Kush është Besmir Hida dhe si i ka shpëtuar një atentati tjetër: Dy vite më parë i vranë nipin në qendër të Lushnjes

1 Tetor 2019, 09:38Politika TEMA

Një ngjarje e rëndë tronditi Lushnjen këtë mëngjes.

Besmir Hida, 40 vjeç u qëllua për vdekje me breshëri kallashnikovi nga një person i maskuar teksa ishte duke pirë kafe në katin e dytë të një lokali në lagjen “Gafur Muça”.

Hida ishte pronar i një pike grumbullimi mjetesh të përdorura në Lushnje.

Mirëpo, emri i tij nuk është i panjohur për policinë.

Më herët ai i ka shpëtuar një tjetër atentati me eksploziv.

Besmir Hida e kishte parkuar automjetin e tij përballë banesës, ndërkohë që shpërthimi i fuqishëm kishte ndodhur kur pjesëtarët e familjes së tij kanë qenë në gjumë.

Në atë kohë ai deklaroi në polici se nuk kishte probleme me asnjë.

Policia i lidhi dyshimet e saj me profesionin që ka Hida, si pronari i një pike grumbullimi të makinave.

Ndërkohë, Hida njihet po ashtu si daja i Zamir Latifit, i cili u ekzekutua rreth dy vite më parë në qendër të Lushnjes.

Zamit Latifi dhe Jurgen Hoxha u ekzekutuan në qendër të Lushnjes në 11 tetor të vitit të vitit 2017, ndërsa autorët ishin Laert Haxhia dhe Orges Bilbili.

Objektiv i këtij atentati ishte Xhulio Shkurti, që në atë moment nuk ndodhej në vendin e ngjarjes, i njohur ndryshe dhe si nipi i Aldo Bares.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje