VIDEO/ Ultimatumi i Demit për Lerdën: Nëse nuk fiton derbin, do ta shkarkoj

26 Shtator 2019, 16:57Sport TEMA

Derbi Tirana-Partizani është shansi i fundit për trajnerin e të kuqve, Franco Lerda që të mund të shpëtojë stolin.

Forma e dobët e Partizanit, me 2 humbje, 1 barazim dhe 2 fitore ka bërë që klubi të marrë një vendim në lidhje me të ardhmen e trajnerit.

Ultimatumi u zbulua nga kamerat e A2 në mbedhjen e Federatës Shqiptare të Futbollit, me Presidentin e të kuqve, Gazmend Demi, i cili në bisedë e sipër me dy homologët Pashk Laska të klubit të Laçit dhe administratorin e Flamurtarit, Sinan Idrizi, thekson se do ta shkarkojë trajnerin Lerda në rast humbeje në derbi.

Sikur të mos mjaftonte ecuria negative apo distancana në renditje, derbi këtë herë vjen ndryshe, me presionin që është totalisht në kampin e kuq.

Biseda e plotë:

Demi: Të mos bëjmë teori kot tani.

Idrizi: Do hysh si ky në fushë ore… (duke iu drejtuar presidentit të Laçit)

Demi: Është bërë biseda.

Idrizi: Do hysh si ky në fushë ore…

Demi: Në qoftë se këtë javë rrifemi në derbi, do shkarkohet i pari trajneri.

Idrizi: Se shkarkon ky po hajde, se heq ky kurrë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje