Pas lajmi të publikuar pak para mesnatës së mbrëmshme në portalin e Çim Pekës, ku paralajmërohej se një tjetër tërmet i fuqishëm do të godiste vendin dhe për këtë justifikohej duke iu referuar sizmiologut grek, Akis Tselentis, ka ardhur reagimi i gazetarit Aleksandër Marku.
Gazetari që intervisoi sizmiologun grek, në një postim në rrjetet sociale, ka përgënjeshtruar portalin e Çim Pekës, ndërsa thekson se “Sizmologu grek Akis Tselentis me tha saktesisht dhe kjo degjohet edhe ne intervisten qe publikoi TCH se nuk do kete termete me te medha , ai qe ra dje ishte kryesori. Ndersa tashme do kete lekundje te lehta.”
Postimi i plotë:
Mesoj se nje website ne Tirane ka shkaktuar panik me nje publikim te tij qe shkakton pervec te tjerash neveri, revolte dhe pikepyetje te medha per rolin e disa te ashtuquajturave media ne Shqiperi.
Mungesa e seriozitetit, pergjegjesise dhe detyres qe ka nje media per informim te sakte ne kete rast eshte jo vetem e denueshme moralisht.
Sizmologu grek Akis Tselentis me tha saktesisht dhe kjo degjohet edhe ne intervisten qe publikoi TCH, se nuk do kete termete me te medha, ai qe ra dje(pardje) ishte kryesori. Ndersa tashme do kete lekundje te lehta.
Nuk e kuptoj se si mund te shtremberohet e zeza mbi te bardhe nga disa sharlatane qe duhet te denohen penalisht me kete qe bene, pasi luajne me jetet e njerezve.
Gjithashtu ju bej thirrje edhe qytetareve shqiptare te informohen vetem nga mediat qe ne vite kane treguar besueshmerine e tyre dhe pergjegjesine morale te lajmit qe transmetojne. Dhe TCH eshte nje prej tyre.