Raporti për Enverin: Zv.ministri i Jashtëm, shoku Gen Piao, tha se përdhunimet e kanë dëmtuar autoritetin e PPSH-së dhe popullit shqiptar, por nuk e kanë lëkundur miqësinë, ajo do jetë….

28 Shtator 2019, 18:33Dossier TEMA

(Vijon nga dje)

Nga Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon për herë të parë dokumentat e bujshme arkivore me “dosjen e zezë” të marrdhënieve shqiptaro-kineze të fillimit të viteve ’60-të, ku ambasadori shqiptar Reiz Malile ka informuar rregullisht Komitetin Qendror të PPSH-së dhe personalisht Enver Hoxhën, Hysni Kapon, etj, lidhur me sjelljet imorale e shtazarake të dhjetra ushtarakëve, kursanëtëve dhe specialistëve shqiptarë që ishin në qytete dhe provinca të ndryshme të Kinës, të cilët kryenin akte rrugaçërie duke kapur me forcë e duke përdhunuar vajza kineze, kudo që ato ndodheshin, në ara, fabrika, kanitere ndërtimi, autobuza, mbrëmje vallëzimi etj., etj. Dhe kur pala shqiptare donte që t’i proçedonte ata për gjyq, pala kineze nuk ishte dakort dhe kërkonte që ata “të bënin autokritikë të thellë dhe të edukoheshin nëpërmjet punës….”?!

Pjesa e IV

PJESE NGA PROCES-VERBALI I MBAJTUR NE KINE NGA AMBASADA SHQIPTARE DHE AUTORITETET KINEZE LIDHUR ME PERDHUNIMET…

Këto u shkaktuan këtu në Cun-Cin dhe për këtë neve nënpunësat e Degës së Jashtëme dhe drejtoria e uzinavet mbajmë përgjegjësi të plotë.

Neve i kemi theksuar këto raste në mbledhjet javore të cilët i kemi bërë të rregullta si në uzinën Nr. 2 ku shokët e drejtorisë bashkëpunojnë edhe me shokuan Dautaj për çdo çështje.

Për çështjet e veçanta është biseduar edhe me përgjegjësat, si me Thomajn dhe shokun Sherko gjithashtu dhe për të tjerët. Dautaj i ka kritikuar por edhe shoku Sherko ka bërë një farë pune në këtë drejtim.

Kur erdhi shoku Hado në Cun Cin nuk ishin keqësuar kaq shumë marrdhëniet me gratë dhe për këto nuk u tha. Kur erdhi shoku Puli ne menduam se përgjegjësat e grupeve e dinin dhe do t’i kenë raportuar atij. P.sh. shoku Sherko i di të gjitha këto raste dhe njëherë kërkoj amqinën për të ndjekur disa praktikantë dhe t’i kapte në qytet.

Kur ngjau çështja e B….shoku Dautaj dhe shoku Sherko u shprehën në drekën e shtruar se ky veprim është në dëm të popullit kinez dhe popullit shqiptar. Ne sipas mësimeve të shokut Mao Ce Dun i ndamë mirë çështjet njëra nga tjetra. Ne u shprehëm sipas fjalëve të shokut Mao Ce Dun se nga e keqja del e mira, kështu vepruam por nuk patëm rezultate më mbrapa. Në drekën e shtruar përgjegjësat e grupeve u shprehën se do t’i evdientonin këto raste dhe premtuan se nuk do të ndodhnin më të tilla, të cilat prishin miqësinë tonë.

Për fat të keq edhe më mbrapa u përsëritën këto gabime. Unë mendoj se shoku ambasador dhe shoku Atashe dhe përgjegjësat e grupeve do të na kuptojnë neve drejt. Ne kemi një ide të përbashkët. Ne na prek thellë çdo gabim i shokëve shqiptarë. Veprimet e mësipërme nuk janë të denja, bile disa janë edhe për t’ja paraqitur gjyqit. Kështu miqësia jonë do të forcohet më shumë.

Jam i bindur se shokët shqiptarë që merren direkt me përgatitjen e praktikantëve do të venë akoma më shumë forcat për të kryer akoma me nder. Drejtoria e uzinavet dhe personeli inxhinjero-teknik do të vënë të gjitha forcat për përgatitje sa më të mirë të praktikantëve.

U lutem shok në qoftë se do të keni pikpamje të tjera në lidhje me disa nga këto çështje, mund të na i thoni.

Shoku Nela: Shpreh falenderimet më të thella për punën e bërë nga ana e shokëve kinezë me kursantët tanë, si dhe keqardhejen e thellë për shqetësimet e sjella. Ai tha se aktet e disa kursantëve nuk pajtohen me karakterin e popullit tonë, dhe as me edukatën e Partisë sonë. Ka gabime sërish si ato të vagabondazhit, shkelje të disiplinës dhe të rregullave të fabrikës dhe ndonjë shprehje politike të gabuar, të papajtuar me edukatën që na jep Partija jonë.

Ka edhe gjëra të vogla, sidoqoftë shoku Lin nuk bëri keq që i tha. Do të kishte qenë më mirë për gabimet e bëra të ishte sinjalizuar me kohë. Me qëllim që të shikohej gjëndja në vënd këtu ka ardhur atasheu ushtarak dhe sekretari i parë i ambasadës. Atë ditë ishin me shokët kinez dhe natyrisht ishin të gatshëm që të dëgjonin vërejtjet e tyre si vëllezër të vërtetë. Përgjegjësat e grupeve, në rast se i kanë ditur të gjitha këto kanë bërë gabim që nuk na i kanë thënë. Shoku Reiz theksoj se atë e çudit fakti se gjëra të tila serioze nuk kanë dalë në qëndrat e tjera ku ne kemi studentë dhe kursantë ushtarak.

Lidhur me miqësinë ai tha se miqësija jonë është kalitur kundra armikut të përbashkët, në luftë kundra imperializmit dhe revizionizmit dhe jo një mizë, por asgjë nuk do ta cënojë sadopak atë. Mund të ketë gabime, mungesa, mbeturina mikroborgjeze në individë, por asgjë nuk e prek miqësinë tonë të sinqertë. Partia e Punës së Shqipërisë dhe populli ynë miqësinë me popullin kinez me në krye shokun Mao Ce Dun e ruan si gjënë më të shtrenjtë dhe do ta forcojë atë kurdoherë.

Ne kështu i edukojmë njërzit tanë dhe kështo do t’i edukojmë gjithmonë. Neve do t’i studjojmë materialet e paraqitura nga shoku lin dhe në mbledhjen e ardhëshmne do të japim mendimin tonë.

Nën ministri i Jashtëm, Gen Piao:

Unë kam lexuar materialet e të dy drejtorive dhe të Degës së Jashtëme, unë mendoj se ky material nuk është studiuar mirë. Ka materiale të papërshtatëshme. Por gjithë materiali është mbledhur nga burime të mirëinformuara. Neve do të mbledhim materiale të tjera. Hiqmet L. futi mizën në gjellë dhe ju tha guzhunierëve se ju nuk punoni pastër, disa e panë dhe ky është gjest i keq. Shoku Lin dhe se veprimet

kanë dëmtuar autoritetin e PPSH-së dhe popullit shqiptar, unë them se përt këtë duhet të mendohemi pak, unë mendoj se disa që i kanë parë gjërat mund të mendojnë kështu, por jo të gjithë punëtorët. Edhe unë ju siguroj se këto nuk mund të influencojnë në miqësinë. Miqësia jonë është luftarake dhe do të jetë në shekuj.

Nën / kol. Avdulla Dautaj:

Në emër të praktikantëve të dy kolektivave që specializohen këtu në uzinat tuaja, e ndjej për detyrë që të falenderoj përzëmërsisht të gjithë personelin inxhiniero-teknik të uzinës dhe punëtorët, komitetin e partisë së uzinës dhe drejtoritë e tyre. Njëkohësisht falenderoj komitetin e partisë të qytetit Cun-Cin dhe degën e punëve të Jashtëme për punën e gjithanëshme dhe të pakursyer që kanë dhënë për të specializuar brenda afatit dhe më mirë specialistët e ardhshëm të industrisë së mbrojtjes në vëndin tonë. Vlen të theksohet ndihma e paçmuar e shokëve kinezë të cilët nukj kanë kursyer asgjë për të përgatitur shokët tanë në një nivel më të lartë.

Ne kërkojmë falje për disa raste pakënaqësish që janë shpehur nga ana e praktikantëve dhe që nuk kanë pasur bazë.

Këto raste ne i kemi goditur dhe u kemi dhënë sqarime.

Kjo është pikpamja jonë përsa i përket punës dhe jetesës.

Në fjalën e shokut Li me të drejtë u ngritën disa çështje që kanë të bëjnë me sjelljet e praktikantëve në marrëdhëniet me popullin dhe sidomos me gratë.

Ne jemi dakort që disa praktikantë në këtë drejtim kanë treguar një sjellje të dobët, por mendojmë se këta janë vetëm një pakicë. Ashtu siç u përmënd më lart burimi i këtyre është puna e dobët edukative, e cila nuk ka qenë e mjaftueshme nga ana jonë dhe mungesa e një bashkëpunimi të ngushtë për këtë çështje nga shokët kinezë.

Nga sa tha mbrëmë shoku Lin në lidhje më këto çështje, rezulton se një pjesë e tyre që kanë ndodhur, neve nuk i dimë dhe vetëm mbrëmë i dëgjuam për herë të parë, sado që këto kanë ndodhur para një kohe pak a shumë të gjatë. Nuk ka dyshim se nga praktikanët tanë janë kryer faje të rënda si p.sh. veprimet e kryera nga Pandeli M., Abedin. M., Kozma Sh. etj., etj. Janë pikërisht ashtu siç u thanë në raportin e shokut Li. Veprimet e tyre ne i kemi goditur, duke marrë masa partije dhe duke i kritikuar rëndë para kolektivit dhe dënime të tjera administrative sipas kompetencave tona. Por edhe ne kemi qenë të një mendimi se shokët kinezë për të edukuar njerzit….

(Vijon nesër)

Memorie.al

5 komente në “Raporti për Enverin: Zv.ministri i Jashtëm, shoku Gen Piao, tha se përdhunimet e kanë dëmtuar autoritetin e PPSH-së dhe popullit shqiptar, por nuk e kanë lëkundur miqësinë, ajo do jetë….”

  1. ilir says:

    Problemi eshte se ndryshe i kemi degjuar nga goja e praktikanteve shqiptar keto ngjarje.
    Per ata qe kan punuar ne Plican e Gramsh nuk jan te reja, por jane te treguara ndryshe.

  2. Albann says:

    Kukuuuuu.Paska ikur Kaloci per lesh…Thote “perdhunimet e femrave kosovare nga ushtaret amerikane nuk prishen mardheniet miqesore mes dy vendeve” ,”femrat kosovare nuk benin ze se ushtria amerikane qe mikja e mbrojtesja e tyre” Si mund te jesh kaq pervers?

  3. u dhime duke qesh says:

    Plasi peshku, mashtrimet s’kane fund …

  4. Spartakos Thrakiotis says:

    MIQESI PËR QIME MISRI. Cila grua kineze do të hapte shalët dhe do të mbante gojën mbyllur duke mos kërkuar dënimin e atij që e ka përdhunuar. Mos vallë u a donte oreksi dhe atyre grave dhe vajzave se këto ngjarje janë zhvilluar në vendin me popullatën me të madhe në botë dhe jo në një majë mali që nuk kishte asnjë njeri.

    1. Spartak Thrakasi says:

      Ore kartunariaos, Spartaku nuk kishte asnje lidhje me grekosit! Thrakasit nuk ishin greke dhe Thraka, ashtu si Makedonia dhe Epiri nuk banoheshin atehere dhe nuk banohen as sot me greke, more vesh more katunarios ?
      Spartaku ishte nga fiset ilire te Thrakes, te quajtur maedi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje