gazetari Ervin Baku, ish-sulmuesi i shquar rrëfen gjithçka për jetën e tij, por ndërkohë përmend edhe ish-presidentin e Republikës, Bamir Topin. Asokohe trajner i bardhebluve, tani Kola thotë se Tirana e shiti finalen e Kupës, sepse kështu donte Bamiri.
“Morëm kampionatin, paçka se nuk isha në ndeshjen e fundit, sepse ishin problemet që u shit ndeshja e Kupës së Republikës. Por nuk u shit për lekë, se Rit Halili s’ka shitur për lekë ndeshje. E ka shitur për politikë, se donte Bamiri. Ja, po e them troç”, deklaroi Kola. Në atë finale, Topi, Gjika dhe Duka kanë qenë së bashku në stadium. Pas saj Agustin Kola dha dorëheqjen, ndërsa polemikat vazhduan më pas me akuza të Halilit ndaj lojtarëve dhe replika nga Vlora.
JETA SI LUFTË
“Jeta ime ka qenë luftë e fituar nga unë, po jo luftë e fituar me armë, por me punë dhe djersë. Një luftë që e fitova në fund dhe ishte realisht shumë e bukur. Dhe për këtë jam këtu”.
NISJA E KARRIERËS
“Në klasën e tretë isha edhe notar dhe shkoja në cirk. Shkoja në shkollë te “Hasan Vogli”. Asokohe bëheshin kampionatet e shkollave, sepse ishin klasat sportive. Në shkollë merresha me futboll ashtu si dhe në lagje. Një ditë vjen në klasë profesori i fizkulturës, Aurel Verria, dhe na thërret. Isha bashkë me Skënder Hodjen, Ylli Shabanin dhe duke parë që ia vlente, ndërtoi një ekip të pionierëve të 17 Nëntorit.
Në klasë të tetë isha pjesë e rregullt e skuadrës së Tiranës. Atëherë u përzgjodhëm në rang pionierësh dhe shkuam në spartakiadë në rang republike te kampi i pionierëve në Durrës. Po atë kampionat dola kampion. Ishte kupa e parë imja dhe në finale mundëm Partizanin. Jo armiqtë, Partizanin. Në fushë ishim armiq më pas miq dhe vëllezër jashtë fushe. Një gol e bëri Lubani, një gol unë. Nuk e harroj kurrë. Ishte jetë e lodhshme, por shumë e bukur, sepse luftoje për diçka. Ishte viti 1974″.
FUTBOLLI
“Futbolli s’ka tifozë, sepse nuk ka nivel. Ne kishim trajnerë yje me fëmijët, si në Shqipëri dhe Greqi. Nuk punohet me fëmijët këtu te ne. Skënderbeu bëri diçka të mirë, por ne e shkatërruam. Askush nuk është dënuar 10 vite, edhe pse kanë bërë gjithçka të keqe. Jemi të këqij me njëri-tjetrin. Dy orë stërvitje bënin në kohën tonë kooperativat. Zgjidhja në kohën tonë është privatizimi i klubeve”.
TIRANA
“Është skuadër me lojtarë me përvojë, si Osmani, Lila. Pretendon për titullin, ndërsa Europa nuk diskutohet. Djemtë e Tiranës të flasin pak dhe të luajnë në fushë. Tifozëve u bëj thirrje që të jenë sa më shumë në stadium. Deri para pak kohësh kanë pasur të drejtë. Tani duhet të përkrahim Tiranën”.
FINALJA E 2009-ËS
“Futbollin e kemi prishur ne ish-futbollistët. Jemi bërë palë me presidentët. Çfarë bëra unë në 2009-ën? Isha nëntë pikë pas dhe nuk bëra filozofi. Thjesht bëra dy herë në ditë stërvitje deri të premten. Këta e dinë si fitohet dhe si është bota sot. Morëm kampionatin, paçka se nuk isha në ndeshjen e fundit, sepse ishin problemet që u shit ndeshja e Kupës së Republikës. Por nuk u shit për lekë, se Rit Halili s’ka shit për lekë ndeshje. E ka shitur për politikë, se donte Bamiri. Ja po e them troç”.
SKEDA E NDESHJES:
E MËRKURË 6 MAJ 2009
FLAMURTARI-TIRANA 2-1
GOLAT: Mema 65′, Zeqiri 92′ / Dabulla 42′
FLAMURTARI: Moçka, Paniç, O.Beqiri, Veliu, Begaj, Kuqi, Alvizh (Brajkoviç 72′), Zeqiri, Çaushaj, Strati(Shehaj 54′), Mema. Trajner: E.Memushi.
TIRANA: Nallbani, Dabulla, Osmani (Muzaka 46′), Pezo, Abraham, Agolli, Muka, Devolli, Patushi(Sefa 79′), Xhafaj, Memelli. Trajner: Agustin Kola.
GJYQTARË: B. Pashaj, E. Doda, D. Rexha (Tiranë) K
ARTONË TË VERDHË: O.Beqiri, Alvizh
(Panorama Sport)
Bravo Agustin ky palaco veterineri bamka i saliu qe bene dhe grushtin e shtetit me 14 shtator duhet shkoje para spakut po bashke me saliun.
Kam qen tifoz i cmendur mbas ekipit te ,,,lokomotives,,te durrsit,,,por ;;;sulmusit te majt te ,,Tirones,,,Agustin Koles,,si futbollist eshte per te hequr kapelen,,shum i fort si sulmues,,,panvarsisht se une i kam gjuajtur me nje ,,kastravec,,kur i rrafem 3-1 ne durres
po bamka cfare fitonte me kete urdher ?