Sebastian Kurz fitoi bindshëm zgjedhjet në Austri

29 Shtator 2019, 20:46Bota TEMA

Partia konservatore ÖVP me kandidatin e saj Sebastian Kurz është fituse e zgjedhjeve në Austri. Ish – partneri në koalicion FPÖ ka shënuar rënie serioze.

Partia Popullore e Austrisë (ÖVP), e ish-kancelarit Sebastian Kurz ka fituar bindshëm zgjedhjet parlamenetare në Austri. Sipas rezultateve të para jozyrtare, kjo parti ka fituar rreth 37% të votave që do të thotë rreth 5% më shumë se në zgjedhjet e kaluara. Ndërsa partia e dytë në këto zgjedhje është SPÖ, me rreth 22%, që do të thotë se kjo parti ka shënuar rezultatin më të dobët në historinë e zgjedhjeve parlamentare në Austri. Partia djathtiste FPÖ ka rënë nën 10% të votave, që do të thotë se ka shënuar një rënie prej më shumë se 6%. Ekologjistët kanë fituar më shumë se 14%, që do të thotë një rritje prej 4%. Ndërsa partia liberale Neos ka arritur rreth 7,5% të votave, që është një shtim prej rreth 2,5%.

Negociatat do të zgjasin disa muaj?

Österreich Wien Parlamentswahl Anhänger ÖVP (AFP/APA/G. Hochmuth)
Partia ÖVP ka nevojë për një partner të ri në koalicionin qeverisës. Sebastian Kurz deri tani nuk ka bërë të ditur se në cilin krah politik do të kërkojë partnerin e ri – në krahun e djathtë apo të majtë politik. Ai thotë se do të bisedojë me të gjitha partitë. Vëzhguesit thonë se negociatat për koalicionin e ri mund të zgjasin me muaj të tërë. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare kanë qenë të domosdoshme për shkak të „aferës Ibica“, të ish-liderit të FPÖ Heinz-Christian Strache. Pas publikimit të një video ku ai shihet t’i ketë premtuar oligarkëve rusë favore, nëse ata e ndihmojnë në zgjedhje, Sebastian Kurz ka prishur koalicion me këtë parti. Qeveria e Kurzit ishte në pushtet 18 muaj. Prej majit të këtij Austrinë e drejton një qeveri kalimtare, e drejtuar nga kancelarja Brigitte Bierlein.

Nesër rezultatet

Österreich Nationalratswahl 2019 | Wahlplakat FPÖ, Norbert Hofer (DW/B. Riegert)
Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve mund të ndryshojnë, pasi që të hënën priten edhe votat me postë. Në Këto zgjedhje kanë konkurruar tetë parti. Të drejtën e votës kanë pasur shtetasit e Austrisë mbi moshën 16 vjet. Për parlamentin e ri do të zgjidhen 183 deputetë, ndërsa mandati i tyre zgjatë pesë vjet. Rezultatet përfundimtare do të dihen të hënën.(DW)

4 komente në “Sebastian Kurz fitoi bindshëm zgjedhjet në Austri”

  1. Kuq e zi says:

    Sepse kurtz ka integritet
    Ai hodhi qeverine vetem sepse nje vartes i tij doli me video korrupsioni
    Kurse rama ne vend qe te imitoj austriakun eshte gati te nderroi jo vetem qeverine qe e ka nderruar tre here por te gjithe ps-n apo edhe te gjitthe shqiptaret nqs do kishte mundesi vete per te mos lene karriken
    Te jesh i pergjegjshem nuk mjafton te lexosh nje liber se ceshte demokracia apo te besh nja kater vjet shkolle ne perendim por ajo duhet te jete ne jeten e perditshme dhe ne cdo gjest qe me thene te drejten politika jone nuk e ka

  2. Baliu says:

    Nje nacist “simpatik” dhe i “pa djallezuar”. Kur ne zgjedhjet e vitit 2000 fitoi ai nacisti i vjeter Joerg Heider, krejt Europa i vuri sankcione Austrise, kurse tash qe ekstremizmi i djadhte ka hy ne “mode” nuk ka sankcione, e madje ka edhe urime. Nje trend regresiv ne histori.

  3. O Kuq e Zi! says:

    Çfarë flet ti mor zotëri, je në vete, apo jo? Akoma nuk e ke marrë vesh, që dy politikan kosovar (njëri bashkshort i ministres tonë të arsimit) u rrahën si jo më mirë, për të treguar me vepra sa shumë e duan këtë popull? Është rrahur me një tjetër burri i ministres së arsimit, or baba, merr vesh çfarë domethënë kjo ti apo jo? Po ka austriak që ta bëjë një sakrificë kaq domethënëse për përparimin dhe begatinë e austrisë, sa këto që bëjnë politikanët tanë për të mirën e popullit dhe të vatanit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje