Mit’hat Havari: Tërmeti natyral kurseu jetët e njerëzve, ai i shkaktuar në Gërdec nga pushteti vrau 26 persona dhe shfarosi një fshat të tërë

24 Shtator 2019, 09:25Sociale TEMA
Mit’hat Havari: Tërmeti natyral kurseu jetët e njerëzve, ai

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Mit’hat Havari ka bërë një paralele mes tërmetit që ka tronditur vendin ditët e fundit dhe atij që shkaktoi tërmeti nga shpërthimi në Gërdec në vitin 2008.

Havari ka treguar se si dora e pushtetit është shumë herë më e ashpër se dora e Zotit apo e Natyrës.

Sipas tij, nga tërmeti natyral nuk pati viktima, por nga tërmeti njerëzor vdiqën 26 persona të pafajshëm.

“Ndryshimi mes dy tërmeteve, këtij natyral dhe Gërdecit, qëndron në faktin se natyrali nuk vrau asnjë njeri dhe dëmtimet në banesa ishin të kujdesshme nga dora e zotit, kurse tërmeti i Gërdecit që u shkaktua nga dora vrastare e pushtetit të kohës, vrau dhjetra njerëz të pa fajshëm përfshi dhe fëmijë, plus që u shfaros një fshat i tërë dhe u rindërtua nga e para me djersën e popullit shqiptar, që në fakt duhej të ndërtohej me lekët e të pangopurve të politikës”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje