Mbi 14 mijë padi pasi u diagnostikuan me tumor: Johnson& Johnson paguan 5 miliardë dollarë dëmshpërblim për produktet kancerogjene

2 Tetor 2019, 12:23Bota TEMA

Kompania Johnson& Johnson ka paguar më shumë se 5 miliardë dollarë për të gjitha paditë e bëra nga përdoruesit e saj.

Këta të fundit, të diagnostikuar me kancer, kanë hedhur Johnson& Johnson në gjyq, pas shumë vitesh përdorim të pudrës së kompanisë, pasi përmbajtja e saj ju ka rezultuar të jetë kancerogjene.

Gjyqi më i fundit u fitua nga 71 vjeçarja Nancy Cabibi, e cila u diagnostikua me kancer dhe hodhi në gjyq Johnson& Johnson, e cila i detyrohet 40.3 milionë dollarë për sëmundjen fatale.

Jonson& Johnson ka marrë më shumë se 14 mijë padi nga përdoruesit e pudrës, me të cilat përballet prej kohësh. DailyMail shkruan se Johnson& Johnson nuk i është përgjigjur kërkesës për të komentuar mbi ngjarjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje