Nga Elton Qyno
Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur biznesmenin Andon Pango që administron kompaninë e ndërtimit “FLEG”, pasi ka mashtruar Alush Allën, duke i marrë këtij të fundit një shumë prej 465 mijë euro. Andon Pango rezulton të jetë djali i xhaxhait të ish-ministrit të Kulturës Ylli Pango. Nga dosja hetimore rezulton se Pango dhe Alush Alla kanë pasur një marrëdhënie kontraktuale mes tyre, ku më pas ka rezultuar se Andon Pango ka mashtruar Allën me një vlerë prej 465 mijë euro. Për këtë mashtrim Alush Alla ka bërë kallëzim penal në Prokurorinë Tiranë në ngarkim të Andon Pango me detyrë administrator i personit juridik shoqëria “Fleg” Sh.p.k.
Gjithashtu është bërë kallzim penal në ngarkim të drejtuesve dhe specialistëve të Drejtorisë së ALUIZN1-t Tirana Rurale, Drejtorit të saj Krenar Canollari, për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim. Nga ana e prokurorisë gjatë hetimeve paraprake të këtij procedimi janë kryer veprimet hetimore si dhe është thirrur dhe i janë marrë deklarime në cilësinë e personit që tregon rrethanat e hetimit Alush Alla, Ka rezultuar se në datën 29 janar 2007, sipas Alla ka blerë një apartament ne katin e pestë të këtij pallati nga kjo firmë me siperfaqe 255m2 dhe me çmim 135.000 euro. Ky pallat ndodhet në Tiranë pranë kopshtit zoologjik.
Në momentin që ka blerë këtë apartament pallati ishte ndërtuar nga kjo firmë vetëm në karabina. Alush Alla deklaron se pas kontratës dhe kalimit të shumës së lekëve nga ana e tij nëpërmjet bankës me marrëveshje me Andon Pango ka bërë vetë ndarjen e apartamentit. Gjithashtu sipas kontratës së datës 29 janar 2007 lidhur mes atij dhe sipërmarrësit shoqëria “Fleg” me administrator dhe ortak i vetëm Andon Pango deklaron se ka blerë dhe një njësi dyqan me sipërfaqe 223m2 tek kjo firmë në një pallat ngjitur me pallatin e parë në shumën prej 330.000 euro.
Më pas ai ka parë se në ballkonin që kishte blerë nga firma ndërtuese “Fleg” kjo firmë kishte ndërtuar një oxhak për pallatin i cili nuk ishte në projektin e pallatit.
Pas kësaj ai ishte interesuar për projektin e pallatit në Komunën “Farkë” dhe kishte mësuar se nuk kishte oxhak në lejen e ndërtimit të pallatit.
I ndodhur në këto rrethana ai kishte shkuar për të prishur oxhakun i cili ishte në ballkonin e apartamentit të tij. Por gjatë verifikimeve ka rezultuar se Andon Pango i ka shitur apartamentin e Alush Alla një personi tjetër të quajtur Naim Çupi me një vlerë prej 120 mijë eurove(Shqiptarja.com)
Elton abuzuesi, po fare lidhje ka Ylli Pango ne keto histori mashtruesish?
çfar hyn Ylli Pango ne kete shkrim ! Apo pse ka kushurinj.
Duket si shkrim per “gjob”,per te kapur ndonje lek.
Mashtrues qe mbrohet nga gjyqtare e prokuror, ky eshte legen burre. Pastron leket e Flamur Kapllanit nepermjet te bijes Ester Pangos tek Hotel Sandy Beach ne Golem
Kot fare.Ç’pune ka Yll mashtrusi tek kjo histori.Gazeta,shume kot fare.
Do tju lutesha te mos u merni me fjale grashe ,sepse e verteta nuk qendron ashtu .Jini sakt ne punen tuaj !
gjyshi i yllit dhe stergjyshi i ketij pangos jane kushurinj te pare.e cpergjegjesi ka ylli?apo qe me nje proces gjyqesor te fitoje nja 100mije euro qynos.
Andoni eshte goxha djal, ka mashtruar gjysmen e banorve dhe tani ka gjetur Flamur Kapllanin qe e mbron neper gjyqe e prokurorira.