Pushteti i gjyqtarit të Apelit/ Ja si gruaja e Gjin Gjonit mori nga shteti për 24 orë licencën për të vijuar ‘pushtimin’ e Rinasit

26 Shtator 2019, 11:07Politika TEMA

Në kulmin e pushimeve verore Dogana e ministria janë vënë në lëvizje në urgjencë, duke hapur rrugë në kohë rekord bashkëshortes së Gjin Gjonit, për të vijuar ‘pushtimin’ e ambienteve Duty free në Aeroportin e Rinasit, kundër vullnetit të koncesionarit, i cili ka një kontratë me shtetin shqiptar.

‘Pengmarrja’ e hapësirave Duty Free në Aeroportin e Rinasit nga Elona Çaushi, jashtë vullnetit të kompanisë koncesionare TIA, përmes kompanisë së saj Albania Duty Free Distribution, konfirmon edhe një herë influencat e bashkëshortit të saj gjyqtar Gjin Gjoni, jo vetëm mbi segmente të drejtësisë që nuk kanë kaluar Vetingun, por edhe mbi degë të qeverisjes. Dy ditë pasi gjyqtarja Mimoza Kajo-Brahimi (7 gusht 2019) vendosi që Albania Duty Free Distribution të vijojë kontrollin mbi dyqanet duty free të Rinasit, edhe pse kishte humbur tenderin te shpallur nga TIA, kompania e Elona Çaushit i është drejtuar me një kërkesë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave (9 gusht 2019), për t’u pajisur me autorizim për vijimin e aktivitetit. Duty Free Shop në fakt lejon shitjen e mallrave në zonën tranzit të aeroportit ndërkombëtarë pa taksa. Për të zhvilluar këtë lloj aktiviteti duhet një licencë nga autoritetet financiare. Për të fituar këtë licencë është e domosdoshme që firma të zotërojë një kontratë me një aeroport. Në rasti konkret, kompanisë së Elona Çaushit i mbaronte kontrata me datë 27 gusht 2019 me TIA, e cila ndërkohë kishte shpallur një tender ndërkombëtare të fituar nga firma amerikane International Cruise Duty Free (ICDF), e mirënjohur në këtë fushë.

Lëvizja tjetër

Pasi kompania e Elona Çaushit ka dorëzuar ditën e premte, në 9 gusht, kërkesën për rinovimin e licencës, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave vë në lëvizje menjëherë Ministrinë e Financave për ‘hallin’ e familjes së Gjin Gjonit. Ndërsa Albania Duty Free Distribution kishte humbur zyrtarisht tenderin e organizuar nga TIA për vijimin e aktivitetit tregtar në Aeroportin e Rinasit, Ministria e Financave i rinovon brenda 24 orëve licencën kompanisë së Elona Çaushit për këtë aktivitet. Sipas dokumenteve, rezulton se Drejtoria e Pergjitheshme e Doganave ka aplikuar për licencën e Duty Free në në datën 15 gusht, pra vetëm 4 ditë pune pas kërkesës së ADFD, ndërsa Ministria e Financave e ka firmosur rinovimin një ditë më pas, pra në 16 gusht. Në kulmin e pushimeve verore këto struktura shtetërore janë vënë në lëvizje në urgjencë, duke hapur rrugë në kohë rekord bashkëshortes së Gjin Gjonit, për të vijuar ‘pushtimin’ e ambienteve duty free në Aeroportin e Rinasit, kundër vullnetit të koncesionarit, i cili ka një kontratë me shtetin shqiptar. Licenca është firmosur nga zëvendësministri Elton Haxhi. Në licencë nuk përcaktohet një afat, por megjithatë rezulton një garanci prej 5.000.000 lekë të reja të vendosur nga kompania e Elona Çaushit për një afat njëvjeçar. Rinovimi i licencës me sa duket është bërë mbi bazën e vendimit të gjyqtares Mimoza Kajo-Brahimi, vendim i cili megjithatë është thjesht një sigurim padie. Si ka mundësi që ministria, pa marrë parasysh këtë detaj tepër të rëndësishëm, ka rinovuar licencën pa afat?

Manovra dhe bllofi

Për të argumentuar se licenca për të administruar zonën “Duty Free” i përkiste Albania Duty Free Distribution edhe për 5 vitet e ardhshme, znj. Elona Çaushi, në një letër drejtuar bordit të TIA-s dhe të nënshkruar nga vetë ajo, në datën 15 Korrik 2019, citoi nenin 248 të rregullores së Doganës dhe vendimin e Këshillit të Ministrave me numër 199/2017, ku thuhej se nëse Ministria e Financës nuk njofton 60 ditë përpara mbarimit të afatit të licencës, licenca rinovohet automatikisht.

Por, sipas dokumenteve, Albania Duty Free Distribution është njoftuar që më datën 22 shkurt për humbjen e tenderit me Tirana Airport. Në fakt përgjegjësia për të komunikuar është komplet ndryshe. Ne bazë të nenit 634, pika 6 e VKM 651 mbajtësi i autorizimit, në këtë rast kompania ADFD e Elona Caushi, “duhet të informojë ministrin përgjegjës për financat dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave për të gjitha faktorët e dalë pas dhënies së autorizimit, që mund të ndikojnë në vazhdimësinë apo përmbajtjen e tij”.

Në këtë rast, ADFD e kishte të detyrueshme të informonte Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave (DPD) për dy ndryshimet thelbësore si: Humbja e tenderit për administrimin e zonës “Duty Free” për të cilën ka edhe licencën dhe mbarimi i kontratës së qerasë me TIA Airport në fund të muajit gusht 2019.

Në qoftë se Elona Çaushi e ka përmbushur këtë detyrim ligjor, atëherë përse Drejtoria e Doganave dhe ministri i Financave nuk e kane njoftuar 60 ditë përpara mbarimit të afatit të licencës, ndërkohë që kontrata e qerasë ju mbaronte zyrtarisht me datë 27 gusht 2019?

Por nga ana tjetër, në qoftë se Elona Çaushi ka preferuar të mos e vë në dijeni DPD-në dhe në këtë rast shkel ligjin me synimin e vetëm që të paktën të ketë këtë licencë, si armën e vetme për të mbajtur ‘peng’ aeroportin, si mund të ankohet kundër ministrisë për ‘mos komunikim’ si shkelje, që në fakt e ka bërë vetë? Dhe përse ministria dhe autoritet përkatëse nuk i bëjnë anulimin e licencës së lëshuar prej tyre?

Letra e TIA

Rinovimi i licencës nga ana e Ministrisë së Financave rezulton të jetë antiligjor, edhe nëse do t’i referohemi letrës zyrtare që TIA i dërgoi në datën 26 Gusht 2019, ministres Anila Denaj, ku kërkoi anulimin e rinovimit të licencës. Sipas kësaj letre, leja është e pavlefshme, për sa kohë rinovimi ka shkelur dispozitat urdhëruese të VKM nr. 651 të datës 10.11.2017, ku parashikohet që për të rinovuar licencën, aplikanti duhet të këtë një kontratë qiraje të vlefshme dhe një planvendosje të dyqanit si edhe vendin e magazinimit. Sipas TIA-s, kontrata e qerasë me ADFD përfundon në datën 27/08/2019, ekzaktësisht 11 ditë pasi ministria aprovoi lejen dhe në momentin e dorëzimit të kërkesës për leje, TIA tashmë kishte lidhur kontratë me ICDF-në.

Gjate shqyrtimit te procesit te rinovimit te autorizimit, a e ka kryer Ministria E Financave verifikimin e permbushjes se kritereve per dhenien e autorizimit sipas percaktimeve te Vendimit te Keshillit te Ministrave nr. 651, datë 10.11.2017 “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 102/2014, “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”, perkatesisht neneve 635 deri ne 638 ?

A mendon Ministria se gjendet ne kushtet e nenin 644 te vendimit te siperpermendur per anullimin e autorizimit duke qene se sipas informacioneve te bera publike autorizimi është dhënë bazuar në informacion të pasaktë ose të paplotë dhe person ndaj të cilit është dhënë vendimi, ishte në dijeni që informacioni i dhënë ishte i pasaktë. Perkatesisht aplikimi eshte bere ne nje kohe kur aplikuesi ishte informuar se kontrata per ambientet ku zhvillonte aktivitetin nuk do te rinovohej pasi i ishte dhene fituesit te tenderit te zhvilluar per kete qellim, kompanise amerikane ICDF ?

Edhe për sa do të vazhdojmë të trembim investitorët e huaj?(Shqiptarja.com)

19 komente në “Pushteti i gjyqtarit të Apelit/ Ja si gruaja e Gjin Gjonit mori nga shteti për 24 orë licencën për të vijuar ‘pushtimin’ e Rinasit”

  1. vlora.vlora says:

    Shtet i korruptuar ,kush edi sa ka paguar putana .Dhe thone pse s ka investitor te huaj ketu ,ku te lene keta grabitqaret pa mare 50% per vete qe nga Gjiknuri e deri te rrobqiri i fundit

  2. Lefteri says:

    Kjo situate do te vazhdoje deri sa te zhduken gjin gjonet nga te gjitha institucionet qe kane zaptuar ku gjenden me shumice nedrejtesi,ne dikasteret qendrore,ne presidence,ne opozite ne tere jeten e perditeshme te ketij vendi!Me nje fjale duhet perseri nje Sali tjeter por n kahun tjeter qe te shpartalloje kete kerpudhe gjigande qe helmon perdite institucionet e ketij vendi!

  3. Lasgushi says:

    Si regull në demokracitë cilësore USA,Gjermani,Kanada Suedi etj.Aktualisht strukturat e ministrive dhe ministrat zv ministrat e financave me ligj e funksion janë “fashistë ” në kuptimin e.plotë.Ata nuk pyesin jo gjyqtarët legenat hajdutë por as kryeministrin e tyre kur vjen puna për mbrojtjen e kapitaleve e financave,pasurive publike të vëndit dhe popullit të tyre.Qëndrimi i tyre.dhe strukturave vartëse garanton atdheun dhe rit mirëqënien e popullit të tyre.Kujtoni ministrat ekselentë të Gjermanisë.atë të Greqisë që e.nxori nga varri bashkë me Ciprasin.Po këtu tek neve ministrat e.zv ministrat e.financave jo veyëm nuk mbrojnë,por janë në krye të bandave kriminale në krye të bandave të hajdutëve të krimit të organizuar.PËRJASHTO KËTU.VETËM.SH K Ë L Q I M C A N I N.Me siguri
    Shikoni firmos gardiani i parave karagjoxi zëvendësministër.Po ky kryeministri që e ka mëndjen tek brekushe.dhe uturakët e.baltës e.”zhgaravinat post moderne”nuk e kupton që nuk e kemi zgjedhur për të na shkatërruar e që vazjdimisht u ka varur mëlcitë në qafë bandës së Gjin Gjonit dhe Elona Çaushit.Sma ha mendja që është bashkëpuntorë ndan paratë e.vjdhura me nevojtore të kategorisë Gjin Gjonit dhe Elona Çaushit.

  4. finally says:

    kur ti behet ventingu ketij mostre ti analizohet bilanci i kompanise se gruas, fitimi i declarar se dhe pasuria e deklaruar nga ky birbo.

  5. Bojkot dyqaneve says:

    Une do beja nje gje shume te thjeshte. Ne vend qe te merresha me gjykatat e korruptuara, do te ndermerrja nje fushate informuese permes posterave, fletushkave, rrjeteve sociale, per t’i informuar te gjithe udhetaret qe kalojne neper aeroport se dyqanet menaxhohen permes aktesh te pastra korrupsioni. Te jeni te bindur qe pas disa muajsh dyqanet do te mbyllen vete, pasi si ne shqiptaret, por vecanerisht te huajt jane shume te ndjeshem ndaj korrupsionit. Bojkot, dhe kaq!

    1. Alban Dega says:

      JO VETEM SHKARKIM ME TUPANA PER KORRUPSION POR EDHE NDJEKJE PENALE PER CILINDO ZYRTAR TE DEGJENERUAR TE FINANCAVE SHQIPTARE PERFSHI DHE MINISTREN !

      Caushit te Xhind Xhonit i duhet anulluar cdo license biznesi ne Shqiperi dhe ndjekur penalisht oer mashtrim dhe falsifikim .

  6. H says:

    Nuk bëhet shtet me malokë.

  7. NjeQytetarOptimist says:

    Lulzim, kur do flasim?!?!

  8. Al says:

    Normal qe jane te kapur e sa vjen e me keq po shkon…kjo Ministria kur do nuk njeh asnje vendim gjykata…ne kte rast automatikisht…si mundet te veprojne si te duan ne zonen e koncensionarit…eshte njesoj sikur dikush te fusi me force ne shtepine tende dike pa deshire…

  9. Qytetari i Thjeshte says:

    “Ka permjere ne dere te xhamise qeni”
    Po i vjen ngordhja. Do perfundoj ne burg se dosjen e ka gati nga FBI.
    Yt rrace e keqe dhe e pangopur.

  10. Adi says:

    Qeveria e Edit sigurisht nuk ka asnje faj. Fajin e ka saliu. I duhen edhe nje 10 vite Edit te marre situaten ne kontroll, dhe pastaj do luftoje Gjin Gjonin

  11. Seferi vajes says:

    Derisa te arrije ajo qe „ëndërron robinsoni, me emrin Popull“, ka marre fund gjithçka. Nuk kuptohet ketu, nese njerzit shohin, apo llogjikojne pak. Sa per te ditur, duan apo jo njerzit e „shpresave te medha“, oligarkia eshte krijuar. Ata do te „marrshojne“ perpara, me pasurine e tyre, te cilen nuk ja u merr me kush. Edhe nese do te vihen nje dite, afersisht gjerat ne vend, do te jene per te te vene „kemben ne nje kepuce, ty o popull“.
    Atyre, edhe sikur te ngrihet edhe nje here Enveri, nuk ja u merr dot. Arsyeja e thjeshte; nuk e degjon me askush.
    Popullit i ngelet vetem nje gje, perveç se te uli koken e te punoje pa bere ze, te beje gati dhe „morine e veglave muzikore“, qe kur ti duhet te sakrifikoje gjakun e vet dhe te femijeve te tyre, ta beje kete „me gezim, me kenge e valle „.
    Kujde, ai i cili nuk i meson si duhet „rregullat e lojes“, ne te ardhmen e peson keq, sepse me „ligjet“ nuk behet shaka.

  12. babale says:

    Akoma nuk e keni futur ne burg kete kriminel , rrasne brènda sa ma shpejt se eshte shume i rrezikshem .

  13. Lani says:

    hahahaha po ke kemi shtet ne o Derrsi. ne jemi lolet e botes per shtet

  14. genti says:

    Gjin Gjonit i kishte mesuar edhe emrin kancelarja Merkel dhe ja permendte Rames kur ky i tregonte qe i kishte plotesuar kriteret per hapjen e negociatave, kurse shqipetareve i justifikohej se skam cte bej po reforma ne dreJtesi do ta rregulloj kete gje…. Po mire mer zoti kryeminister, licencen e dhene per 24 ore ne muajin gusht kush ja dha Gjinit? administraten tatimore besoj e ke ti ne dore…..6 vjet pushtet.

    1. Ciko says:

      Po s’ke kuptuar gje deri me tani or Gent me vjen keq por keshtu do ta ngrysesh jeten, jo per faj te kryeministrit por te tendin!Thone qe do bejne prap torte ata te PD,bohu gati dhe merr ndonje legen te modh se ata me kova i gjeti torta te pa pergatitur!

  15. xhoja says:

    Mos na tregoni si i ka mare, na tregoni si do ja marin. Ka kaq kohe qe flitet e gjinit veq koqet u rritet. Te tan e din si ka ba ligjin ne gjykat te apelit me do tjere e tjera si ka liru vrases e kriminele, nrysh pasuni kishim te tan.

  16. Budallai says:

    Kudo ku ka pislliqe eshte Dora e edi rames

  17. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    @ Bojkot Dyqaneve
    .
    Sikur të ishte kaq e thjeshtë …
    Lepuri fle tjetër kund
    Lona do pare të lehtë
    pa punuar e pa mund.
    .
    Kleçka janë principalët
    që i japin çmim ex-works
    Lona Xhinit i hap shalët
    dhe fryn buzët me botox.
    .
    Si, s’paguan taksa fare
    për kremra, pije apo brek
    Lona bën një mal pare
    infiltron ato në treg!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje