Psikologu: Në vend që të mbajë fjalime, Greta duhet të trajtohet

26 Shtator 2019, 19:50Bota TEMA

Një psikolog i shquar australian është shprehur i shqetësuar për shëndetin mendor të aktivistes së klimës, adoleshentes Greta Thunberg.

16-vjeçarja suedeze tërhoqi vëmendjen e mediave botërore me fjalimin e saj plot pasion në samitin e Kombeve të Bashkuara që u mbajt në Nju Jork.

Por, opinioni publik u nda më dysh, me disa që janë dakord me mendimet e saj për ndryshimet klimaterike dhe disa të tjerë që thonë se ajo është “kukull politike”.

Ndërkohë, Dr. Michael Carr-Gregg mendon se Greta Thunberg ka nevojë për trajtim:

“Kam frikë se do të përfundojë si yjet e vegjël të televizionit, që digjen shpejt dhe pastaj kanë probleme psikologjike.

Të them të drejtën, nuk jam nga ata që e mohojnë ndryshimin klimaterik. Në fakt, mendoj se duhet të bëjmë më shumë për të mbrojtur planetin.

Më bezdis fakti që përdorim një fëmijë në këtë mënyrë, që duhet të trajtohet në vend që të bëjë fjalime.

Ajo e ka thënë vetë që vuan nga anoreksia dhe ka vuajtur nga depresioni. Si prind, nëse do të ishte fëmija im, nuk do ta vija në qendër të vëmendjes në atë mënyrë”.

Psikologu ka edhe një shqetësim tjetër: “I dërgon një mesazh të keq adoleshentëve të tjerë, që ata mund t’i drejtohen të rriturve me ton përçmues”.

5 komente në “Psikologu: Në vend që të mbajë fjalime, Greta duhet të trajtohet”

  1. ali says:

    Pershendetje “zoti” Kikia, ndihmojeni pak kete hallexhije.

  2. Polemiksi says:

    Shyqyr që e tha njëri.

    Të vuaj tjetra nga depresioni që 16 vjeç! Gjynah nga zoti.

  3. xhemal says:

    vete psikologu duhet kuruar ose eshte paguar.miliona njerez qeveri.shoqata ambientaliste,shkencetar e faktet konkrete qe i ndien cdo njeri ndjejme se klima po ndryshon me shpejtesi e rreziqet jane evidente.prandaj thirrja e vajzes suedeze eshte shume e drejte e duhet mbeshtetur.

  4. FLUTURA says:

    Si studentet e LRI dhe PRD…i drejtoheshin Kryeministrit pa etik, sigurisht te instruktuar nga e zonja e cizmes…

  5. Ek says:

    Ky psikologu psikopat, nese ekziston me te vertete, ta marre diplomen dhe ta fuse ne bythe, madje thelle. Greta nuk eshte as e çmendur as depresive. Ai eshte nje reagim normal i nje njeriu te thjeshte qe shqetesohet per nje çeshtje madhore dhe ndodhet perpara nje publiku masiv. Provoni ju qe keni nxjerre shpaten te dilni permara te tjereve te mbani nje fjalim, qofte edhe idiot, dhe pastaj flisni. Kjo qe po ndodh eshte nje perpjekje perverse per ta larguar vemendjen nga ajo qe eshte thelbesore ne gjithe kete levizje. Besimi te shkenca.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje